Në këtë histori të shkurtër dashurie, një aktore komedie takon shpirtin e saj binjak kur po udhëtonte në Montana (Amerikë) me një shfaqje.

Në vitin 1983, po udhtoja me një kompani të vogël teatrale duke bërë shfaqje të tipit – estradë në qendrat dhe lokalet e qytetit – çdokund ku mund të fitonim 25$ secili, plus mjaftueshëm para për të paguar karburantet në mënyrë që të arrijmë në qytetin tjetër.

Gjatë kohës kur po kalonim nëpër Bozeman, një borë e madhe na ngadalësoj udhëtimin tonë. Pas përfundimit të shfaqjes, në zhveshtore po përqafoja pallton time, duke thënë “Sikur të isha një njeri i pasur” pjesë nga shfaqja. Ishte një shfaqje e bukur.

Pasi dëgjova zhurmën e një dere të madhe metali pashë dy burra që po shkundin borën nga çizmet e tyre. “..por unë vetëm po them, do të kishte qenë mirë të shohim pak teatër serioz,”, tha njëri prej tyre. “Çehov, Ibsen, gjithçka përveç këtij llumi muzikal komik.”

“Më falni?”, U përgjigja unë e nervozuar.” Çdokush që mendon se komedia nuk është art, duket sikur nuk ka lexuar mjaftueshëm nga Shekspiri, apo jo? Kështu u tregova atyre se unë isha një “llum profesionist” dhe shkova t’u mbaja ligjërata për neoklasikët Francez. U duk sikur një frymëmarrje e ngrirë në ajër. U ndjeva si një rryp sytjenash i humbur kur njëri nga ta mbështjelli sytë e tij dhe u largua.

Ariu qëndroj aty për një moment, me një buzëqeshje të lehtë në sytë e tij kafe. Pastaj, ai vendosi duart e tij rreth meje duke më pëshpëritur në vesh, “Të dua”.

Mora një frymëmarrje të thellë dhe i thashë: “Kujdes. Kam sprej me piper”. Ai tha “në rregull”, me një buzëqeshje baritoni. “Të dalim për të ecur. Do të jetë mirë.”

U shokova. Skepticizmi dhe dyshimet po përshkonin mendjen time. “Të ecësh në një natë të ngrirë dhe vonë, vetëm me një të panjohur, nuk ishte asgjë e mirë,” i thash. Kështu për të filluar bisedën e pyeta, pyetjen time të zakonshme që më nxjerrë nga situatat: “Çfarë po lexon këto kohë”? Ariu kishte një përgjigje: “Chesapeake. A e ke lexuar? Unë ia mohova me kokë dhe i tregova që sidoqoftë më pëlqen autori James Michener. Dhe biseda që filloi nga librat vazhdoi deri tek teatri, politika dhe historitë tona personale.

Dielli doli, ariu po mbante dorën time brenda xhepit të palltos së tij derisa po ecnim në qetësi me tu kthyer në parkingun ku duhej të takohesha me grupën time. Para se të më puthte, më pyeti nëse isha gati. Nuk kam ide për çka, por gati ishte ajo që ndjeja. “Shpresoj që do të kesh një jetë të mrekullueshme”, i thash.  “Edhe ti gjithashtu”, u përgjigj ai.

Më vonë kur dola në skenë dhe po bëja pjesën me këmbët, dëgjova buzëqeshjen prej baritoni të ariut që ndodhej diku në mes të turmës në sallë. Nuk u brengosëm të pyesnim njëri tjetrin si erdhëm këtu apo ku donim të shkonim.

Nuk mund të shpjegoj idenë e dashurisë në shikim të parë, por mbase ka momente kur Zoti dhe fati apo disa sense komike humori rrotullojnë sytë në zemrat e dy njerëzve dhe thonë, “Oh, jeni për të qarë me zë”.

U martova me ariun disa muaj më vonë në kasollen e tij të vogël në malet Bridger. Ne nuk ishim të përjashtuar nga çfarëdo pune e rëndë që kërkon një martesë e gjatë, por për të mirë apo të keq, në sëmundje dhe shëndet, ai moment i pa matur marrëzie ka zgjatur 30 vite.

Ne qeshim. Ne lexojmë. Unë laj enët; Ai gatuan bukën. Çdo mëngjes, plotësojmë fjalëkryqin ditor. Vajza jonë, Jerusha dhe djali Malachi Blackstone (që mban emrin e stërgjyshit të Gerit dhe një ishulli në gjirin Chesapeak) na thonë që jemi agonisht të çmendur.

Ne i dëgjojmë çdo ditë këto fjalime të ashpra të tyre dhe vetëm buzëqeshim.

 

Storie huazuar nga http://www.rd.com/true-stories/love/the-stranger-who-changed-my-life-short-love-story/

Joni Rodgers është gjithashtu autore e librit autobiografik që është edhe best-seller, “Tullac në tokën e flokëve të gjatë”.

23. October 2015
njeriu ne turme

I panjohuri që ndryshoj jetën time: Një histori e shkurtër dashurie

Në këtë histori të shkurtër dashurie, një aktore komedie takon shpirtin e saj binjak kur po udhëtonte në Montana (Amerikë) me një shfaqje. Në vitin 1983, […]