fëmijët

Nuk është gjithmonë lehtë të inkurajoni fëmijët tuaj të hanë një dietë të balancuar. Ne kemi sjellur 10 këshilla që të zhvilloni shprehi të shëndetshme për fëmijët tuaj në një moshë të re.

  1. Hani mëngjes

Ngrënia e mëngjesit, edhe nëse është vetëm një banane dhe një gotë qumshtë, i jep shtysë trupit dhe e ndihmon ta mbajë energjinë gjatë ditës.

Nëse mund t’i mësoni fëmijët tuaj ta marrin shprehinë e ngrënit të një mëngjesi të mirë në një moshë të re, kjo shprehi do të qëndrojë me ta edhe kur të rriten.

2. Zgjedhni sasi të shëndetshme të ushqimeve

Është lehtë të gjeni çipsa apo biskota kur ju dhe fëmijët tuaj doni të grimconi diçka, por këto ushqime tentojnë të kenë vlera të ulëta ushqyese dhe vlera të larta në kalori.

Në vend të kësaj, tentoni të mbani filxhanët tuaj me ushqime të shëndetshmë siç janë frutat, kokoshkat, arra pa kripë dhe jogurt jo-të ëmbël.

  1. Pini ujë

Bëjeni ujin pijen e zgjedhur në kohë të ushqimit, dhe mbani lëngjet dhe pijet e ëmbla si trajtime të rastit.

Përderisa lëngjet e frutave kanë vlera ushqyese dhe i japin një shtytje të energjisë për trupa aktiv dhe që rriten, fëmijët duhet të zgjedhin ujin si pijen e tyre të parë kur janë të etur, e jo pijet e ëmbla me sheqer.

  1. Të rrisni vetë gjërat

Të rrisni perime dhe barishte në shtëpi është një mënyrë e mirë për t’i mësuar fëmijët prej nga vjen ushqimi dhe t’i inkurajoni ata të hanë një dietë më të larmishme.

Ata do të jenë të prirur të marrin një pjesë brokoli apo karrote nëse vetë kanë ndihmuar t’i mbjellin dhe marrin ato. Nëse nuk keni një kopsht, një kuti xhami mund të jetë po aq efektive.

  1. Hani sëbashku

A është tunduese të hani darkë para televizionit, të uleni poshtë tavolinës për drekë, dhe të kapni ushqime me nxitim.

Nëse mund t’i inkurajoni fëmijët tuaj të hanë ushqimet rregullisht me ju në tavolinë, jo vetëm i redukton ushqimet e shpejta, gjithashtu u mëson atye aftësi të vlefshme sociale.

  1. Argëtohuni në kuzhinë

Fëmijët janë më të prirur të bëhen ngrënës aventurier nëse dijnë si të gatuajnë. Bëjeni argëtuese duke u dhënë atyre pajisje dhe duke i lënë të j’u ndihmojnë rregullisht me detyra të vogla në kuzhinë. Duke u rritur dhe duke u bërë më besnikë, lërini të gatuajnë darkën një herë në javë.

Nëse mendimi i fëmijëve në kuzhinë tingëllon si një receptë për një tragjedi, përse të mos i përfshini në klasë gatimi gjatë pushimeve të tyre të shkollës.

  1. Ngadalësojeni

Të hani ngadalë është shumë e mirë për kontrollin e peshës në çfarëdo moshe. Është një mënyrë fantastike për t’u treguar fëmijëve që i merr rreth 20 minuta që mesazhi se stomaku juaj është i mbushur t’i shkojë trurit.

Edhe pse shumë duam që fëmijët tanë t’a përfundojnë ushqimin e tyrë në minutë, sesa për orë të tëra, është më e rëndësishme që ata të mësohen të hanë ngadalë dhe ta përtypin ushqimin e tyre në mënyrë të duhur.

  1. Jini kreativ

Të gjitha ngjyrat kumbuese në fruta dhe perime vijnë nga kemikalet natyrale të bimëve që kanë efekte të shëndetshëm në trupat tanë.

Ngjyra të ndryshme kanë efekte të ndryshme, ose prisni perimet në forma interesante që t’i bëni të duken më argëtuese dhe më tërheqëse.

  1. Mësoni kur të ndaloni

Edhe pse fëmijët janë të lindur me aftësinë që të ndalojnë së ngrëni kur janë të ngopur, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për prindërit të gjykojnë nëse fëmijët e tyre kanë ngrënë ushqimet e duhura dhe sasi të mjaftueshme prej tyre.

T’i mësoni fëmijët tuaj të dëgjojnë stomakun e tyre dhe t’a pyesin veten rreth sasisë dhe kualitetit, sikur psh “A është stomaku im plotë?” apo “A do të sëmurem nëse ha disa biskota më shumë?”, kjo do u japë atyre mundësinë të zhvillojnë aftësinë e ndjenjës së ngopshmërisë.

  1. Mos u dorëzoni

Hulumtimi ynë ka treguar se shumica e foshnjeve dhe fëmijëve, kanë nevojë të provojnë diçka të re shtatë deri në dhjetë herë para se t’a pëlqejnë atë. Kështuqë mos u frikësoni t’i njohtoni fëmijët tuaj me më shumë shije të reja ekzotike.

Një taktikë e mirë që fëmijët tuaj të hanë llojllojshmëri ushqimesh është t’u thoni atyre që, të shijojnë gjëra të reja është një shenjë që ata po rriten. Apo merrini me vete në dyqan dhe lejoni të zgjedhin një ushqim të ri, të shëndetshëm për ta shërbyer në shtëpi me diçka tjetër që atyre tashmë ju pëlqen.

 

20. November 2015
këshilla të ushqyerit shëndetshëm

10 Këshilla për të ushqyer shëndetshëm fëmijën tuaj

Nuk është gjithmonë lehtë të inkurajoni fëmijët tuaj të hanë një dietë të balancuar. Ne kemi sjellur 10 këshilla që të zhvilloni shprehi të shëndetshme për […]
19. November 2015
kujdesesha 6

U pajtova të kujdesesha për fëmijët e shoqes time për një ditë, me një kusht: Të sillja një fotoaparat.

Nuk kam ide se çfarë po bëj. Kisha një peshk para një kohe. Mendoj që ky është kualifikimi i nevojshëm që të kujdesesha për fëmijë. Shoqja […]