Faqet e njoftimeve

Pse takimet online janë një ide e mirë?

Uluni përpara kompjuterit, futuni në faqen e Takimet Online dhe fillon duke iu dërguar e-mail disa vajzave …..pa ndonjë frikë të “refuzimit”.

Dhe pastaj ato të kthejnë përgjigje, njoftoheni më shumë, ndërtoni një lidhje në mënyrë shoqërore, në mënyrë të ngadaltë dhe pastaj më në fund dilni në takim…

Megjithatë shumë vajza dhe djem kanë pasiguritë e tyre dhe mendojnë se takimet online janë vetëm për ata që janë të çmendur ose budalla të shëmtuar.

Takimet Online kanë bërë një rritje shumë të shpejtë! Nuk ka asnjë dyshim për këtë, gjithë kjo ka filluar me zhvillimin e rrjeteve sociale në vitin 2004. Ueb faqet sikur Myspace, Bebo, Twitter, Ninged, Orkut, Friendster, Instagram dhe sigurisht që edhe ndër rrjetet sociale më të mëdha Facebook ka luajtur një rol të madh në këtë zhvillim.

Falë gjithë këtyre rrjeteve sociale që njerëzit tani kanë filluar të zbulojnë një rrugë më të thjeshtë për të mbajtur në lidhje me familje dhe shoqëri, poashtu takimet online janë më të lehta dhe ju marrin më pak kohë për të njoftuar me vajza. Dy arsyet më të mëdha pse njerëzit i shfrytëzojnë faqet e rrjeteve sociale të cilat janë për biznes dhe poashtu edhe për mundësi të takimit online. Tani konsiderohet gjë “normale” për ti thuani dikujt që keni njoftuar: “Do t’a bëj add në Facebook”  ose “Më dërgo kërkesë shoqërie ne Facebook “ në mënyrë që të jemi në kontakt.

Mësoni më shumë – Si t’i bëni përshtypje një vajze në Chat.

Imagjinoni të njoftoni një të panjohur dhe të ia kërkoni numrin e telefonit, do të krijonit një situatë shumë të çuditshme. Kështuqë, është mënyrë më e lehtë t’i thuani “Më dergo ftesë në Facebook” dhe sigurisht nuk do të keni një përgjigje negative.

Është prapë për t’i falëminderuar këto faqe, sepse njoftimet online janë tani më të përdorura dhe më të pranuara. Ne personalisht njohim  persona që kanë njoftuar partnerët e tyre online, dhe këta persona nuk konsiderohen njerëz të dëshpëruar apo çfarëdo lloj përshkrimi që njerëzit njëfarë kohe i kanë bërë para se të kyqeshin në ueb faqe të takimeve online.

Takimet Online më parë janë konsideruar si të ishin vetëm për ata të cilët janë beqarë në moshën 40  vjeçarë qe i kanë përdorur këto platforma si një zgjidhje të fundit për të përfunduar ditët e tyre dhe sidomos netët e tyre të vetmisë.

Këtu janë disa statistika të interesante:

  • Për herë të parë në vitin 2010, tre Uebfaqe më të njohura kanë pasur një numër të barabartë të femrave sikur meshkujt.
  • Revistat e Takimeve Online kanë deklaruar se më shumë se 120,000 martesa në vit janë si rezultat të takimeve online.
  • Revistat e Takimeve Online kanë deklaruar se më shumë se 20 milion njerëz kanë vizituar më pakë se njëherë në muaj faqe të takimeve online.
  • Në 2009, 17% të çifteve të martuar janë njoftuar online.
  • 1 deri në 5 kanë pasur një lidhje online.
  • 1 deri në 5 që janë në një lidhje serioze kanë njoftuar partnerin e tyre online.

Pra këto statistika tregojnë së njoftimet online nuk janë temë tabu. Më në fund kemi filluar të jemi të pajtimit se takimet online janë shumë më shumë se sa një mënyrë e thjeshtë për të njoftuar dikë. Edhe pse tani shumë njerëz nuk e marrin seriozisht dhe nuk ju besojnë. Mijëra meshkuj i takojnë partnerët e tyre online çdo ditë. Por ka edhe disa të MIRA dhe disa të KËQIJA që do t’i diskutojmë më poshtë:

#TË MIRAT

Kurseni kohë – ti ke një zgjidhje për të njoftuar shumë vajza në një kohë të shkurtër.

Kërkoni persona target – ti ke një zgjidhje të zgjedhësh një vajzë më dëshirën tënde dhe ti mund t’a „largosh“ njerëzit që ti definitivisht nuk je i interesuar, duke u bazuar në informacionet e tyre që janë online.

Njoftoheni në një kohë të shkurtër – thuhet se njerëzit hapin sekretet e tyre më shumë online sesa drejt-përdrejtë pra ju ke një zgjidhje shumë të mirë për të njohur partnerin tuaj në një kohë të shkurtër.

Pa stres –  ju nuk e njihni atë live pra nuk ka nevojë të stresoheni.

Refuzimi nuk ndikon keq në ju – se sikur të ndodhte në mënyrë të drejtë-përdrejtë.

Të sigurtë në një mënyrë – ti nuk ke nevojë të thuash emrin tënd të vërtetë, adresën apo ndonjë infromacion personal pa u siguruar mirë.

#TË KËQIJAT

Jo të siguruar në një mënyrë tjetër – ju nuk e dini se kush është në të vërtetë mbrapa profilit të tij: fatëkeqësisht ende ka njerëz të çuditshëm online të cilët bëhen sikur janë dikush tjetër vetëm që të për shaka apo më keqë.

Pak e pakëndshme – ju humbni një kënaqësi në jetën tënde si p.sh. të dalësh, takimet, biseda, prekje etj.

Pa mbështetje morale – ka mundësi të madhe se familja dhe shoqëria juaj nuk do të jenë të pajtimit apo të kuptojnë kur ti je në lidhje me një person online.

Probleme nëse lidhja është në distancë – ju mund të keni probleme nëse partnerit juaj jeton largë juve: përfundimisht njëri nga ju të dy duhet të lëviz që të funksionojë.

Bëhuni i varur– ju mund të humbni kohë të gjatë para kompjuterit duke mos bërë asgjë tjetër por duke kërkuar një person ideal online.

 

Por a duhet të shfrytëzoni faqet e takimeve online apo jo?

 

 

30. December 2015
njoftime online

Pse duhet t’i shfrytëzoni faqet për Takimet Online?

Pse takimet online janë një ide e mirë? Uluni përpara kompjuterit, futuni në faqen e Takimet Online dhe fillon duke iu dërguar e-mail disa vajzave …..pa ndonjë frikë […]