Buzëqeshja

Buzëqeshja mund të jetë çelësi që ju të siguroni një vend në zemrën e partnerit tuaj.

Studimet kanë identifikuar një lidhje në mes dashurisë dhe buzëqeshjes, duke treguar se sa më shumë që një femër qesh nga shakatë e një mashkulli, aq më tepër do të jenë tërheqëse pranë tyre.

Po ashtu ata kanë zbuluar se më shumë që dy njerëz qeshin së bashku, aq më tepër do të krijojnë një lidhje romantike.

Studiuesit në fillim kishin qëllimin të eksploronin lidhjen në mes humorit dhe inteligjencës,  kur ata zbuluan më shumë  se priten për romancën.

Studiuesi Jeffery Hall ka thënë:

“Ideja se humori është një sinjal i inteligjencës nuk ju jep kredi në humorin e duhur…. Nëse ju takoni dikë me të cilin mund të qeshni, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj në të ardhmën do të jetë më e kënaqshme dhe e mbushur me lumturi.”

Tri eksperimente

Studiuesit kanë vendosur tri eksperimente për të shikuar se si meshkujt dhe femrat do të reagojnë me shakat e njëri – tjetrit.

Esperimenti i parë ka filluar me përdoruesit e Facebook-ut. Është zbuluar se njerëzit që bëjnë postime qesharake ata do të jenë më të dalluar dhe ata persona të cilët i lexojnë këto postime do të priren për të vërejtur këtë.

Eksperimenti i dytë ka rezultuar se si njerëzit e përdorin humorin kur ata filtrojn dhe se extrovertet janë të prirur për të bërë më shumë shaka. Gjithashtu kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë shqisat e ngjashme të humorit dhe mënyrën e ngjashme që të bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur.

Studimi i tretë ka sjellë së bashku dy studentë beqarë për të biseduar, dhe ju kanë kërkuar që t’i plotësojnë disa pyetje. Meshkujt të cilët kanë bërë që femrat të qeshin me shakatë e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë më tërheqës për partnerët e mundshëm.

Pra, meshkujt të cilët kërkojnë një partner për të kaluar jetën sëbashku mund të jenë të këshilluar të heqin dorë nga qetësia dhe në vend të saj të punojnë në zgjuarsin e tyre. Të gjeturit e një partneri të cilit i pëlqen sensi juaj i humorit mund të jetë njëra ndër arritjet më të mëdha që marrëdhënia juaj në të ardhmën të mbushet me lumturi.

5. February 2016
Buzëqeshja

A është buzëqeshja çelësi i zemrës së partnerit tuaj?

Buzëqeshja mund të jetë çelësi që ju të siguroni një vend në zemrën e partnerit tuaj. Studimet kanë identifikuar një lidhje në mes dashurisë dhe buzëqeshjes, duke […]