lidhjen tuaj

Edhe pse nuk po grindeni me partnerin tuaj, ju keni filluar të shihni problemet sepse shkëlqimi i dashurisë është shuar aq shumë saqë ju nuk po e ndjeni më? Nëse kjo është ajo që po ju ndodhë mos u bëni merak – Sepse nese doni te keni një plan per të shpëtuar lidhjen tuaj , ju mund te merrni këshilla nga filmat që janë të xhiruar për familje. Por nëse nuk keni dëshirë të shikoni filma atëherë ne kemi shtjelluar pesë hapa të ndryshëm që sërish të sillni shkëlqim dhe emocione në lidhjen tuaj të dashurisë. Vazhdoni të lexoni nëse besoni në fuqinë e dashurisë dhe dëshironi një lidhje më të bukur.

Pesë hapa të zhvilloni lidhjen tuaj

Këtu kemi pesë hapa të thjeshta dhe të specifikuar të cilët ju duhet të i përcillni nëse dëshironi të zhvilloni lidhjen tuaj. Nuk ka rëndësi se sa gjatë keni qenë me partnerin tuaj, këto këshilla dhe teknika do të ju japin mundësi të keni shkëlqim në jetën tuaj – shkëlqimin e dashurisë!

Zbuloni problemin – Nëse ju keni humbur shkëlqimin në lidhjen tuaj, duhet të ketë ndonjë arsye. Gjeni kohën të kërkoni ne çdo aspekt të jetës së partnerit dhe të tuajin për të gjetur se çfarë ka ndodhur, ku është problemi.

Shikoni dëshirat dhe nevojat – Përmirsimi fillon duke i definuar deshirat dhe nevojat e të dy personave të përfshire në lidhje. Kjo mund të siguroj dhe të lehtësoj rrugën që të dy partnerët të jenë të lumtur në çdo kohë.

Kujtohu për ata – Ju mund të vendosni një letër në drekën e partnerit tuaj ku i shkruani se ju pelqen të i bëni supriza ose gjëra të tjera. Çfardo që të vendosni, mos i harroni partnerët tuaj dhe nevojat e tyre per të qenë të lumtur.

Bëni përpjekje
– Edhe pse nuk jeni të disponuar të bëni dashuri, ju duhet të bëni përpjekje që partneri juaj të ndihet i lumtur. Kjo vetëmohim është njëri nga themelet kryesore të dashurisë së vërtetë dhe sigurt do të mund të gjallëroj shkëlqimin në lidhjen tuaj.

Asnjëherë mos hekni dorë – Kur ju me të vërtetë e dashuroni dikë, asnjëherë mos hiqni dorë për ata. Ka momente kur ju keni nevojë të largoheni nga ata për një kohë, por nëse besoni në dashuri të vërtetë, asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë – perveq nese partneri juaj është duke ju lënduar psiqikisht.

Duke i ndjekur këto pesë hapa të shtjelluar më lartë, ju do të filloni të shkoni në drejtimin e duhur në lidhjen tuaj. Përderisa nuk ka ndonjë garancion se personi tjetër do të ju dojë, ende do të ketë shanca se ju do të mundoheni që lidhja juaj të funksionojë më mirë. Asnjëherë mos hiqni dorë dhe asnjëherë mos u dorzoni! Kur vjen puna për dashuri, ju do të keni nevojë të mundoheni ende më shumë për të siguruar që të mbani emocionet brenda dhe jashtë dhomës së fjetjes. Në qoftë se keni këshilla të tjera, dërgoni komente ku mund të na jepni mendimet tuaja në lidhje me temën.

28. January 2016
5 Hapa të sjellësh përsëri shkëlqim, emocione dhe dashuri në lidhjen tuaj

5 Hapa të sjellësh përsëri shkëlqim, emocione dhe dashuri në lidhjen tuaj

Edhe pse nuk po grindeni me partnerin tuaj, ju keni filluar të shihni problemet sepse shkëlqimi i dashurisë është shuar aq shumë saqë ju nuk po […]