mënyra të fuqishme të lidheni

Jo shumë kohë më parë, një e njohur e jona po ecte sëbashku me mua dhe gruan time dhe na tha, “Duhet të më tregoni cili është sekreti juaj. Ju të dy jeni aq të ëmbël me njëri tjetrin. Mendova se sapo jeni martuar!”.

“Sekreti” ynë në fakt nuk është ndonjë sekret, dhe shumë lehtë mund të shpjegohet dhe ilustrohet. Jam më se I lumtur ta ndajë këtë, dhe këtu do ti ndajë gjithashtu disa gjëra të thjeshta por të fuqishme që ne bëjmë, në mënyrë që ta pasurojmë dashurinë dhe entuziazmin në mardhënien tonë.

Gruaja ime dhe unë, jemi shumë të afërt me njëri tjetrin dhe, në sytë e mi, ne kemi lidhjen më të madhe në univers. Nga rreziku për të tingëlluar shumë klishe, ajo është dielli im dhe bota ime sillet rreth saj. Ajo është jeta ime.

Njerëzit na bëjnë me dije që ne jemi shumë me fat që kemi një mardhënie të këtillë, dhe une qeshem. Por, nuk është fati.

Është e vërtetë që ne ishim shumë fatlum që gjetëm njëri tjetrin, veçanarisht kur unë jam nga Ioëa, ajo është nga Filipinet dhe ne u takuam në një lojal në Kinë. Sidoqoftë, ne të dy e dijmë që një mardhënie nënkupton të jetosh, diçka që evoluon që duhet të ushqehet dhe të kujdesemi për të, ose përndryshe do të stagnojë dhe të vdesë. Në të dy kompromitojmë dhe japim, dhe kjo është arsyeja që ne jemi kaq “të ëmbël me njëri tjetrin”. Babai im më kishte thënë gjithmonë që, të mbash një mardhënie nuk është e lehtë, dhe unë kurrë nuk e kisha kuptuar këtë deri para disa vitesh. Ai nuk e kishte menduar sit ë vështirë, punë që të rraskapitë, por që dashuria është art.

Çdo njeri është unik dhe kur dy njerëz bashkohën sëbashku nuk ka asnjë precedent për mënyrën se si të ketë sukses.

Mund të dëgjoni këshillat dhe përvojat e njerëzve të tjerë, por për arsye se jeni totalisht një kombinim unik dhe I ri, mardhënia juaj do të lulëzojë vetëm nëpërmjet gjykimeve dhe gabimeve. Kur unë dhe gruaja ime ishim bashkë, ne ndanim pajtimet dhe mospajtimet tona (veçanarisht kur vijmë nga dy kultura dhe gjuhë të ndryshme), por ne gjithmonë kemi vendosur ti zgjidhim ato dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët. Sot, ne rrallë fjalosemi apo kemi ndonjë ndarje sepse ne kemi “punuar” me vite të mësojmë për njëri tjetrin, ta kuptojmë njëri tjetrin, të komprementohemi me njëri tjetrin dhe, më e rëndësishmja, ti japim njëri tjetrit.

Dhe përgjatë rrugës, ne kemi mësyar gjashë mënyra shumë të fuqishme për të rritur në masë të madhe mardhënien tonë.

6 Mënyra të Fuqishme të Lidheni me Partnerin Tuaj

Këtu janë gjashë gjërat që unë dhe gruaja ime I bëjmë, të cilat mund të duken të thjeshta, por janë shumë të fuqishme dhe efektive në përforcimin e lidhjes tonë dhe thellimin e mardhënies tonë.

  • Prekni ballin

Ju mbase po mendoni që jam I krisur, por provojeni. Prekni ballin njëri tjetrit për një minutë ose dy. Është diçka shumë e fuqishme që ndodhë që nuk mund ta them mirë vetëm me fjalë. Do ta kuptoni këtë ndjenjë pasi që ta provoni.

  • Vështroni në sytë e njëri tjetrit

Përsëri, kjo është e thjeshtë por shumë e thellë. Kur është hera e fundit që ju të dy thjeshtë keni vështruar në sytë e njëri tjetrit? Ekziston një arsye pse kjo frazë është klishë. Vendosni një kohë-matës për 3 minuta dhe vetëm shikoni në sytë e njëri tjetrit për këtë kohë. Do të mahniteni.

  • Mbani përqafimin

Shumicën e kohës, kur përqafojmë, është shpejtë dhe një person (ose të dy) janë në nguti. Merreni të paktën një minutë të plotë për ta përqafuar njëri tjetrin. Shtrëngojeni njëri tjerin dhe thjeshtë jini prezent në atë moment.

  • Thuaj “të lutem” dhe “faleminderit”

Disa njerëz thonë që kur jeni në një mardhënie, nuk keni nevojë të thoni të lutem dhe faleminderit sepse personi tjetër tashmë e di që ju e vlerësoni. Por, kush nuk pëlqen të ndihet i vlerësuar? Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme që ti jepni partnerit tuaj. Trajtoni me respekt absolut sa më shumë të jetë e mundur, duke thënë faleminderit për të gjitha gjërat që ata bëjnë dhe të lutem kur bëni një kërkesë.

Për shembull, provoj ta falenderoj gruan time për çdo ushqim që gatuan. Dhe pse jo? Unë e vlerësoj atë, kështuqë pse ajo mos ta dijë? Na bënë të dyve të ndihemi mirë. Të jesh mirënjohës ndaj partnerit tënd zakonisht i nxitë edhe ata të ua kthejnë me mirënjohje dhe madje vetëm kjo mund ta transformojë mardhënien tuaj.

  • Kërkoni partneres tuaj të martohet me ju (apo të jetë e dashura/ I dashuri juaj) çdo ditë

Këtë e mësova nga babai im. Ai e pyet nënën time çdo ditë nëse ajo dëshiron të martohet me të. Para se të martoheshim, do e pyesja gruan time çdo ditë nëse dëshiron të jetë e dashura ime. Dhe tani, bëjë të pamundurën që ta pyes atë çdo ditë nëse dëshiro të martohet me mua. Është mënyrë e thjeshtë për ti kujtuar partnerit tënd që e do dhe që je I përkushtuar për të.

  • Gjithmonë gjeni kohë të jeni vetëm, të bisedoni dhe të jeni me njëri tjetrin

Të shtunet janë për ne. Nuk punojmë dhe kalojmë ditën sëbashku. Shpesh dalim që të jemi larg nga pengesat si kompjuteri dhe televizioni ose vetëm dalim të ecim. Gjtihashtu, ne sigurohemi që, pamarrëparasysh çka, të shpenzojmë kohë bashkë gjatë mbrëmjeve, edhe nëse është vetëm për disa minuta.

Kjo mbase është më e rëndësishmja nga të gjitha që u përmendën këtu. Bëjeni partnerin tuaj prioritetin tuaj. Po, jeta është e zënë me punë, fëmijët, miqt, etj., por të gjitha gjërat janë më pak të rëndësishme sesa të kalosh kohë sëbashku me partnerin tënd. Dhe është një nga gjërat kyçe për ta mbajtur mardhënien të fortë dhe të shëndoshë.

26. October 2015
6 Menyra te Fuqishme te Lidheni me Partnerin Tuaj

6 Mënyra të Fuqishme të Lidheni me Partnerin Tuaj

Jo shumë kohë më parë, një e njohur e jona po ecte sëbashku me mua dhe gruan time dhe na tha, “Duhet të më tregoni cili […]