ish-dashuri

Pyetja e parë që duhet të ia bëni vetës është, “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e bukur të riktheheni prap ish të dashurit por disa nga ju sigurisht që dëshironi, pra me poshtë gjeni disa taktika me të cilat mund të arrini këtë:

Dëshpërimi është puthja e vdekjes

Vajza, ju e dini se gjëja që e bën një mashkull jo atraktiv është kur ai ju ndjek juve në çdo moment, të ju tregoj se sa shumë ju do dhe po ashtu të ju përcjellë. Kjo vlenë për dy palët. Nëse me të vërtetë dëshironi që ta largoni ish të dashurin tuaj përgjithmonë, atëherë ndjekni atë.

Në anën tjetër, nëse ju e kërkoni që ai të ju rikthehet prap, ju duhet ta kontrolloni vetën. Bëhuni e sigurtë, e qetë dhe cool. Mos lejoni vetën të lëndoheni dhe të ju merr malli për të. Në fakt, nuk të prish punë nëse del në takim me meshkuj të tjerë. Kjo mund të ju sjell disa te mira. Do të ju bëj që ju të jeni më pak e brengosur që ai ju ka lënë. Po ashtu mund t’a bëni atë xheloz. Edhe më mirë, ju ndoshta do të gjeni dikë tjetër që ju pëlqen dhe të lejoni ish të dashurin të vazhdojë jetën e tij.

Qëndroni e zënë

Mos rini në shtëpi dhe të mërziteni për vetën. Nuk do të bëjë fare mirë dhe është gjë patetike. Dilni dhe bëni gjërat që ju gjithmonë keni dashur t’i bëni edhe pse nuk keni mundur t’i bëni. Shkoni në kurse, mesoni të vallëzoni ose merruni me ndonje sport. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni përderisa është diçka që do e bëj që trurin tuaj të jetë i zënë dhe do të ju bëjë që të mos mendoni për ish të dashurin.

Kujdesuni për veshjen tuaj

Le të bëhemi serioz. Meshkujt janë qenie vizuale. Nëse ju keni fituar peshë që kur keni filluar lidhjes ose nuk visheni më sikur keni bërë gjithmonë, kjo ka mundësi të bëjë atë që të jetë më pak i interesuar për ju. Kthehuni prap tek vajza që keni qenë më parë, vajza që e ka bërë atë të dashurohet. Nëse ju duket kjo po funksionon, pyesni vetën nëse vërtet e doni atë prapë.

Mblidheni vetën

Njerëzit mendojnë se meshkujt kanë dëshirë të jenë beqarë për aq sa ka mundësi. Ne mendojmë se nuk është e vërtetë. Ka shumë meshkuj të cilët kanë dëshirë të martohen dhe të krijojnë familje e cila do të tejkaloj beqarët. Këta meshkuj po kërkojnë një femër të pjekur e cila është e gatshme të marrë përgjegjësit për të krijuar familje. Nëse jeni një person shumë social ose nuk keni një jetë stabile, ju duhet të konsideroni të ndalni këto gjëra nëse ju kërkoni ta fitoni zemren e tij prap atë. Në anën tjetër, ju mund të kuptoni se nuk jeni të gatshëm për një lidhje të tillë. Pse të ndryshoni për ish të dashurin dhe të mundoheni që ta fitoni prap kur ju ndiheni më mirë të vazhdoni jetën dhe të gjeni dikë me të cilin ndiheni edhe më rehat.

Besoni apo jo, ka shumë raste dhe mundësi ta ktheni ish të dashurin. Nëse keni pasur një lidhje të bukur që nga fillimi, sigurisht që ish i dashuri ua dinë edhe më shumë vlerën kur nuk ju ka dhe fillon të mendoj se ju kishit qenë e shkëlqyer. Kështu është e mundur të bëheni prap bashkë.

Bëjeni që ai të kuptoj se ju ende jeni ajo femra e shkëlqyer dhe se ka mundësi të ju rikthehet. Megjithatë nëse lidhja juaj nuk ka qenë aq e bukur, edhe në fillim, ju më mirë t’a harroni atë. Lidhjet përfundojnë për një arsyje. Prandaj harroni të kaluarën dhe vazhdoni me jetën tuaj.

29. January 2016
Si të bëni që ish-dashuri të ju kërkojë prapë

Çfarë të bëni që ish i dashuri të ju kërkojë prapë

Pyetja e parë që duhet të ia bëni vetës është, “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e […]