hollywood

Ndoshta tani është kënaqësi, por a do të zgjasë një lidhje si kjo?

Të gjithë kemi dëgjuar për Sindromin e Hugh Henfer (një burrë në lidhje me një grua shumë me të re së ai ose e kundërta) që na bënë të shtrojmë shumë nga këto pyetje- Çfarë është dallimi në moshë ndërmjet çiftit? Apo a është ndonjëri njejtë sikur Henfer një “njeri i moshuar” që gjithmonë kërkon një grua shumë më të re sesa ai vetë?

Nga njëra anë njerëzit thonë se nese është një njeri i pasur,ai mund të ketë këdo që deshiron të dal më të (pavarsisht moshës). Në anën tjetër, njerëzit pretendojnë ai i jep një gruaje të re të shansin për një lidhje më egalitare; Dhe kur një grua është me një njeri që e njeh botën në të njëjtën mënyrë si ajo, bën që çifti të qendrojnë së bashku shumë më gjatë.

Ka edhe çifte të famshëm të Hollywood-it si p.sh: Johnny Depp dhe Amber Heard kanë 23 vjet diferencë në moshë apo Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj Portia De Rossi që kanë 15 vjet diferencë.

Kemi edhe disa çifte që lidhja e tyre nuk ka pasur sukses: Susan Sarandon dhe Tim Robbins (ajo është 12 vjet më e vjetër sesa ai) ata janë ndarë pas 23 vjetësh, gjithashtu Ashton Kutcher dhe Demi Moore (ajo është 16 vjetë më e vjetër sesa ai), ata u ndanë pas 8 vitesh martesë.

Pra pyetja është- pavarisht sa i njohur është trendi, a munden lidhjet e tilla të funksionojnë për një kohë më të gjatë?

Në faktë, studimet tregojnë se sa më e madhe të jetë diferenca në moshë aq më e shkurtë do jetë martesa.

Sipas profesorëve në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Emory, “Dallim pesëvjeçar në moshë me statistika do të thotë se keni 18 për qind më shumë gjasa për shkurorëzim (kundrejt vetëm 3 për qind çiftet me dallim 1 vjeçar).

Norma rritet në 39 për qind për çiftet qe kanë dallim 10-vjet, ndërsa 95 për qind çiftet që kanë dallim 20-vjet. “

Më poshtë gjeni disa çifte të Holliwoodit që kanë gjithashtu dallim të madhë në moshë.

1

Bradley Cooper dhe Suki Waterhouse

Ndonjëherë  lidhja me një person më të moshuar i ka përfitimet e saja. Shikoni se si Bradley Cooper, 39, e mëson Suki Waterhouse, 22, se si të lexojë. Shaka (shpresojmë) ashtu. Ky çiftë i adhurueshëm disi ia del që megjithse i kanë 17 vjetë diferencë lidha e tyre ende të funksionojë.

ciftet

Johnny Depp dhe Amber Heard

Ndoshta mosha nuk ka rëndësi nëse të dy partnerët janë vertet të pahshëm. Të paktën ashtu shihet Johnny Depp, 51, dhe Amber Heard, 28. Kjo diferencë prej 23 vitesh nuk e ndali çiftin që të martohen.

3

Jason Statham dhe Rosie Huntington- Whiteley

Nëse e shikon Rosie Huntington- Whiteley është më mirë që ajo të shëtis botën me truprojen e saj në çdo kohë. Ndoshta kjo është arsyeja pse ajo shkoji te 47 vjeçari, Jason Statham në moshën 27 vjeçare.  Kujt i interesojnë 20 vite diferencë kur i dashuri juaj sfidon rojet e sigurisë? 😛

4

Harrison Fort dhe Calista Flockhart

Edhe pse ai nuk duket ashtu , në moshën 72 Harrison Ford ende mbanë romancën me të shoqën e tij Calista Flockhart, 50 vjeqare. Edhepse 22 vite diferencë në moshe ata ia dolen të kenë një martesë të shkëlqyer dhe rrisin djalin e tyre të adoptuar, Liam-in.

5

Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas

Ok, ata nuk janë një definicion i qëndrueshëm për një martesë të lumtur megjithatë janë ende bashkë. Në faktë për shkak të sëmundjes të Douglas-it, me sa duket çifti janë më të fuqishëm sesa më parë pavarësisht 25 vitesh diferencë.

6

Demi Moore dhe Sean Friday

Pas një lidhje të gjatë me Ashton Kutcher, ne jemi të sigurtë që 52 vjeçarja do të ketë një lidhje të shkëlqyer me të dashurin e ri. Demi është bashkë me 28 vjeçarin për afër një vitë.

7

Susan Sarandon dhe Jonathan Bricklin

Susan Sarandon ka qenë gjithmonë e mbyllur nga ana e jetës së saj private. Mediat kanë qenë pa dyshim të habitura kur ajo në një intervistë tregoi për lidhjen e saj me Jonathan Bricklin, 37 vjet. Sarandon, 68 vjeqare, thotë se 37 vite diferencë nuk ka asnjë efekt në lidhje sepse është lidhja shpirtërore ajo që ka rëndësi për të.

5. November 2015
lidhje dashurie

A mund të funksionojë një lidhje me dikë më të moshuar se ju?

Ndoshta tani është kënaqësi, por a do të zgjasë një lidhje si kjo? Të gjithë kemi dëgjuar për Sindromin e Hugh Henfer (një burrë në lidhje […]