Privatësia

Politika e privatësisë

Asani Group duhet të mbrojë klientët dhe të dhënat e përdoruesve në përputhje me dispozitat e Aktit të Mbrojtjes së të Dhënave zvicerane. Uebfaqja dhe aplikacioni janë në përputhje me këto dispozita ashtu siç nevojitet. Për informacione të mëtejshme, ju lutem lexoni Termet & Kushtet e Pronësisë intelektuale.

Pronësia intelektuale

Të gjitha përmbajtjet e përfshira në uebfaqe ose aplikacione, qoftë grafike, tekstuale, vizuale ose të natyrave të tjera konsiderohen si pronë intelektuale e Asani Grup, përveç nëse një autor deklarohet shprehimisht ndryshe. Çdo përdorim, përpunim, redaktim apo shpërndarje kërkon pëlqimin paraprakt të autorit përkatës.

Privatesia & Kujdesi

Në përgjithësi me shërbimet online që trgojnë vendodhjen tuaj, duhet gjithmonë të veprohet me kujdes kur komunikon me persona online.

  • Ti nuk duhet t’i tregosh fjalëkalimin askujt- as edhe një mikut tënd. Nëse e humb fjalëkalimin ose ia tregon dikujt, të dhënat e tua personale mund të jenë në rrezik. Nëse dikush hyn pa leje në profilin tënd (haker), të lutemi raportoja ekipit tonë nëpërmjet faqes për përshtypje.
  • Gjithmonë bëj kujdes kur jep informacione personale nëse ende nuk e njeh mirë një person. Këtu përfshihet adresa email, të dhënat e messenger, emri i plotë dhe URL. Gjithashtu, kurrë mos jepni të dhëna financiare si p.sh. të dhënat e kartës së kreditit.
  • Të jesh vigjilent/e kur dikush të kërkon të dhënat e tua bankare, numrin e kartës së kreditit ose ndonjë informacion tjetër financiar. MOS i dërgo para askujt. Bëj kujdes kur dikush prezantohet si përfaqësues i kompanisë tonë ose tjetër kompanie dhe kërkon të paguash për një çmim apo shërbim që nuk ofrohet direkt nga uebfaqja e Albanian Friends. Gjithashtu, trego shumë kujdes me persona që thonë se janë në vështirësi të mëdha ose kërkojnë para me premtimin se do t’i kthejnë; ata zakonisht përdorin fotografi të rreme dhe zhduken pasi të kenë marrë paratë.
  • Mos përdor emër përdoruesi provokues apo të dyshimtë- kjo gjë mund të tërheqi personat e gabuar. Ne rekomandojmë përdorimin e emrit tënd pa mbiemër.
  • Nëse has sjellje të papërshtatshme, kliko lidhjen e raportimit për abuzim që lajmëron menjëherë ekipin tonë. Gjithashtu është edhe funksioni i bllokimit të anëtarit për rastet kur nuk ndjehesh mirë ndaj një anëtari apo komunikimi. Mos tolero të j’u abuzojnë apo shqetësojnë- blloko anëtarin në fjalë ose raportoje tek ekipi ynë. Ne dëshirojmë t’i shqyrtojmë këto probleme menjëherë dhe kemi krijuar një sistem menaxhues për monitorimin dhe kontrollimin cilësor të këtij aspekti.