Mardhenie e shendoshe

Është natyra njerzore që na bën të tërhiqemi nga njëri tjetri dhe të duam të jemi pranë njëri tjetrit; ne dëshirojmë mardhënie romantike. Por të gjitha lidhjet nuk janë krijuar të barabarta. Si e dini nëse lidhja juaj mund të zgjasë? Nëse është e mirë për qenien tuaj shpirtërore dhe emocionale? Këtu kemi zgjedhur gjashtë shenjat e një mardhënieje të shëndoshë.

Komunikimi i fuqishëm dhe i vazhdueshëm

Një mardhënie pa komunikim të fortë dhe të vazhdueshëm është asgjë. Aftësia për të identifikuar dhe artikuluar emocionet tona individuale dhe pastaj me të vërtetë të dëgjojmë njëri tjetrin kur shprehemi, çon në një mirëkuptim më të madh, mendje dhe zemër të hapur dhe dashuri. Komunikimi I shëndetshëm në një mardhënie nënkupton që ju jeni të aftë të keni ato bisedat e vështira. Ju dhe partneri juaj nuk frikësoheni ti besoni njëri tjetrit kur jeni të frustruar me ndjenja të thyera dhe të hutuar. Ju jeni i aftë të flisni dhe të dëgjoheni, por gjithashtu të dëgjoni personin tjetër. Komunikimi i hapur u ndihmon çifteve që të jenë emocionalisht mirë, ti zgjidhin problemet dhe të rriten për të dashur njëri tjetrin edhe më shumë.

Pranimi i dobësive

Në mënyrë që të jesh i përkushtuar ndaj dikujt në një mënyrë të thellë dhe kuptimplotë, ju duhet të jeni i gatshëm të ja tregoni gjithë veten tuaj asaj/atij. Studiuesi Brene Brown shpjegon se si pranimi i dobësive është guximi për të qenë jo perfekt dhe gatishmëria që të investoni emocionalisht në mardhënien tuaj që mund ose jo të funksionojë. Ata që e gjejnë veten duke I rezistuar kësaj, që mendojnë se nuk munden apo nuk duan ti lënë muret e tyre të bien, nuk janë të aftë të përjetojnë intimitet të plotë me personin tjetër. Por ata që janë të gatshëm të rrezikojnë, të shpërfaqin veten e tyre me të gjitha paperfektshmëritë dhe dobësitë, munden më mirë të krijojnë një mardhënie shumë të kënaqshme, të përmbushur dhe që do të zgjasë.

Elasticiteti

Të dalësh me një person të ri mund të jetë shumë argëtuese në fillim kur ende jeni duke e përjetuar “muajin e mjaltit”, por shenja për një mardhënie të pjekur dhe të shëndetshme është kur ju jeni elastik ndaj sfidave. A keni përjetuar ju dhe partneri juaj kohë të vështira dhe keni dalë nga ato më të fortë se kurrë? Ndoshta humbjen e punës, pasiguri financiare, apo kur keni ndërruar vendbanimin? Mbase keni pasur opinione të ndryshme që kan çuar në probleme, por keni qenë të aftë që ti zgjidhni sëbashku. Sfida si këto shpesh zbulojnë nëse mardhënia mund të funksionojë ose jo. Nëse ju dhe partneri juaj keni kaluar në disa stuhi sëbashku, i’a keni dëshmuar vetes që jeni të fortë dhe jeni në një mardhënie të shëndetshme.

Zhvillimi dhe rritja

Një mardhënie e shëndetshme asnjëherë nuk stagnon, por në vend të kësaj është gjithmonë në rritje dhe në zhvillim e sipër. Njerëzit në një mardhënie të pjekur dhe stabile e gjejnë veten e tyre duke bërë progress, duke ecur përpara në arritjen e qëllimeve të tyre, si individë por edhe si çifte. Nëse ju duket vetja se jeni konsumuar në të tashmen dhe frikësoheni dhe jeni I shqetsuar për të ardhmen me partnerin tuaj, mardhënia juaj mund të mos jetë dhe aq e fortë sa të zgjasë. Por nëse bëni plane që ju përfshijnë të dyve, dukeni se jeni në të njejtën fazë, dhe jeni të entuziazmuar çfarë e ardhmja do ofrojë, ju dhe partneri juaj romantik tregoni shenja të një mardhënie, të fortë dhe të pjekur.

Kohë e shëndetshme vetëm

Çiftet në një mardhënie të sigurtë natyrisht se dëshirojnë të jenë sëbashku, por gjithashtu janë të aftë të mbajnë kohën kur duhet të jenë të ndarë. Është thënë se mungesa e bënë zemrën të jetë më e dashur. Nëse një çift është përkohësisht I ndarë për çfarëdo arsye dhe dashuria dhe entuziazmi për njëri tjetrin prishet për atë kohë të shkurtë, mardhënia e tyre mbase nuk do të zgjasë shumë. Në anën tjetër, një udhëtim pune, pushime me familjen, apo edhe vetëm një pauzë e shkurtë që i bënë çiftet ta dëshirojnë njëri tjetrin edhe më shumë, është një shenjë që mardhënia e tyre është e sigurtë dhe stabile. Besimi është prezent, asnjëri nga partnerët nuk e ka ndjenjën të qëndrojë me tjetrin çdo sekondë, por të dy me padurim e presin kohën kur do të jenë sëbashku përsëri.

Ju jeni vërtetë të lumtur

Kjo mund të jetë e dukshme, por lumturia është një komponent vendimtar për një mardhënie të shëndoshë. Të jesh I lumtur natyrisht që nuk nënkupton të mos keshë kurrë probleme, por gjithashtu nuk nënkupton që ju ndjeheni i përmbushur nga partneri juaj. A i ndjeni ende fluturat në stomak kur partneri juaj ua dhuron një puthje? A e keni atë shkëndijë ende pas disa kohe? A jeni rritur që ta duani njëri tjetrin më shumë me kohë? Ekzaminoni ndjenjat tuaja, jini të sinqertë me veten tuaj, dhe përcaktojeni nëse jeni vërtetë të lumtur me personin që keni në krahë.

Mbani mend që asnjë mardhënie nuk është perfekte. Nganjëherë ne edhe përjetojmë dhimbje dhe na thehet zemra kur jemi në lidhje me dikë. Por çështja është se, përvoja të tilla na ndihmojnë të mësojmë dhe ta përgatisim veten për një mardhënie në të ardhmen që mund të jetë më e mirë se ajo që kishim më parë. Praktikojeni kultivimin e këtyre karakteristikave me partnerin tuaj, dhe do të jeni në rrugë të mirë për një mardhënie të fortë dhe të shëndetshme.

4. May 2014
Komunikimi i fuqishëm

Gjashtë shenjat se ju jeni në një mardhënie të shëndoshë

Donec tempus, urna risus nec mauris. Lorem ipsum primis in nulla ac arcu vitae augue. Vivamus nec elit a dui. Morbi id leo nec dui. Maecenas.