ftese

Ftoni partnerin tuaj në takim

Sapo ti keni përvetësuar mjeshtëritë se si të flirtoni online, do filloni të shihni shumë mundësi për të ftuar dikë që ju përshtatet të dilni në takim, pavarësisht a jeni grua apo burrë ju që po e bëni këtë ftesë. Është një hap i rëndësishëm që do dëshironit ta mësoni pavarësisht nëse partneri juaj është nga Kosova, Shqipëria, Diaspora apo ndonjë vend tjetër.

Ja disa këshilla:

  • Asnjëherë mos e ftoni dikë në takim deri në momentin kur jeni të sigurtë që do të i përgjigjet pozitivisht ftesës tuaj. Vazhdoni të flirtoni derisa ta kuptoni nëse ju i tërheqni dhe i bëni të ndjehen rehat në praninë tuaj.
  • Pyeteni partnerin tuaj për një ditë dhe kohë specifike që e caktoni nëpërmjet faqes. Aktiviteti mund të jetë shumë i thjeshtë si një “shkojmë të pijmë diçka”.
  • Bëje të qartë që jeni i/e interesuar ta takoni atë person dhe të kaloni kohë sëbashku.
  • Përdorni supozime në vend të pyetjeve kur dëshironi ta ftoni dikë në takim. Komunikon ndjenjën se ju jeni duke udhëhequr e jo duke e lutur për një takim. Këtu mund të përdorni opsione si: “Nëse je i/e lirë të enjten mbrëma, mund të shkojmë në……”.
  • Partneri juaj mund të jetë i zënë në ditën që ke propozuar ti, mirëpo nëse është i/e interesuar do ju propozojë një ditë tjetër. Kjo është një shenjë e mirë.
  • Nëse partneri nuk ju propozon një ditë tjetër, flirtoni më shumë (për një apo dy ditë më shumë) deri sa ta ftoni për një takim tjetër.
  • Nëse partneri juaj është gjithmonë i zënë dhe kurrë nuk ju propozon një ditë tjetër për t’u takuar, më e mira është që të flisni hapur: “Hey, ti dukesh vërtetë një person i mirë dhe do të kisha dëshirë të kalojmë kohë sëbashku për t’u njohur më mirë. Por ti duket që je shumë i zënë. A je i interesuar të kalojmë kohë sëbashku? Kjo do t’a përfshijë atë në ftesën tuaj. Nëse partneri juaj thotë jo, atëherë ju i’a keni qartësuar vetes gjërat dhe mund të vazhdoni tutje.
  • Sapo partneri juaj t’a ketë pranuar ftesën për takim, dërgojini një mesazh rikujtimi në mënyrë argëtuese: “Kur të shihemi nesër, pres që të vrapojmë në krahët e njëri-tjetrit sikur përfundimi i ndonjë filmi romantik. Çdo gjë më pak do të jetë vërtetë dëshpëruese.”

 

Me këto këshilla, ju shumë shpejt do të jeni të suksesshëm që t’i bëni partnerit tuaj ftesë për të dalur në takim.

2. November 2015
si ta ftoni dike ne takim?

Si ta ftoni dikë në takim?

Ftoni partnerin tuaj në takim Sapo ti keni përvetësuar mjeshtëritë se si të flirtoni online, do filloni të shihni shumë mundësi për të ftuar dikë që […]