Jeni duke kërkuar disa këshilla për lidhje online: jeni takuar më dikë online, keni lidhje të gjatë, jeni te dashuruar dhe keni probleme?
Nëse po – lexoni disa këshilla që kanë të bëjnë me lidhjen online që shpresojmë të ju ndihmojnë që lidhja juaj të funksionoj.

Disa lidhje online mund të fillojnë nëse personin e keni takuar në rrjetet sociale, faqe të takimeve online apo në një takim. Qëllimet e tua para lidhjes suaj duhet të merren parasysh, pra – pse dhe si jeni njoftuar?

  1. Keni interese të njëjta, jeni bërë shokë dhe pastaj jeni dashuruar.
  2. Keni qenë duke kërkuar lidhje duke shpresuar për një lidhje të gjatë.
  3. Keni vendosur të keni lidhje edhe pse ju ende keni qenë në lidhje serioze me dikë tjetër.

Këtu janë disa mendime dhe pyetje të cilat mund të ju ndihmojnë:

1. Nuk jeni të sigurt se a i besoni partnerit apo shokut tuaj online?

Ne ju rekomandojmë që të shikoni njëherë të dhënat e tij/asaj nëse keni filluar një lidhje online. Është e thjeshtë për t’a bërë në ditët e sodit, ka shumë informata që janë të lejuara. Nëse nuk janë atëherë duhet të jeni të brengosur!

2. A mund të funksionoj një lidhje në distancë?

Si qenie njerëzore kemi lindur me disa nevoja themelore dhe emocionale. Këto nevoja ne duhet t’i balancojmë që të jemi të shëndetshëm mentalisht dhe emocionalisht.

Kur ne flasim për takim në distancë të gjatë të mbani në mend se këto nevoja lindura përfshijnë:

  • Një miqësi, kënaqësi dhe harmoni
  • Intimitet me një person, afërsi psikike dhe/ose kontakt seksuale.
  • Të jesh pjestar i një komuniteti të gjerë me njerëzit të cilët mund të jenë pranë kur ju keni nevojë mbështetje emocionale dhe praktike dhe kur doni të ndani gëzimet dhe arritjet.

Sigurisht që ju mund të keni njerëz përreth të cilët ju ofrojnë mirësi dhe mbështetje. Por ata në largësi nuk mund të ju përqafojnë në një mënyrë kur ti kërkon të ndjesh një afërsi dhe ngrohje fizike dhe psiqike.

3. 5 Këshilla kur besoni se nuk do të takoheni

  1. Ju jeni duke investuar kohë në lidhje distancë ku duke pakësuar shanset tuaj për të takuar dike afër shtëpisë.
  2. Një lidhje në distancë është mjaftë e vështirë per t’i përmbushur nevojat e juaja emocionale.
  3. Ju jeni duke shpenzuar burime të vlefshme që ndoshta kanë kthim të limituar.
  4. Duke u dashuruar thellësisht, ju bën të mashtroni veten duke menduar se ju nuk mund të mbeteni shok/shoqe kur të përfundoni. Ju do të lëndoni veten dhe të zvogëloni aq më shumë mundësit tuaja për ta kaluar kohe më atë.
  5. Mos e vizatoni fundin – bëhuni të fortë dhe të drejtë – gabimet mund të jetë qendra e lumturisë tënde në të ardhmën.

4. 8 Arsye kryesore pse lidhja jote online mundet të jetë në rrezik.

A keni ndonjë ide pse?

Këtu janë disa arsye nga perspektiva juaj dhe pastaj zgjidhjet një nga një:

  1. Së fundi jeni grindur shpesh dhe ju nuk jeni në gjendje të përballoni?
  2. Njëri nga ju dy ka qenë abuziv.
  3. Keni kërkuar shumë për vëmendjen e tij/saj.
  4. Ju jeni në një lidhje me distancë pa shpresa se do të martoheni ndonjëherë.
  5. Ai ose ajo ka njoftuar dikë që e ka më afër shtëpisë.
  6. Ata kanë shumë lidhje online dhe dikush tjetër është bërë më i rëndësishëm.
  7. Ata thjeshtë nuk dalin nga lidhja që po e kërkojnë – mos e merr personalisht.

Çfarëdo që ka ndodhur – lidhja juaj do të marrë fund, por partneri juaj mund ta ketë të vështirë të ia thotë.

Kjo do të thotë se ata kanë frikë nga reagimi juaj apo ata nuk dinë se si t’ia bëjnë. Prandaj kontrolla e vetme që mund të ushtroni është të përfundoni lidhjen tuaj vetë.

11. January 2016
Këshilla për burra dhe gra të cilët janë në një lidhje online

Këshilla për burra dhe gra të cilët janë në një lidhje online

Jeni duke kërkuar disa këshilla për lidhje online: jeni takuar më dikë online, keni lidhje të gjatë, jeni te dashuruar dhe keni probleme? Nëse po – lexoni […]