Intime

Hedhjen e hapave bazave për një ditë të dashur, intime dhe romantike

Shumë çifte e presin Ditën e Shën Valentinit si një ditë ku mund të rindezin romancën dhe ripërtërinë dashurinë e tyre; ose më thjesht, të shijojn këtë ditë të caktuar duke i kujtuar njëri-tjetrin se sa të lumtur janë së bashku.

Për disa çifte tjera, Dita e Shën Valentinit është e ngarkuar me presion për të bërë dhe për të thonë saktësisht gjërat e duhura; si dhe për të shmangur zhgënjimin dhe ndjenjat e dështimit.

Statistikat tregojnë se në Diten e Shën Valentinit shpenzohen mesatarisht 13.29 milion $ në 180 milion karta dhe 198 milion në trëndafila, darka, bileta, dhurata dhe gjëra të tjera. Gratë blejnë shumicën e kartave, ndërsa burrat blejnë shumicën e trëndafilave. Si dhe rëndësia që shumica e njerëzve i dhënë kësaj Ditë nuk duket të jetë e neglizhueshme: 40% e grave thonë se do të përfundojnë lidhjen e tyre, nëse partnerit nuk iu kujtohet Dita e Shën Valentinit.

Dita e Shën Valentinit disi e bën të lehtë që të harrojmë se çdo ditë ka mundësi për të ndërtuar marrëdhënie të ngushta dhe të për të rikthyer romancën në jetën sentimentale.

Në pritje të kësaj dite të rëndësishme ne këshillojmë përgatitje të prera për idetë e 14 shkurtit, në mënyrë që kur dita vjen ju tashmë jeni të gatshëm për festim.

Këtu janë disa gjëra që mund të ju ndihmojnë të bëni Ditën e Shën Valentinit edhe më të veçantë:

  1. Në vend se të ngarkoni Ditën e Shën Valentinit me presion, filloni një bisedë në lidhje me ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin para se të vijë dita. Bëni gjeste të vogla që tregojnë dashuri, dhe filloni të flisni se çka dëshironi të bëni së bashku për t’i dhënë veçantinë e kësaj dite. Në të njëjtën kohë, shmangeni mbi-planifikimin dhe mbi analizat: surprizat mund të jenë emocionuese dhe shumë romantike.
  2. Sa më shumë që të jetë e mundur, planifikoni gjërat me kujdes në mënyrë që të minimizoni rrezikun e aksidentve për shkak të papërgjegjësive apo keqmenaxhimit psh supozoni të mirrni një tavolinë të mirë në një restorant të veçantë, pa bërë rezervim. Gjithashtu të pasurit e një Plan B për çdo rast, nuk është ide e keqe!
  3. Bisedoni në ditën e Shën Valentinit për mënyrën se si do të donit që të ndani kohë për njëri-tjetrin për të rregulluar ritmin e jetës tuaj së bashku, në vend se të ju kujtoj kalendari.
  4. Nëse ky është Shën Valentinit juaj i parë së bashku, bëni bisedë të sinqertë paraprakisht nëse ditët ju sjellin përvoja të pakëndshme nga marrëdhëniet e kaluara. Ndarja e ndërsjellë të këtyre temave jo domosdoshmërisht do të neutralizoj kujtimet dhe ndjenja e pakënaqura, por duke bërë kështu ju do të përmirësoni shanset tuaj duke krijiuar kohë të lumtur dhe të paharrueshme sëbashku.

Mos harroni se çdo përvojë mund të jetë një bllok i ndërtuar në jetën tuaj të lumtur së bashku, pa marrë parasysh se si rrjedhin gjërat.

Prandaj shkoni dhe filloni bisedat në lidhje me Diten e Shën Valentinit tuaj, dhe qëndroni të hapur për çdo gjë që mund të ndodhë.

 

3. February 2016
shen valentinit

5 Hapa për një ditë më të mirë të Shën Valentin

Hedhjen e hapave bazave për një ditë të dashur, intime dhe romantike Shumë çifte e presin Ditën e Shën Valentinit si një ditë ku mund të […]