Çifti

Noah, karakteri kryesor i filmit “The Notebook,” ka shkruar çdo ditë letra dashurie për të fituar dashurin nga Allie, por në jetën reale burri i New Jersey e ka tejkaluar karakterin e dashur të Ryan Gosling.

Banori nga Toms River, Bill Bresnan, 74 vjeqar i ka shkruar çdo ditë letër dashurie gruas të tij Kirsten Bresnan gjithashtu 74 vjeqare, për afër 40 vite dhe ka më shumë se 10,000 nga ato duke i mbushur 25 kuti të mëdha kartoni në shtëpin e tyre.

Ai ende vazhdon t’i shkruaj edhe në ditët e sotme.

“Të gjitha letrat janë të nënshkruara “‘Të dua, e dashura ime’ dhe një shenjë e infinitit,” rrëfen Bresnan për ABS News. “Ato janë sikur një ditar dashurie. Për shembull, unë mund të zgjedh një ditë të vitit 1982, dhe të filloj me restaurantin ku kemi ngrënë ose ndonjë film të cilën e kemi shikuar dhe reagimin e saj.”

dashuria

Shprehjet e dashurisë kanë filluar si shënime të shkruara në faculeta dhe në pjesë të vogla të letrës që ai ja dhuroi gruas së tij mbi kafe ndërsa janë bashkuar shkurtimisht pasi janë njoftuar, tha Bresnan. Ata janë takuar kur ai kishte qenë duke i dhënë mësim në një klasë për lincensimin e nxënësve në industrin e sigurisë.

“Ajo ishte një grua e bukur e Evropës Veriore e cila më goditi mua sikur një rrufe,” tha ai.

Lidhja e tyra ka lulëzuar. Ata kanë pasur një martesë të thjeshtë në qytet dhe jetojnë të lumtur që nga ajo ditë.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur përleshje afër 40 vite martesë”, tha Bresnan. “Ne kishim mundur të kemi mos marrëveshje në diçka, por ne gjithmonë kemi biseduar përpara se te grindemi.”

kartolina dashurie

Bresnan asnjëherë nuk ka harruar të i dhuroj një letër Kirstenit, tha ai. Edhe nëse ishin largë njëri – tjetrit, ai ka siguruar që t’i dërgoj kartolina ose të shënoj letra paraprakisht.

“Frika ime më e madhe tani në moshën që jam është të harroj – por për fat të mirë që ende jam i mprehtë”, tha ai.

Një nga të preferuarat e tij prej 10,000 plus ishin një seri prej 50 kartave, një për secilin nga 50 ditë para ditëlindjes së saj të 50-të, tha ai.

“Çelsi i çdo lidhje është se partnerët duhet të punojnë drejt saj çdo ditë”, tha Bresnan. “Dhe mos të shkoni në shtrat nervoz. Bisedoni për gjithçka. Gjithçka duhet të rregullohet para puthjes për natën e mirë.”

cifti

Çifti ende vazhdonë të mbajë romancën të gjallë me gjëra të vogla që i bëjnë bashkë në rutinën e përditshme, duke luajtur ‘Boggle’ para mëngjesit apo duke ngrënë darkë me qirinjë dhe verë.

Bresnan po ashtu bëhet i madhë njëherë në kohë.

“Ne njëherë e kemi përsëritur filmin e Katherine Hepburn ‘Summertime'” tha Bresnan. “E kam marr Kirsten në Itali. Ne kemi lëndruar përgjatë Mesdheut, kemi shkuar në Venice me tren, kemi shëtitur në qytet, kemi ngrënë pica në San Marco Piazza dhe kemi bërë gjithçka së sikur në film.”

Ai gjithashtu i dha asaj një unazë të shoqërisë kur ai pa një herioglif gjatë shëtitjes në Egjipt e cila ka qenë një shikim i faraonit për dashurin e djalit të tij.

dashuria

Pas gjithë atyre momenteve të bukura, si çdo kush në jetë çifti ka përjetuar edhe rrufe së bashku, tregon ai.

“Kur doktori më tha se kam tumor para disa vite, Kirsten ka qenë aty afër duke ma mbajtur dorën,” tha Bresnan. “Nuk ka qenë, ‘Ti ke tumor’, “por ka qenë, ‘Ne kemi tumor’. Dhe unë e kam bërë të njëjtën gjë kur ajo e kishte tumorin pas disa viteve më vonë.”

Bresnan shpreson se dashuria e tyre të inspiroj çiftet e rea, të cilët janë më shumë të dashuruar më lodrat e tyre, tha ai.

“Unë shohë të rinjë në restaurant të ulur përballë njëri – tjetrit dhe i kanë sytë në ekranet e telefonave por nuk flasin dhe nuk e shikojnë njëri – tjetrin.” Tha Bresnan.

“Unë dua që ata të kënaqen me kohën që e kan me njëri – tjetrin dhe te çmojnë atë.”

Edhe pse Bresnan ja ka dhuruar gruas së tij shumë kartolina për Ditën e Shën Valentinit para takimit, ai tha se ata prap do të bëjnë diçka të thjesht për të festuar.

“Ne ndoshta do të shkojme për një darkë të bukur, me një shishe speciale verë dhe një copëz cokolatë,” tha Bresnan. “Ne kemi kaluar dëshirat për bizhuteri dhe gjëra të shtrenjta. Neve na mjafton vetem të jemi bashkë për të qenë të lumtur “

10. February 2016
letra dashurie

Burri nga New Jersey i shkruan gruas së tij letra dashurie çdo ditë për afër 40 vite

Noah, karakteri kryesor i filmit “The Notebook,” ka shkruar çdo ditë letra dashurie për të fituar dashurin nga Allie, por në jetën reale burri i New […]
11. November 2015
Çifti nxjerr fotografi që të ndalin frymën17

Çifti i sapo martuar nxjerrë fotografi udhëtimesh që të ndalin frymën

Aventurat e çiftit finlandez-norvegjez Samuel dhe Hildegunn nisën kur ata u takuan në një dasmë në Hawaii. Çifti festuan fejesën e tyre në Paris, u martuan në […]