lidhje

Mos klikoni butonin “Dërgo” pa e lexuar këtë.

Sigurisht që ju ka ndodhur edhe juve të jeni të hutuar nga shenjat e ndryshme që ai ju dërgon, sidomos gjatë të shkruarit. Si p.sh., ju takoni një mashkull online i cili dëshiron të ju shkruaj ditë dhe natë por asnjëherë nuk ju ka kërkuar të dilni në takim. Ose ndoshta ju keni pasur një takim me një mashkull e cila ka shkuar shumë mirë.

Sidoqoftë, ai vazhdon të ju shkruaj….pa ju pyetur të dilni prapë në takim. Çfarë është kjo?

Këto shembuj më lartë tregojnë dy probleme të ndryshme. Mund të jetë kënaqësi të shkruani mesazhe, të krijoni një lidhje ju duhet të kaloni kohë të shumta me mashkullin e ri. Të shkruani është pjesë e opcioneve të komunikimit, por thjeshtë nuk mund të ju zëvendësoj ato takime romantike me njëri – tjetrin.

Këtu kemi dy problem që ju mund t’i përballoni dhe si duhet të kujdeseni me ato:

1. Ai ju shënon por nuk ju pyetë të takohet me ju.

Le të themi se njoftoheni me një mashkull online. Ju shkruani nga e-maili por pastaj filloni të i dërgoni mesazha duke bërë humor me njëri – tjetrin. Biseda është kreative, humoristike dhe emocionuese. Ditët kalojnë dhe ndonjëherë edhe java. Ai ju thotë të bëheni çiftë por asnjëherë nuk ju pyetë për të dalur në takim.

Kjo është një problem. Të shkruani mesazhe pa u takuar dhe të mos jeni në një lidhje janë vetëm fjalë dhe jo më shumë. Disa meshkuj e kanë kënaqësi këto biseda pa pasur nevojë për të jeni në një lidhje. Disa meshkuj dërgojnë mesazhe vetëm për ta mbushur ego-n e tyre. Disa të tjerë mundohen të mbajnë sa më shumë femra në një linjë derisa të vendosin se a dëshirojnë të takojnë njërën prej tyre.

Mos bini në këtë kurth. Nëse ai nuk kërkon të bisedoni në telefon dhe të takoheni brenda 10 ditëve, ju keni disa zgjidhje: Ju mund të ndaloni të ju përgjigjeni mesazhet dhe thirrjet e tij dhe të vazhdoni me jetën tuaj siç e keni pasur. Ose ju mund të sugjeroni të bisedoni në telefon dhe pastaj të takoheni për të shikuar se a keni ndjenja për njëri – tjetrin.

Kjo është e vetmja kohë ku ne pajtohemi kur femra e pyetë mashkullin për të dalur në takim, por takimi juaj i parë nuk është një takim i vërtetë. Pra nuk ka ndodhur asgjë keq nëse filloni ju e para.

Ju mund të ndaleni duke e ndjekur dhe duke u munduar të i kuptoni meshkujt të cilët vetëm ju shkruajnë mesazhe dhe nuk janë serioz. Kjo është një gjë e mirë sepse ju do t’i largoni meshkujt të cilët nuk janë të duhurit.

2. Ai ju shkruan juve pas një takimi, por nuk ju pyet për një takim të dytë.

Nëse ai ju ka takuar por pastaj ai vazhdon vetëm duke ju dërguar mesazhe ose duke ju bërë telefonat. Ai po ashtu mund të bisedoj të jeni një çiftë por asnjëherë nuk ju pyet për të dalur prapë në një takim tjetër. Ky mashkull i cili ka vendosur se ju nuk jeni e duhura për të. Ju sigurisht që vetëm po e ushqeni ego-n e tij, pra ai po e vazhdon këtë bisedë sepse e bënë atë të ndjehet mirë.

Problemi është se ju jeni duke e humbur kohën tuaj të veçant në një mashkull i cili nuk ka plane të ketë një lidhje me ju. Gjëja më e bukur për të bërë është të ndaleni duke ju përgjigjur mesazheve dhe thirrjeve të tij. Është puna juaj të largoheni nga meshkujt të cilët nuk janë serioz për të shikuar se kush është serioz për një lidhje të gjatë të dashurisë.

Por një gjë që jemi ne të sigurtë është se kur një mashkull është i interesuar tek ju, ai do të kërkoj të dal me ju në një takim. Ai do të dëshirojë të ju takojë. Nuk ka rëndësi nëse ai ka plane, ai do të gjejë kohë për ju në momentet e tij të zëna. Ju duhet të e dini se këto tekste janë të pakuptueshme dhe vahzdoni të gjeni një mashkull i cili do të dëshiroj të shohë fytyrën tuaj të bukur drejtpërdrejtë.

19. April 2016
Më në fund një përgjigje: Pse ai ju shkruan por nuk ju pyetë të dilni në takim

Më në fund një përgjigje: Pse ai ju shkruan por nuk ju pyetë të dilni në takim

Mos klikoni butonin “Dërgo” pa e lexuar këtë. Sigurisht që ju ka ndodhur edhe juve të jeni të hutuar nga shenjat e ndryshme që ai ju […]
7. March 2016
Një lidhje e shëndoshë për trup të shëndoshë

Një lidhje e shëndoshë për trup të shëndoshë

Disa studiues kanë sugjeruar që të keni një partner të kujdesshëm do jetë mirë për shëndetin tuaj psiqik gjithashtu edhe për lumturin tuaj, dhe po ashtu […]
12. January 2016
9 Këshilla për të filluar një lidhje të shëndoshë online

9 Këshilla për të filluar një lidhje të shëndoshë online

Ne ju kemi sjellur disa këshilla që të keni një lidhje të shëndoshë online. Shkruani në mënyrë të qartë duke u siguruar që mesazhi juaj të […]
11. January 2016
Këshilla për burra dhe gra të cilët janë në një lidhje online

Këshilla për burra dhe gra të cilët janë në një lidhje online

Jeni duke kërkuar disa këshilla për lidhje online: jeni takuar më dikë online, keni lidhje të gjatë, jeni te dashuruar dhe keni probleme? Nëse po – lexoni […]
22. December 2015
festave . dashuria

Si të filloni një lidhje në kohën e festave?!

Kur jashtë është ftohtë dhe ju qëndroni në shtëpi të shikoni ndonjë film me siguri nuk do ju pëlqente të jeni vetëm?! Moti po bëhet i ftohtë, gjethet po […]