festave

Kur jashtë është ftohtë dhe ju qëndroni në shtëpi të shikoni ndonjë film me siguri nuk do ju pëlqente të jeni vetëm?!

Moti po bëhet i ftohtë, gjethet po bien, vjen koha e pushimit dimëror dhe ju bëheni gati për sezonin përpara.

Sipas disa studimeve gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit kur njerëzit beqar janë në kërkim të gjejnë dikë përkohësisht ata shpesh përfundojnë në një lidhje serioze. Të qëndroni diku për sezonin e festave vetëm nuk është ndjenjë e mirë – askujt nuk do i pëlqente të ulet pranë zjarrit, të pinte kafe të nxehtë dhe të shikojë një film në Netflix vetëm.

Sipas Lori Salkin, këshillues i lidhjeve  “presioni është aq e madhe për personat beqarë”, kur të kenë arritur apo kaluar 20 vjetë dhe të gjithë rreth tyre janë në lidhje, të fejuar apo martuar.

Për një person beqarë gjithçka gjatë sezonit të festave është më e mirë kur ka një partner.

Por kini kujdes, sigurohuni që personi që dëshironi të lidheni gjatë këtyre muajve mund të tejkaloj edhe distancën nëse lidhja zgjatë më shumë.

Mos vendosni të dilni me dikë që është vetëm duke u përpjekur  të përfitoj nga ju vetëm sa për t’u argëtuar pak dhe pastaj të zhduket.

Pra, si mund të jeni të sigurtë që të gjeni dikë të denjë për lidhje?

1. Bëni një listë

Merrni pak kohë për të bërë një listë të tipareve që ju dëshironi t’i ketë partneri juaj ideal. Sigurohuni që kur shkruani këtë listë, të përfshini vlerat që ju dëshironi t’i ndani. Pas të gjithave është sezonit i festave dhe nuk e dini se ku do të shkoj lidhja juaj. Prandaj mendohuni dhe sigurohuni të dini se çfarë konsideroni vlera të negociueshme dhe çfarë jo-të-negociueshme.

2. Person pozitivë.

Sigurohuni që ju të gjeni dikë që është pozitivë dhe optimistë dhe mund të ua shëndërroj ato ditë të errëta, të mërzitshme dhe të gjata të dimrit në një kënaqësi shumë më të madhe. Qëndroni larg nga njerzit nuk ju bëjnë të ndiheni mirë.

3. Person social

Sigurohuni që  ai / ajo ndihet rehat të takoj persona të rinj dhe është gati për parti. Kështuqë kur fillojnë festat ju mund t’a sjellni atë dhe ndiheni rehat të argëtoheni në mesin e të tjerve.

4. Mendoni mirë se çfarë doni

Një partner i mirë  është ai që mendon dhe bënë plane përpara, në vend së vetëm të ftojë tjetrin për fundjavë e ardhshme pa e ditur se çfarë ndodhë me pas thotë Dr Jane Greer ekspert i lidhjeve në Nju Jork. Një planifikues tregon shenja të përkushtimit gjë që është një tregues i mirë për një lidhje afatgjatë.

Së fundi, sigurohuni që të mos dilni me dikë vetëm sepse kjo është ajo që të gjithë e bëjnë gjatë kohës së festave dhe pushimeve. Mendoni për vetën dhe partnerin potencial sepse kjo gjë varet edhe nga personaliteti juaj. Lidhjet sezonale janë të shpejta dhe të furishme për njerëzit me qëllime për lidhje të gjatë , kështuqë merrni gjërat shtruar!

Pra mendoni mirë çfarë personi doni dhe kontrolloni listën tuaj dy herë –  argëtohuni dhe kaloni kohë të bukur në sezonin fesitv!

 

 

22. December 2015
festave . dashuria

Si të filloni një lidhje në kohën e festave?!

Kur jashtë është ftohtë dhe ju qëndroni në shtëpi të shikoni ndonjë film me siguri nuk do ju pëlqente të jeni vetëm?! Moti po bëhet i ftohtë, gjethet po […]