biseda online

Arti i Humorit: Udhëzues flirtimi për burra dhe gra (Pjesa 2)

Lexoni më poshtë për gabimin kryesor që shumica e njerëzve e bëjnë kur janë duke flirtuar me dikë si online ashtu edhe në përditshmëri.

Drejtë, pra shumica e bisedave rrjedhin naturshëm ndërmjet teje dhe partnerit me të cilin je lidhur online. Të dy rrënqethen dhe marrin kohë të flasin me radhë. Kualiteti gjithmonë rrjedhë nga të dyja anët. Por kur je duke takuar dikë si online apo offline, mund të jesh pak nervoz dhe të keni dyshime se çfarë duhet të thoni. Ky është momenti kur e bëni gabimin më të madh gjatë flirtimit – bëni pyetje që ta mbani bisedën në lëvizje.

“Të intervistohesh” nga dikush nuk është një përvojë e mirë kur ka të bëjë me lidhjet. Kjo nuk e bën jetën argëtuese dhe nuk sjellë buzëqeshje në botën tuaj. Duke bërë non-stop pyetje, nuk kuptoni asgjë interesante. Në vend të kësaj, biseda do të duket jo-natyrale – më shumë si një intervistë për punë. Mendja e partnerit tuaj do të nget përpara për një lidhje me ju në të ardhmen, ku biseda do të jetë e mërzitshme gjithashtu.

Këto dy biseda online janë shembuj të mirë se si do të shkojë biseda me një partner online:

Burri: A të pëlqen të jetosh në Prishtinë?

Gruaja: Po, më pëlqen. Kam jetuar këtu gjithë jetën time.

Burri: A ke shumë familjarë këtu?

Gruaja: Kam prindërit dhe kushërinjë që jetojnë këtu gjithashtu.

Burri: Mirë. Si është jeta atje?

Gruaja: Është mirë.  Shkoj në shkollë dhe punoj.

Burri: Tingëllon mirë. Çka studion në shkollë?

Gruaja: Studioj psikologji.

Burri: A punon?

Kjo bisedë është e rëndë për tu lexuar. Burri nuk po I jep asaj asnjë vlerë në këtë bisedë apo t’a bëjë jetën e saj më argëtuese duke I folur. Ai ështe shumë I tërhequr nga ajo dhe po provon ta mbajë bisedën në lëvizje. Mund t’a ndjeni se si ajo po fillon të mërzitet.

Gratë e duan një burrë që mund të ndjehen rehatshëm kur flasin me të – dikush që ka përvoja për të ndarë me të dhe dikush që e bënë atë të buzëqeshë.

Kështuqë, këshilla për sot është kjo: Nëse mund ta anashkaloni, kurrë, mos bëni dy pyetje radhazi. Gjithmonë përgjigjuni me një qëndrim apo histori të shkurtër. Tregoni diçka që vlenë para se ta bëni pyetjen tjetër. Mund të jetë një mënyrë shpërblimi për të flirtuar me partnerin tuaj online.

Burri: A të pëlqen të jetosh në Prishtinë?

Gruaja: Po, më pëlqen. Kam jetuar këtu gjithë jetën time.

Burri: Sa mirë. Me siguri e njeh qytetin shumë mirë. Kam jetuar në Tiranë për disa vite, por gjithmonë e shtyej veten për të gjetur gjëra të reja. Javën e kaluar miët e mi dhe unë e gjetëm një lokal të ri që mbanë viski shumë të mira, një nga të preferuarat e mia.

Gruaja: Shumë mirë.

Burri: Çfarë gjëra të reja ke bërë në qytet kohëve të fundit?

Gruaja: Ishim në një testim vere me shoqërinë time. Kemi pirë shumë.

Burri: Vërtetë? Ma mer mendja se je e kualifikuar për të qenë eksperti im personal I verës. Nëse punësohesh, do të veshësh një përparëse dhe do më ofrosh nga një verë çdo ditë për ta shijuar, me këshillë. Fillon që nga nesër. Shpresoj që je mjaft e çlodhur.

Gruaja: LOL. Nuk jam eksperte. Mbase nuk do ti doje rekomandimet e mia.

Burri: Jam një punëdhënës strikt. Do të pushohesh për çfarëdo gabimi, kështuqë sjelle lojën tënde të klasit A. Çfarë lloji të verës preferoni, të kuqe apo të bardhë?

Kjo bisedë është shumë më e rrjedhshme dhe argëtuese, pjesërisht për arsye se burri po kontribuon në bisedë, gjë që e vendosë gruan në një pozitë rehatie. Ajo mëson disa gjëra për të shumë shpejtë: Ai është shoqëror, I pëlqen të eksplorojë atraksione të reja në një qytet, atij I pëlqen vera dhe nuk është nervos apo I mërzitshëm për tu tallur.

Kjo kërkon pak praktikë, veçanarisht kur jeni nervoz sepse po bisedoni me dikë që sapo e keni takuar! Por bisedimi live në Albanian Friends është perfekt për këtë lloj praktike. Vetëm mbani mend rregullin – asnjëherë mos pyesni pyetjen e radhës derisa nuk I keni shtuar pak vlerë bisedës. Filloni bashkëbisedimin në një ritëm natyral dhe atraktiv gjë që e ndihmonë lidhjen të përparojë.

 

 

4. November 2015
Udhëzues flirtimi online për burra dhe gra (Pjesa 2)

Arti i Humorit: Udhëzues flirtimi online për burra dhe gra (Pjesa 2)

Arti i Humorit: Udhëzues flirtimi për burra dhe gra (Pjesa 2) Lexoni më poshtë për gabimin kryesor që shumica e njerëzve e bëjnë kur janë duke […]
2. November 2015
udhezues flirtimi

Arti i Humorit: Udhëzues flirtimi për burra dhe gra (Pjesa 1)

Arti i Humorit: Udhëzues flirtimi për burra dhe gra (Pjesa 1) Ekziston gjithmonë pyetja shumë me rëndësi se çfarë duhet të flasim me një person që […]