Bob Marley

Ne ju kemi shtjelluar disa thënie të bukura nga Bob Marley të cilat kan të bëjnë me dashuri.

“Ajo nuk është perfekte por as ju nuk jeni, dhe ju të dy mund të mos jeni kurrë perfektë së bashku, por nëse ajo mund të të bëjë të qeshësh, të mendosh dy herë dhe të pranosh se je njeri e bën gabime, shtrëngoje dhe jepi gjithçka mundesh. Ajo mund të mos mendojë për ty çdo sekondë të ditës, por do të të japë një pjesë të saj, që e di se mund t’ia thyesh – zemrën e saj. Kështu që, mos e lëndo, mos e ndrysho, mos e analizo dhe mos prit më shumë nga çka ajo mund të të japë. Buzëqesh kur të bën të lumtur, bëja të ditur kur të ngre nervat dhe puthe kur nuk është aty.”

“Vetëm njëherë në jetën tuaj, do të gjeni dikë i cili ju bën të lumtur dhe mund të ndryshoj botën tuaj. Ju do i thoni atij gjëra që nuk i keni ndarë me dikë tjetër dhe ai do të dëgjojë deri në fund dhe do të ketë dëshirë të dëgjojnë edhe më shumë. Ju i ndani shpresat për të ardhmën, ëndërrat të cilat asnjëherë nuk do të realizohen, qëllimet të cilat nuk janë arritur dhe shumë dëshpërime që jeta ka vendosur përpara. Kur një gjë e mrekullueshme ndodh, ju mezi prisni të ja thuani për atij, duke e ditur se edhe ai do e ndajnë kënaqësin me ju. Ai nuk ka të problem të qaj me ju kur ju jeni të lënduar ose të qeshë me ty kur ju bëni gjëra të çmendura. Ai asnjëherë nuk do të lëndojnë ndjenjat e tuaja ose të ju bëjë të ndjeheni që nuk jeni e mjaftueshme, por ai do të ju ndërtoj juve dhe do ju tregoj gjëra për ju që ju bëjnë të ndjeheni e veçant dhe e bukur. Nuk do të ketë presion, xhelozi apo gara por vetëm një qetësi kur ai është rreth juve.
Ju mund të jeni vetëvetja dhe jo të brengoseni se çfarë mendon ai për ju sepse ai do të ju dashuroj për atë që ju jeni. Kujtime të fëmijërisë do të ju rikthehen dhe do të jenë të kjarta dhe të gjalla. Ngjyrat do të jenë edhe më të shëndritshme dhe të shkëlqyeshme. Qeshja do të jetë pjesë e përditshme e jetës tuaj ku para se të ishe gjallë nuk ekzistonte fare. Një telefonatë ose dy gjatë ditës do të ndihmojnë të kaloni ditën e gjatë të punës gjithmonë me buzëqeshje në fytyrën tuaj. Prezenca e tij, nuk ka nevojë për biseda të vazhdueshme, por gjeni se ju jeni mjaftë e kënaqur, vetëm duke e pasur atë afër. Gjëra të cilat nuk ju kanë interesuar mëherët do të jenë të shkëlqyeshme kur ju e dini se ato janë të rëndësishëm për atë person i cili është i rëndësishëm për ju. Ju mendoni për këtë person në çdo rast dhe në çdo gjë që bëni. Gjëra të thjeshta do të vijnë në mendje si p.sh. qielli i kaltërt i qeltë, një erë e lehtë ose një stuhi re në horizont. Ju e hapni zemrën tuaj duke e ditur se do të ketë rastë se një ditë do të thehet dhe duke e hapur zemrën tuaj ju do të përjetoni ndjenja dashurie dhe kënaqësie, gjëra të cilën nuk e kishit ëndërruar asnjëherë. Ju do e kuptoni se të jeni të ndjeshëm është e vetmja rrugë për të lejuar zemrën tuaj të ketë kënaqësinë e cila është e vërtetë. Ju e gjeni fuqinë duke e ditur se e keni një shok të vërtetë dhe një mundësi edhe fatin e jetës i cili do të mbetet besnik deri në fund. Jeta është shumë ndryshe, emocionuese dhe vlefshme. Shpresa juaj e vetme dhe siguria është të njohësh atë si pjesë të jetës tuaj.”

“Një dashuri, një zemër, një fat.”

“Nëse ajo është e shkëlqyeshme, ajo nuk do të jetë e lehtë. Nëse ajo është e lehtë, ajo nuk do të jetë e shkëlqyeshme. Nëse ajo nuk është e rëndësishme, ju nuk do të dorzoheni. Nëse dorzoheni, ju nuk do të jeni të rëndësishëm…. E vërteta është se të gjithë do të të lëndojnë; ju duhet vetëm të gjeni atë e cila është aq e rëndësishme për të sakrifikuar.”

“Era e cila do të na merr atë të cilën e duam, është ajo e njejta e cilat do të na sjellin neve diçka për të dashuruar. Prandaj nuk duhet të qajmë për gjërat të cilat kan ikur, sepse ajo që na përket neve me të vërtetë nuk largohet asnjëherë.”

“Ju thuani se e doni shiun, por ju e përdorni një çadër për të ecur përfundi saj. Ju thuani se e doni diellin, por ju kërkoni shtrehim kur shkëlqen. Ju thoni se e doni erën, por kur vjen ju i mbyllni dritaret. Prandaj friksohem kur më thua se më do.”

“Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm”

“Frikacaku më i madh i një njeriut është që të zgjojë dashurinë e një gruaje, pa qëllim për të dashur atë.”

“Kurrë nuk do të ketë dashuri në të gjitha.”

“Ajo nuk mund të jetë njëra ndër vajzat më të njohura ose më e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë….ç’rëndësi ka tjetër?”

“Një dashuri, një zemër”

“Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.”

“Me të vërtetë besoj se vetëm njëherë në jetë ju do të gjeni dikë e cila do të rrotullojë tërë botën përreth jush.”

“Dashuro fortë kur ka dashuri për të pasur. Sepse djem perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një djalë i cili do të jetë perfekt për ju.”

“Bukuria e dashurisë. Dashuria e bukurisë.”

16. February 2016
Thënie më të bukura për dashuri të thëna nga Bob Marley

Thënie më të bukura për dashuri të thëna nga Bob Marley

Ne ju kemi shtjelluar disa thënie të bukura nga Bob Marley të cilat kan të bëjnë me dashuri. “Ajo nuk është perfekte por as ju nuk […]