mbrojtese

Pija e gjetur për të reduktuar shancet për sëmundjet e zemrës, të Parkinsonit dhe Tipin 2 të diabetit, duke j’u falenderuar përbërësve që gjenden në kokrrat e saj.

Duke pirë tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë do të mund të j’u ndihmonte të jetoni më gjatë, thonë shkencëtarët.  Rreziku për një vdekje të parakohshme nga sëmundjet e zemrës, të Parkinsonit dhe tipit 2 të diabetit reduktohen duke pirë kafe me masë, tregojnë kërkimet e tyre. Studimi, bazuar në më shumë se 200.000 njerëz, sygjeron që pirja e kafes gjithashtu zvogëlon rrezikun për vetëvrasje. Nuk ka rëndësi nëse kafeja juaj përmbanë kafeinë ose jo.

Përfitimet thuhet se lidhen me përbërësit që gjenden në frytin e kafesë. Autorët gjetën se duke pirë tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë ka ndikim të dobishëm në shëndetin tonë. Shkenctari kryesor Ming Ding, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, SHBA tha: ‘Përbërësit bioaktiv në kafe reduktojnë resistencën e insulinës dhe pezmatimit sistematik. Kjo do të shpjegonte disa nga gjetjet tona. Sidoqoftë, duhen më shumë studime për të hulumtuar mekanizmat biologjike që e prodhojnë këtë efekt”.

Rezultatet e publikuara në gazetën ditore Circulation, ishin bazuar në analizat e grumbulluara nga tre studime të mëdha në vazhdim me një numër total të 208,501 meshkuj dhe femra pjesmarrës. Pirja e kafes ishte vlerësuar duke përdorur pyetsorë ushqimi që ishin kompletuar çdo katër vite për 30 vite me radhë. Krahasuar me pirjen e vogël apo mos pirjen fare të kafesë, konsumimi në masë i kafesë ishte vlerësuar me rreziqe të reduktuara të vdekjes në mesin e shkaktarëve të tjerë.

Analiza ka llogaritur edhe faktorë të tjerë që kishin ndikuar në rezultate përfshirë duhanpirjen, indeksin e masës trupore, nivelet e aktivitetit fizik, konsumimin e alkoholit dhe dietat. Bashkë-autori, profesor Frank Hu, gjithashtu nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit tha: “Ky studim na pajisë me evidencë të mëtutjeshme që konsumimi në masë i kafesë, mund të akordojë dobitë në shëndetin tonë në termat e zvogëlimit të vdekjes së parakohshme si pasojë e disa sëmundjeve.

Por, Emily Reeve, infermiere kardiake nga Asociacioni Britanez i Zemrës tha: “Është e rëndësishmë të mbajmë në mend që mbajtja e një jete të shëndetshme është çfarë ka me të vërtetë rëndësi nëse doni të keni një zemër të shëndoshë, jo ajo se sa kafe pi gjatë ditës. Studimet e më parshme kanë treguar se të pini deri në pesë filxhanë kafe në ditë nuk është e dëmshme për shëndetin tuaj kardiovaskular, dhe ky studim e mbështetë atë. Por, më shumë kërkime janë të nevojshme për t’a kuptuar plotësisht se si kafeja ndikon në trupin tonë, dhe çfarë ka në kafe që mund të ndikojë në rrezikun që një person të ketë sulm ose goditje në zemër.”

Claire Bale, kryesuese e komunikimit për kërkime nga Parkinsoni, BM tha: “Ky studim shton material në hulumtimin ekzistues për kafeinën dhe kualitetet e mundshme mbrojtëse të saj, që lidhen me reduktimin e rrezikut ndaj sëmundjes së Parkinsonit. Edhe më interesant është fakti që, studimi tregon që pavarësisht nëse kafeja ështe me kafeinë apo jo, pirja në masë e kafesë gjatë ditës redukton rrezikun që një person të zhvillojë sëmundjen e Parkinsonit dhe problemeve të tjera neurologjike.”

Hulumtime të mëtutjeshme janë të nevojshme për të gjetur nëse kafeja do të na ndihmonte të luftojmë sëmundjen e Parkinsonit – duke na sjellur një hapë më afër faktit që, mund të na ndihmojë të përmirësojmë jetrat e shumë njerëzve me këtë gjendje.

Është me rëndësi të mbajmë në mend se ekzistojnë shumë probleme shëndetsore të lidhura me konsumimin e tepërt të kafeinës.

17. November 2015
filxhan me kafe

A munden 5 filxhanë kafe të j’u ndihmojnë të jetoni më gjatë?

Pija e gjetur për të reduktuar shancet për sëmundjet e zemrës, të Parkinsonit dhe Tipin 2 të diabetit, duke j’u falenderuar përbërësve që gjenden në kokrrat […]