Në vitin 2012 isha 25 vjeçar, i martuar me gruan e ëndrrave të mia, kisha një punë të mirë, shtëpi të mirë dhe dukshëm i kisha të gjitha. Por ishte një zbrazëti thellë brenda meje që befas e ngrehu kokën dhe e gjeta veten në një zyre doktorësh, i diagnostifikuar me depresion. Jeta kishte humbur ngjyrat dhe dritën e saj. Asgjë s’më bënte përshtypje më. Isha në një vend të frikshëm dhe të errët dhe as nuk e dija përse.

Ne kishim planifikuar një udhëtim për në Europë, edhe pse ishim gati për t’a anuluar për shkak të shëndetit tim, e menaxhova të mblidhja veten mjaftueshëm sa për t’u larguar nga shtëpia. Si çdo pushim, ne kishim një aparat fotografik me vete, kësaj here një DSLR i ri që gruaja ime e donte. Shpejt e kuptova që më pëlqente shumë të bëja fotografi dhe të isha kreativ me fotografitë. Po shikoja në gjërat pak më ndryshe.

Sapo shkuam në shtëpi, ndodhi që hapa një llogari në Instagram dhe fotografia u kthye në mendjen time përsëri. E mora aparatin dhe fillova t’i bëja fotografi qenit tim dhe gjërave të përditshme përreth shtëpisë. Përfundimisht bëra rrugë deri te plazhi për të shikuar perëndimin e diellit. Jeta ime nuk ka qenë e njejtë që atëherë.

Do të genjeja po të thoja që depresioni im kaloj brenda natës por në muajt në vazhdim, sa më shumë që bëja fotografi, aq më shumë fillova të shohë bukurinë dhe dashurinë në botë. Depresioni e kishte zhveshur jetën time nga ngjyrat por të shikoja përmes lensit po e pikturonte atë prapa përsëri. Vendet dhe objektet pranë të cilave kisha ecur njëherë tani po qëndronin para meje. Ato më apeloheshin dhe shpalosnin diçka që ishte për t’u admiruar.

Dukshëm i kisha të gjitha, por ishte një zbrazëti thellë në brendësinë time

fotografia1

E gjeta veten në një zyre doktorësh i diagnostifikuar me depresion

Fotografia2

Isha në një vend të errët dhe të frikshëm, dhe as nuk e dija përse

Fotografia3

Ne e kishim planifikuar një udhëtim për në Europë. Edhe pse ishim gati ta anulonim për shkak të shëndetit tim, i’a dola t’a lija shtëpinë.

Fotografia 4

Sikur çdo pushim, ne kishim një aparat fotografik me vete, një DSLR të ri

Fotografia 5

Shpejt e kuptova që më pëlqente të fotografoja, dhe që isha kreativ me fotografitë

Fotografia 6

Po i shihja gjërat pak më ndryshe

Fotografia 7

Sapo u kthyem në shtëpi, fillova të fotografoja gjërat e përditshmërisë

Fotografia 8

Sa më shumë që bëja fotografi, aq më shumë fillova të shohë dashurinë dhe bukurinë në botë

Fotografia 9

Depresioni kishte zhveshur jetën time nga ngjyrat e saj, por të shikoja përmes një lensi po e pikturonte atë ngadalë përsëri

Fotografia 10

Kanë kaluar më shumë se 3 vite tani dhe bota është krejtësisht një vend ndryshe për mua

Fotografia 11

Jeta ime është shumë më e përmbushur

Fotografia 12

Jam në gjendje të ulem dhe të vlerësoj gjërat e thjeshta në jetë

Fotografia 13

I admiroj gjërat e vogla, të ndërlikuara që e bëjnë këtë tokë të madhe, të bukur

Fotografia 14

Jam shumë mirënjohës që mund të zgjohem përsëri me shpresë çdo ditë, dhe të filloj i freskët me lindjen e secilit diell të ri

Fotografia 15

Fotografia është rrjedha ime dhe forma e të shprehurit, diçka prej të cilës varem sikurse prej ajrit që e thith

Fotografia 16

Burimi: http://www.boredpanda.com/

11. November 2015
fotografia1

Fotografia Më Ndihmojë t’a Mundja Depresionin Dhe t’a Shohë Botën Në Një Dritë Të Re

Në vitin 2012 isha 25 vjeçar, i martuar me gruan e ëndrrave të mia, kisha një punë të mirë, shtëpi të mirë dhe dukshëm i kisha […]