çajrat

Kur është fjala për detoksim, është shumë e rëndësishme të detoksoni edhe mendjen edhe trupin tuaj. Detoksimi i mendjes mund të arrihet nëpërmjet meditimit, jogas apo ushtrimeve të tjera mendore dhe të frymëmarrjes që j’u bëjnë të ndiheni të qetsuar dhe të freskuar. Në anën tjetër, çajrat detoksike janë të njohura për përfitimet shëndetësore në trupin tuaj dhe ju duhet të provoni së paku njërin nga çajrat më poshtë:

 

Çaji i Gjelbër

Nuk mund të keni një dietë të mirë detoksike pa konsumuar çaj të gjelbër. Çaji i gjelbër bënë mrekulli në trupin tuaj sepse është i paketuar me antioksidantë të cilët trupi juaj i përdorë për të luftuar toksinat dhe sëmundjet. Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës, gjithashtu edhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, Tipin II të diabetit, Alcaimerin dhe sëmundjen e Parkinsonit. Ky është çaji më i popullarizuar, është shumë i lehtë për t’u gjetur në supermarketet lokale dhe definitivisht as pak i shtrenjtë për ta inkorporuar në dietën tuaj ditore.

Çaji i gjelber

 

Çaji Carangth Qumshti

Një çaj i mirë i bërë nga carangthi i thatë i qumshtit është gjithë çfarë keni nevojë që mëlçia juaj të funksionojë në rregull. Mëlçia është një nga organet vitale të njeriut, dhe nëse mëlçia jonë nuk funksionon si duhet, do të ndikojë në organet tjera kështu duke krijuar efektin domino. Çaji nga carangthi i qumshtit ka përfitime për tretjen kështu që ju jo vetëm që do t’i ndihmoni mëlçisë t’i filtrojë toksinat jashtë, por gjithashtu ndihmon në të gjithë sistemin të largojë mbeturinat nga trupi juaj.

Çaji Carangth Qumshti

 

Çaji Neem

Kjo barishte mjekësore interesante është më shpesh e gjetur në Indi dhe në Azinë Juglindore. Çaji Neem është i mirë për të luftuar shumë sëmundje, kështu që kurdo që ndjeheni paksa të sëmurë, vloni ujë dhe përgaditni pak çaj neem për veten tuaj. Sikurse çaji nga carangthi i qumshtit, çaji neem është gjithashtu i mirë për mëlçinë, por gjithashtu përmbanë vitamina siç është vitamina C që është shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Çaji neem

 

Çaji nga Tërfili i Kuq

Shumica e çajrave janë pije shumë të mira detoksike, sikurse edhe çaji i tërfilit të kuq që ka nivele të larta anti-oksidantësh. Ata janë të nevojshëm për të luftuar radikalet e lira që gjenden në ushqimin tonë të përditshëm, duke na ndihmuar të mos sëmuremi lehtë. 

Çaji nga Terfili i Kuq

 

Çaji Trifala

Po kërkoni një çaj të mirë për lëvizje më të mirë të zorrëve? Trifala është barishtja që j’u duhet. Çaji trifala është i mrekullueshëm për trajtimin e kapsllëkut dhe ju do të duhej ta përfshini këtë çaj në programin tuaj për detoksim.

Çaji Trifala

 

Çaji Turmerik (Shafrani i Indisë)

Më shumë se sa vetëm një melmesë për ushqimet tuaja dhe sallatat, turmeriku është gjithashtu i mahnitshëm kur përzihet më ujë të vluar për të bërë çaj turmeriku. Largon toksinat që gjenden në mëlçinë tuaj duke rritur prodhimin e biliareve dhe garanton se mëlçia juaj është duke funksionuar në mënyrë të rregulltë dhe nuk është e tej-stresuar.

Çaji Turmerik

 

Çaji nga Doku i Verdhë

Çaji nga doku i verdhë detokson mëlqinë tuaj dhe është një trajtues i mirë për njerëzit me kapsllëk. Nëse e konsumoni rregullisht këtë çaj çdo ditë, ju shpejt do të zbuloni se shumë simptoma që i kishit do fillojnë të zhduken ngadalë. Çaji nga doku i verdhë është i mirë për të përmirësuar tretjen, pastrimin e sistemit tuaj të tretjes dhe njëkohësisht ka shije shumë të mirë.

Çaji nga Doku i Verdhë

 

Çaj Hudhre

Çaji i hudhrës mbase nuk tingëllon më i miri, por përfitimet shëndetësore të tij tingëllojnë. Çaji i hudhrës përmbanë sulfur i cili është i nevojshëm në procesin e detoksimit. Në vendet si Meksika dhe Spanja, çaji i hudhrës shërbehet rregullisht për të trajtuar kollën dhe sëmundjet e tjera që lidhen me të ftohtin pasiqë vepron si Decongestant (Bari që përdoret për largimin e kongjestionit të hundës në pjesën e epërme të traktit respirativ).

Çaj Hudhre

 

Çaj nga Piperi i Kuq

Edhe pse përfitimet shëndetësore të këtij çaji nuk dihen saktësisht ende, më shumë e më shumë njerëz janë duke e përqafuar atë dhe duke e bërë pjesë të dietës së tyre. Çaji nga piperi i kuq jo vetëm që ndihmon në detoksimin dhe pastrimin e trupit tuaj, gjithashtu është një sasi e energjisë dhe ndihmon të rrini të freskuar. Për të zvogëluar shijen djegëse, provoni t’i shtoni një fetë limoni me pak mjaltë!

Çaj nga Piperi i Kuq

 

Çaj Silantro

Ky çaj mund të jetë i njohur për shefat e kuzhinave sepse të shtosh silantro në çfarëdo pjate, i jep një aromë të fortë por të shijshme. Tani, ju gjithashtu mund t’a përgaditni një çaj detoksues nga ai. Çaji silantro po rritet në popullaritet dhe pa dyshim ka disa përfitime që do të j’a vlenë t’a pini. Është i mirë për të gjithë sistemin e tretjes sepse ndihmon në procesimin më të mirë të ushqimit, në këtë mënyrë ndihmon me çfarëdo problemi që mund të keni me mos-tretje. Pak më larg se sistemi i tretjes, gjithashtu ndihmon në largimin efektiv të mbeturinave nga trupi juaj.

Çaj Silantro

 

 

 

10. November 2015
Çaji

10 Çajrat e Mrekullueshëm Detoksikë

Kur është fjala për detoksim, është shumë e rëndësishme të detoksoni edhe mendjen edhe trupin tuaj. Detoksimi i mendjes mund të arrihet nëpërmjet meditimit, jogas apo […]