beqare

Dëgjoni vajza! E dimë se ndonjëherë ju kanë lënduar disa kritika por është koha t’i rregulloni këto gabime që ju kanë dëmtuar jetën tuaj të sentimentale. Askush nuk është i përkryer kur bëhet fjalë për takime. Por nuk do të thotë se ju nuk po përpiqeni të përmirësoheni.

Derisa të mendoheni se pse ju nuk keni të dashur, shikoni vetën përpara pasqyrës dhe rregulloni problemet që ju i keni sa i përket dashurisë. Në këtë artikull kemi shtjelluar 3 shprehi pse ju ende jeni beqarë:

Flisni shumë

Le të jemi serioz. Femrat në përgjithësi flasin shumë. Dy femra mund të ulen në një tavolinë për një orë dhe të flasin njëzet mijë fjalë për këpucët e tyre të preferuara.

Meshkujt? Jo shumë. Për derisa ju pëlqen të dëgjoni femrat që bisedojnë, dhe në tërësi, mundohuni të jeni dëgjues të mirë është një linjë kur ju keni një bisedë të bukur edhe një bisedë deri në pikën kur ju e teproni. Meshkujt dëshirojnë të jenë pjesë të bisedës kur jeni në takim, jo vetëm shikues. Pra, ju duhet t’i dhuroni atij kohë dhe hapsirë për të kontribuar në bised.

Kur vini shumë fortë dhe shumë shpejtë.

Disa meshkuj e adhurojnë iden për të gjetur femrën ideale e cila do të kalojnë jetën e tyre bashkë. Sa më shumë që meshkujve ju pëlqen ideja e ndjekjes, dashuria e vërtetë e tejkalon këtë nocion për disa persona, pavarësisht se çfarë meshkujt do të ju bëjnë të besoni me veprimet e tyre.

Problemi me femra është se ato fillojn të obsesohen dhe të ju bëjnë presion që në fillim. Meshkujt dëshirojnë të ndjejnë njoftimin me një femër pa ndonjë presion të martesës apo fëmijëve brenda muajve të njoftimit. Është e vështirë për disa meshkuj të heqin dorë nga takimi me femra të tjetra. Presion vetëm do i bëj që gjërat më të vështira.

Dhuroni lidhjes tuaj kohë të zgjerohet në mënyrë natyrale, përndryshe kështu mund të humbni edhe një mashkull të përkryer.

Dashuria nuk është prioriteti juaj ashtu siç duhet të jetë

Le të jemi të drejtë, të keni një të dashur ndonjëherë do të ju bëj të ndjeheni sikur të keni një punë sekondare. Të keni ndonjë lidhje do të thotë të kaloni shumë kohë jashtë sesa që ju e preferoni, të dilni më shpesh gjatë javës dhe e gjitha të ndani shumë kohë të lirë me personin e ri në jetën tuaj.

Problemi është se shumë njerëz dështojnë prioritizimin, dështojnë të kuptojnë se orari duhet të ndryshoj. Kur dikush i rëndësishëm vjen në jetën tuaj, nuk është më koha kur puna dhe shoqëria ka qenë gjithçka . Të jeni serioz në lidhje do të thotë të jeni serioz në prioritizimin e gjërave të rëndësishme në jetën tuaj. Pra caktoni prioritetin tuaj shoqëria dhe kariera, apo një jetë e lumtur me personin që keni zgjedhur.

26. January 2016
3 Shprehi pse ju ende jeni beqarë

3 Shprehi pse ju ende jeni beqarë

Dëgjoni vajza! E dimë se ndonjëherë ju kanë lënduar disa kritika por është koha t’i rregulloni këto gabime që ju kanë dëmtuar jetën tuaj të sentimentale. […]
23. November 2015
takimet

Takimet si beqare vs Takimet si nënë e vetme

E mbaj mend kur mendoja me vete se sa vështirë ishte të dilja në takime për herën e parë pasiqë isha ndarë nga lidhja ime afatgjatë […]
9. November 2015
Rregullat kane ndryshuar

8 Rregullat Moderne për Daljet që Çdo Beqar/Beqare Duhet t’i Dijë (Dhe Ndjekë!)

Rregulla të reja për beqarët e sotëm modern Lajme të këqija arinjë, beqare: Match.com publikoj rezultatet e një ankete që tregon që rregullat dhe shprehitë kanë […]