Si duhet ta kaloni ditën e Shën Valentinit?

Sigurisht disa nga ju tashmë keni menduar dhe jeni pregatitur të festoni festën e të dashuruarve. Por, dikush nga ju ende nuk ka ide se çfarë dhurate t‘i dhuroj të dashurit apo të dashures , ose më keq nuk e keni ide se si ta festoni? Pa merak, ne ju kemi shtjelluar disa ide të mrekullueshme se si ta festoni ose çfarë t’i dhuroni të dashurit apo të dashures.

Për disa, festa e Shën Valentinit është një mundësi për të ua kujtuar të dashurëve tuaj se sa shumë rëndësi kanë ata për ju.

Përderisa nuk është i vendosur ndonjë protokol se si ta festoni festën e dashurëve varet nga ju se sa dëshironi ta bëni këtë ditë të veçant. (edhe nëse nuk jeni të dhënë pas Shën Valentinit, duhet të jeni mirënjohës që nuk jetoni në Kore sepse atje data e 14 e çdo muaji është festa e të dashurëve).

Nëse jeni i dhënë pas traditës dhe nuk ndjeheni në qejf të bëni ndonjë gjë kreative, ju gjithmonë mund të bëni gjëra që janë të favorizuara si p.sh.: kartolina, lulet, bizhuteri, ëmbëlsira, parfume, korniza me fotografi të ndryshme etj.

Nëse ju refuzoni të jeni në komericalizëm të festës, ju mund të mos ta festoni dhe të luteni se të dashurit tuaj janë dakord me ju ose të rrezikoni se ata nuk janë dakord dhe të pranojnë ndjenjën se janë të lënë mbrapa dhe të harruar, ose të jeni kreativ dhe me mendje të mprehtë: organizoni një darkë me qirinjë, bëni vetë një kartolinë, mblidh lule të freskta, krijoni vetë ndonjë aromë për atë me përzirerjen e vajrave, gatuani ndonjë gjë të ëmbël (biskota, ëmbëlsira, etj).

Nëse ju nuk e keni dikë të veçant në jetën tuaj, mos u merakoseni, ju ende mund të festoni. Dashuria është për tu dhuruar. Ju mund të dhuroni ndonjë lule ose ndonjë gjë të ëmbël personave të zemrës në jetën tuaj, për të u kujtuar se të veçant janë ata për ju, në këtë mënyrë bëni ata të mendojnë se ju nuk i harroni asnjëherë.

Comments are closed.