Pse femrat gabojnë kur lënë meshkujt e mirë (dhe përfundojnë vetëm)

A janë lulet dhe dashuria aq të kqija?

Ju e vëreni se po takoni një mashkull të mirë. Por ju nuk jeni të sigurtë nëse ai është mashkulli I duhur per juaj. Ne fakt disi ju iriton entuziasmi i tij ndaj jush.

Një mashkull i cili mendon se ju jeni femra më e mrekullueshme në botë do të ndjehet sikur ka fituar diçka të madhe. Ai do të bëjë shumë për të ju bërë të lumtur, dhe ju do të keni më pak gjasa për të humbur atë. Kjo nuk do të thotë se ai do te jetë gjithmonë pran duke ju ushqyer me bonbon e çokolata. Por do të jeni prioriteti i tij…

Mentalisht, ju mund të mos jeni aty ende. Por, a duhet të qëndroni për të shikuar se si do të përfundoj gjithçka?

Një lidhje të cilën një mashkull fillon me më shumë zell sesa gruaja mund të jetë paralajmëroj shumë mirë për një lidhje të suksesshme dhe të gjatë.

Një vajzë rrëfen historinë e saj:

Njëherë e një kohë, kam takuar një mashkull i cili më ka dërguar një ari lodër në takimin tonë të tretë. Ka qenë i veshur me kostumin e një superheroi, dhe mbi të ka qenë i printuar pseodonim i cili ai ma kishte lënë në takimin tonë të dytë.

A ka qenë kjo shumë, apo shumë herët? Më ka frikësuar pakëz.

Nëse i thoja atij se jam e lirë, ai i linte të gjitha planet në minutën e fundit dhe vinte për të më parë. Ai gjithmonë më ka thirrur dhe më ka shkruar, edhe nëse unë kam pritur me orë (ose ndonjëherë me ditë) ta kontaktoj atë. Unë kam menduar, “Ngadal moj goce”. Unë po ashtu kam qenë në një apo më shumë takime në një mënyrë të i përfundoj gjërat, por në çdo kohë, e kam gjetur vetën duke u kënaqur me pranin e tij pa fund.

Por kohët tona mbaruan. Unë isha beqare që tani, dhe ai ka qenë 100 përqind beqarë.

Pasi më pëlqente ai, unë vendosa të jem e drejtë duke i thënë atij se jemi duke shkuar shumë shpejtë. Unë i kam thënë atij se do të mendoja rreth lidhjes tonë, por ende nuk isha gati të kemi titullin si e dashuria e tij. Kështu jemi dakorduar të jemi të hapur me ndjenjat dhe emocionet tona derisa kemi vazhduar të njohim njëri – tjetrin.

Unë isha e mësuar me meshkujt që luanin lojëra. Por tani, unë isha në një lidhje me një mashkull ku mund të flas për ndjenjat e tij. Më në fund!

Brenda disa muajve, unë isha plotësisht e pushtuar. Unë kam gjetur duke ia dhuruar dashuri atij në një mënyrë të barabartë. Unë po e shpejtësoj në fund të kësaj historisë të dashurisë….ne jemi fejuar në përvjetorin e takimit tonë të parë, dhe tani, ne jemi të martuar dhe shumë të lumtur!

Çfarë po ju mban juve mbrapa? A është diçka që ka të bëjë me atë, apo diçka me ju? Nëse është ai, bisedoni me të – edhe nëse nuk është e rehatshme. Nëse jeni ju, atëherë ju keni nevojë ta ndryshoni sjelljen tuaj.

Si dëshironi të trajtoheni në të vërtetë? Ju me siguri nuk e keni lejuar vetëvetën të ndjeni dashurinë që e meritoni. Nëse ju keni ndjekur ndonjë mashkull mëparë, ju do e dini se për çfarë e kemi fjalën.
Ja ku kemi disa lajme për ju: Mashkulli i lirë është gjithmonë më i mirë sesa ai që nuk është. A jeni dëshpëruar ndonjëherë se ju urreni të luani lojëra, ju keni mbetur në një dramë nga një mashkull i cili vazhdon të ju bën të ja qëlloni?

Përderisa femrat dëshirojnë të lavderohen dhe të ndizen, ato vazhdojnë të bien në dashuri me “djalin e keq”. Është misterioze dhe kënaqësi për to.

Megjithatë ju meritoni më shumë. Ju meritoni dikë i cili ju ka juve prioritet, ju thërret kur ju thotë se do e bën, është knaqësi për të ju njoftojë me shoqërinë e tij dhe familjen dhe me kënaqësi bën planet e së ardhmës me ju.

A keni menduar ndonjëherë se si është të dilni në takim më një mashkull të vështirë për të zënë? Kur ai më në fund vendos të jetë në një lidhje me ju, disa nga këto kualitetet misterioze bëhen kualitete të një të dashurie të keqe.

A dëshironi të jeni me dikë që është i pakapshëm, kundërshtues dhe emocionalisht i shpërlarë? Nuk mendoj ashtu.

Pra para se ta mbyllni derën atij mashkulli i cili ju ndjek me besim dhe me dëshirë për një marrëdhënie të përkushtueshme, konsideroni tiparet e tij kryesore.

Ai do të jetë personi i cili mund të komunikojë ndjenjat e tij pastër. Ai gjithmonë do të ju informojë se në çfarë faqe është. Ai do të jetë personi i cili do të ju vjen me lule në dorë dhe ai do të jetë fansi juaj më i madh.

Nëse ju ende nuk jeni gati të j’a dhuroni mashkullit të mirë një mundësi të vërtetë, dhe ende jeni duke menduar se a duhet të investoni kohë në këtë lidhje – shtrojani vetës këto pyetje më poshtë:

1. A ju pëlqen ta puthëni atë, ose ju neverit pak?
2. Kur ndodh diçka e mirë apo e keqe, a do të mendoni menjëherë të i ndani këto lajme me të?
3. Në raste të rralla kur ai nuk thërret ose nuk ju shkruan, a ndjeheni e mërzitur apo e lehtësuar?
4. A ju bën ai për të qeshur?
5. A do e merrni telefonin tuaj me qëllim të i thoni natën e mirë, por para se të dini, ju të mbeteni duke biseduar me orë të tëra?
6. A jeni të habitur vazhdimisht se sa shumë kënaqësi keni në takimet tuaja?
7. A ndjeheni me fat që e keni atë?
8. Bëni gjëra vetëm që ndjeheni të lehtë me të?
9. A ju sjell të mirën nga vetëvetja juaj? A e doni vetën rreth tij?
10. A jeni të lumtur që e keni atë në duart tuaja?
11. Nëse ai do i përfundonte gjërat nesër, a do të pyesni vetën se çfarë ka mundësi të ketë ndodhur?

Nëse përgjigjja juaj është “po” në këto pyetje, ju duhet të qëndroni me atë dhe të ju jepni mundësi edhe njëherë.

Ne po ashtu ju sugjerojmë të bisedoni në rezervimet tuaja me të. Mënyrë sesi ai i përballon këto biseda të vështira thotë shumë sesi ai do të i përballon konfliktet në lidhjen tuaj në të ardhmën. Këto diskutime po ashtu mund të rrisin emocionet tuaja intime – të ju bënë juve të ndjeheni më shumë të lidhur.

Nëse ju nuk i dhuroni një mundësi të vendosni këmbët tuaja në këtë lidhje të re, si do e dini se çfarë potenciali ka? Do të lulëzoj apo do të bie. Nëse bie, ju do të ndaheni. Dhe ky nuk është fundi i botës.

Këshilla jonë për ju? Kujdesuni nëse e largoni atë shumë shpejtë. Ai mund të jetë “I duhuri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *