Dyçani ikonik i Notting Hill ka një koleksion mbresëlënës dhe linjën e tij të çizmeve, për të mos e përmendur që ndodhet në rrugën unike dhe më kreative të Londrës perëndimore, Rruga Portobello.
Phonica e Sohos është një nga dyçanet më të njohura të Londrës për inçizime, e famshme për koleksionin e saj të inçizimeve të muzikës house dhe asaj elektronike. Meqenëse katalogu i tyre përfshinë muzikë moderne, Phonica gjithashtu ëshë nikoqire e një nga dy Voice-O-Graph-eve më historike në botë. Kabina e renovuar e regjistrimeve lejon konsumatorët për të regjistruar një mesazh direkt, ashtu siç vegla popullore dikur e bëri për familjet, miqtë dhe dashamirët në vitet e 40-ta.
David Bowie, Oasis, Carly Simon, Pink Floyd, the Clash e shumë të tjerë kanë përfshirë pamje të ndryshme të qytetit të Londrës në ballinat e albumeve të tyre përgjatë viteve. Eksplorojeni qytetin dhe shihni mbrapaskenat e regjistrimeve tuaja të preferuara duke e ndjekur shtegun e ballinave ikonike të albumeve të Londrës.
Rruga Brook e Mayfair është nikoqir i një thesari të historisë së muzikës. Një vizitë në shtëpinë muze të Handel-it do ju rikthejë në shekullin 18 për të zbuluar jetën e kompozitorit të famshëm, dhe si një bonus i shtuar, ju do të merrni një shije të vogël të rock n rollit pasiqë Jimi Hendrix ka jetuar në derën matanë disa shekuj pas vdekjes së Handel-it.
Ky lokal i rehatshëm i vendosur pak jashtë nga rruga e Oksfordit, është streha e preferuar për muzikantët dhe dashamirët e muzikës blues, dhe vendi perfekt për t’i shkundur pak flokët… apo vetëm të kënaqeni me shfaqjet spontane të artistëve dhe muzikantëve të tillë të njohur, dhe kurrë nuk e dini se kur do të takoheni më Shfaqjen e Radhës.
Fansat e Beatles-ave në Londër duhet definitivisht të udhtojnë për të parë Rrugën ikonë Abbey para se të nisen në një udhëtim obligativ për në Liverpool. Këndi i rrugës pa dyshim nuk duket dhe aq shumë, por fansat kanë bërë pelegrinazhe ndër vite atje, duke e lënë dashurinë e tyre prapa në trotuare dhe ndërtesat me tulla përreth vendkalimeve dhe kjo është padyshim një vlerë që duhet të vizitohet patjetër.
Source: http://www.buzzfeed.com/chelseypippin/17-places-all-music-lovers-should-go-in-london#.quo7J45mw