masat e sigurise

A jeni gati apo keni filluar një lidhje me dikë që e keni takuar në internet dhe tashmë mendoni se është koha që të takoheni sy më sy? Nëse po, egzistojnë disa masa paraprake që duhet të ndërmerni që të mbroni sigurinë tuaj. Ndiqni këshillat mëposhtë.

Sill një mike/mik

Merni një mikeshë apo një mik me vete kur takoni për herë të parë dikë që e keni njoftuar në internet. Ju nuk e dini identitetin e vërtetë të atij personi, kështuqë është më mirë të jeni të sigurtë. Nëse personi që do të takoni nuk i pëlqen që ju do sillni një mik, atëherë është më mirë të mos e takoni fare.

Gjeni transportin për vetveten

Mos pranoni një vozitje nga personi që po e takoni për herë të parë. Gjeni transportin tuaj për deri tek vendi ku do të takoheni. Kjo ju siguron se nuk do të jeni plotësisht vetëm me dikë që do takoheni për herë të parë dhe gjithashtu do keni transportin për në shtëpi kurdo që dëshironi.

Mos u takoni në ndonjë vend të vetmuar (izoluar)

Mos pranoni që të takoheni me atë që e keni njoftuar në internet në një vend të izoluar apo të vetmuar. Planifikoni që të takoheni në ndonjë qendër tregtare, një restaurant me shumë njerëz ose ndonjë vend tjetër publik. Asnjëherë mos pranoni të takoheni në ndonjë shtëpi private ose vend tjetër të izoluar.

Mos pini alkohol

Shmangni pirjen e alkoholit apo marrjen e substancave të tjera që dobësojnë aftësinë tuaj të gjykimit, kur të takoheni me dikë për herë të parë. Prisni deri sa filloni ta njihni më shumë, dhe kështu ti besoni personit mirë para se të i lejoni vetes të humbasë në ndjenja dhe emocione.

Nëse jeni gati që të takoheni me dashurinë tuaj online, ju mund të hamendësoni se si të jeni I sigurtë se duhet ta takoni dikë që e keni takuar në internet. Vetëm përdorni këshillat më lartë dhe besoni instinktit tuaj që të jeni të sigurtë në takimin tuaj.

8. May 2014
takuar ne internet

Si të jeni i sigurtë se duhet të dilni me dikë që e keni takuar në internet?

Nunc felis. Curabitur ac ipsum. Pellentesque nibh ultricies est. Maecenas consequat, augue a venenatis risus. Ut id mollis vel, lacinia quam. Praesent blandit malesuada. Suspendisse commodo