Festuar

Keni dëshirë të festoni Vitin e Ri diku jashtë vendit por nuk keni ide se ku? Ne kemi renditur disa qytete të cilat duken vërtet bukur dhe që do të kënaqeni me muzikë, fishekzjarrë, pije, vallëzime dhe traditat e tyre të festes së ndrrimit të moteve.

New York

Ndoshta New York-u nuk është për të gjithë vendi ideal për të festuar Vitin e Ri por nuk mund ta mohojmë se në natën e Vitit të Ri në New York ka një atmosferë që qytetet e tjera ia kanë lakmi. Vendi më i njohur, sigurisht që është Times Square ku njerëzit mblidhen për të shikuar këngëtarë të njohur dhe presin topin të bie. Nëse keni dëshirë që të mos jeni në një grup të madh njerëzish, rezervoni vend në ndonjë bar ose restaurant që ka pamje të bukur të Times Squares.  Po ashtu keni mundësi të konsideroni edhe të shëtisni me anije të New York Harbour, e cila ofron një pamje të bukura të fishekzjarrëve që shfaqen në ishullin e Statujës së Lirisë.

nyc

Rio De Janiero

Rio është vend shumë i njohur për Karnivala, po edhe për festën e Vitit të Ri është e dyta. Copacabana Beach organizon festën më të madhe në natën e Vitit të Ri në të cilin mblidhen më shumë se dy million njerëz që e festojnë. Zakonisht njerëzit në këtë natë vishen me të bardhë (sepse besojnë që kjo ngjyrë ju sjell fat) dhe hedhin lule në det sikur një dhuratë për Yemanjá, e njohur si mbretëresha e detit. Kjo festë po ashtu festohet me koncerte në pjesën e parë të detit dhe performanca vallëzimi,  fishekzjarrë me ngjyra të ndryshme që hidhen në mesnatë e cila edhe e përmbyll ngjarjen.

rio

Sydney

Sydney është i famshëm për festat e Vitit të Ri për dy gjëra: e para, përshkak lokacionit që e ka është qyteti i parë të cilin ora e kalon mesnatën: dhe e dyta, Sydney hedh fishekzjarrë më të mëdha në botë, në fillim në ora 9:00 të mbrëmjes dhe pastaj në mesnatë tek Ura e Sydney Harbour dhe Shtëpia e Operës në Sydney , pamje të cilat janë mbreslënëse. Më shumë se një million njerëz iu bashkohen festës e cila mbahet pranë ujit, në të cilin shfaqen pamje mahnitse në ujë dhe ajër.

sydeny

London

Londonezët po ashtu janë shume aktiv në festën e Vitit të Ri. Më shumë se 250,000 njerëz mblidhen për të shikuar pamjet e hedhjes së fishekzjarrëve dhjetë minutshe në London Eye dhe në Shtëpin e Parlamentit. Por festa nuk mbaron aty, vazhdojn shumë ahengje. Në rrugët e qendrës së Londrës ju mund të shihni parada të ndryshme, bende të njohura, vallëtarët të veshur me kostume dhe kuajt e Mbretëreshës etj.

lodon

Hong Kong

Hong Kongu është njëri ndër qytetet me ndriqimin në ajër më dramatik në botë me një pamje fishekzjarresh që për çdo vit bëhet edhe më mbresëlënëse: Përfundimi është vërtet fantastik: një kulçedër e madhe piroteknik që vallëzon mbi qiellë. Ngjarjet fillojnë në qendrën tregtare të Hong Kongut, Times Square. Victoria Harbour është qendër me aktivitete të mëdha me festa të ndryshme, poashtu edhe Avenue of Stars në Tsim Tsa Shui ka një pamje të mrekullueshme të fishekzjarrëve.

honkong

Berlin

Kryeqyteti i Gjermanis ka një reputacion të madh për organizim të festave pra mund ta imagjinoni se si festohet Viti i Ri (është e njohur si “Silvester”) atje. Qendra për të festuar është “Party Mile”  një hapsirë dy kilometra e gjatë  me bare, lokale për ushqim, filma, tenda për festa, salla muzikore dhe më shumë në mes të Brandenburg Gate dhe Victory Column. Pas fishekzjarrëve në mesnatë, njerëzit pastaj shkojnë në salla të vallëzimit ku qëndrojnë deri në lindje të diellit apo më vonë.

berlin

Las Vegas

Las Vegas është i njohur me organizim më të madh të festave për këtë natë, duke transformuar rrugët e qytetit mbushur me party, me grupe muzikore të drejtpërdrejtë, zbukurime e ndriqime të mëdha. Po ashtu qyteti organizon koncerte, emisione dhe festa në klube, hotele dhe në kasino kjo domethënë që keni shumë zgjidhje për festë.  Në mesnatë fishekzjarrët hidhen nga shtatë terrasa të mëdha qatish në gjithë qytetin, pra ju mund t’i shikoni ato edhe nëse jeni në rrugë.

la

Bota e Walt Disney

Në natën e Vitit të Ri në Botën e Walt Disney është një ëndërr e realizuar për familjet që udhëtojnë në pushime. Ajo është e hapur deri në ora 1:00 të natës por është e përgaditur me aktivitete të bukura për një ditë të gjatë. Derisa të vijë koha për hedhjen e fishekzjarrëve, ka performanca të ndryshme, festa vallëzimi, emisione të drejtpërdrejta etj.

disney

Paris

Qyteti i dritave ngjallet me një festë të mrekullueshme në natën e Vitit të Ri, kur Kulla e Eiffel shëndrrohet me drita të mëdha po ashtu edhe me fishekzjarrë. Afër aty, parisianët shkojnë në Nouvelle Année në Champs-Élysées, ku ata organizojnë një festë shumë të madhe në rrugë, aty ata hapin shishet e shampanjave, shkëmbejnë puthje, shpërndajnë çokollata të cilat janë të mbështjellura me një letër shkëlqyese etj. Si alternativë ju mund të vizitoni Montmarte ku ofron një pamje të bukur të fishekzjarrëve ose mund të rezervoni darkë me anije në Seine.

paris

Vienna

Atmosfera në këtë qytet është  e njohur në natën e Vitit të Ri Grand Ball, e organizuar nga Hofburg Palace, por ka më shumë gjëra që ofrojnë përveçse një  elegancë të kohës së kaluar. Të mbushura me verë, festa fillon në ora 2:00 të mesditës dhe vazhdon deri në mesnatë, fishekzjarret paraqiten në festën e Wiener Prater.

vienna

 

Amsterdam

Festat që janë të organizuara në rrugë mund t’i gjeshë lehtë në këtë qytet. Festohet në çdo hapsirë të madhe publike të këtij vendi , përveçëse në Rembrandtplein, Nieuwmarkt, Museumplein dhe Dam Square. Ka fishekzjarrë që paraqiten në të gjitha lokacionet, në ura të ndryshme ku kanë pamje të bukura të përjetohen, pasi përfundojnë ato, njerëzit shkojnë në klube të ndryshme për të pirë, për muzikë të cilat janë të shfaqura drejtpërdrejtë dhe vallëzojnë deri sa të lind dielli.

amsterdam

 

 

15. December 2015
sydeny

11 Vende të bukura për të festuar Vitit të Ri

Keni dëshirë të festoni Vitin e Ri diku jashtë vendit por nuk keni ide se ku? Ne kemi renditur disa qytete të cilat duken vërtet bukur dhe që […]