Mbështetja

Shumë njerëz e jetojnë jetën e tyre të rrethuar me marrëdhënie jo të shëndosha. Duke mësuar nga shembujt, ju asnjëherë nuk do të keni mundësinë për të kuptuar se çfarë e bën një marrëdhënie jo të shëndetshme. Rritja në marrëdhënie jo të shëndetshme i bënë njerëzit të besojnë se është diqka e zakonshme. Nëse ju nuk keni pasur asnjëherë marrëdhënie apo lidhje e cila ka qenë shumë pozitive ose nëse nuk jeni të sigurt se çfarë e bën një marrëdhënie të shëndetshme në këtë artikull kemi përmbledhur disa karakteristika:

Respekti

Respekti është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Kjo është e vërtet në të gjitha llojet e marrëdhënieve edhe nëse është një marrëdhënie shoqërore, takim apo martesë. Marrëdhëniet e shëndosha janë të përbëra nga njerëzit të cilët e dëgjojnë njëri – tjetrin dhe respektojnë njëri – tjetrin në mënyrë jo gjykuese. Ata mund të punojnë sëbashku për të zgjedhur problemin e jetës. Gjëja e fundit që ndonjë person ka nevojë është një partner i pa-sjellshëm që i nënvlerësonë dhe nuk i konsideronë ndjenjat e tyre.

Mbështetja

Të keni një marrëdhënie të shëndetshme, secili partner duhet të mbështes njëri – tjetrin. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë dhe të gjithë ne kemi nevojë një mbështetje pozitive nga koha në kohë. Marrëdhënia është një partneritet. Mbështetuni tek njëri – tjetrin dhe ndihmoni njëri – tjetrit për problemet të cilat i keni. Kjo do të thotë t’i ofroni mbështetjen e duhur partnerit në mënyrë që të ndalin shprehit e tyre të dëmshëm. Mos i mbështetuni shprehit e këqija të partnerit tuaj. Por ofroni  mbështetje për t’i ndërprerë këto shprehi.

Besimi

Të mos pasurit besim në marrëdhënien tuaj është sigurishtë një mënyrë e cila do të shkatërroj atë. Kjo lidhet me mbështetjen edhe me respektin. Në mënyrë që të respektoni dhe të mbështetni dikë, ju duhet të keni një bazë besimi. Besimi fitohet me kalimin e kohës. Bëhu i drejtë. Ndiqni pritjet e marrëdhënies (si p.sh. mos gënjeni, mos mashtroni, etj) Në qoftë se ju tregoni me kalimin e kohës që ju meritoni besimint e partnerit tuaj atëherë besimi do të ju ndjek.

Mos u bëni manipulues

Mos përdorni kërcënime apo fajin për t’i bëni gjërat në mënyren tuaj. Ky nuk është një gjest i mbështetjes dhe i respektit. Përderisa manipulimi mund të ju ndihmoj të merrni atë që ju e kërkoni në një kohë të shkurtër, në skemën e madhe të gjërave, ju jeni duke krijuar pakënaqësi, mosbesim dhe mos respekt.

Të dy partnerët duhet të ushtrojnë këto cilësi. Ju nuk do të keni një marrëdhënie të shëndosh nëse vetëm njëra palë është duke i përcjellur këto rregulla. Ka shumë gjëra që mund të bëjnë një  marrëdhënie të shëndoshë, por ato do të zvogëlojnë respektin, mbështetjen dhe besimin. Nëse ju jeni me të vërtet i respektueshëm dhe i besueshëm ju poashtu do të jeni besnik. Shikoni gjestet në marrëdhënien tuaj dhe pyesni vetën nëse këto cilësi definohen si cilësi dhe çfarë mund të bëni për të përmirësuar ato dhe për të ndërtuar një bazë edhe më të fortë.

2. February 2016
lidhje dashurie

Çfarë e bënë një marrëdhënie të shëndoshë?

Shumë njerëz e jetojnë jetën e tyre të rrethuar me marrëdhënie jo të shëndosha. Duke mësuar nga shembujt, ju asnjëherë nuk do të keni mundësinë për […]