mësuar

Ju  mendoni se nuk ka më “dashuri” në artin e shërimit dhe fillimit pas ndarjes, por në fakt ka shumë mësime dashurie që do të mësoni pas ndarjes.

Çfarë mund të mësojmë për dashurinë nga ndarja?
  1. Dashuria nuk është e mjaftueshme:

Nuk po bëjmë shaka. Shpeshë “dashuria  nuk është e mjaftueshme!” “Dashuria” nuk mund ta shpëtoj martesën, edhe nëse e dashuroni shumë dikë, gjithmonë do të ketë shumë probleme të papërballueshme në mesin tuaj. Ndoshta kërkesat tuaja janë të pamundshme ose dëshirat tuaja të jetës do të shkojnë në drejtime të ndryshme.

Dashuria është e bukur por pajtushmëria, vizioni, drejtimi i dëshirave dhe një vlerë e përputhur është e duhur për të mbijetuar një martesë.

  1. Çdo dashuri nuk zgjatë përgjithmonë:

Jo çdo dashuri zgjatë përgjithmonë dhe është në rregull. Ndonjëherë ne kemi nevojë për të mësuar sa të mundemi nga një person dhe të vazhdojmë tutje.

Ne kemi njerëz që kalojnë në jetën tonë për sezona dhe arsyje, dhe një martesë dhe/ose lidhje mund të jetë një kohë ku ju zhvilloheni si person por jo të jetë aty përgjithmonë.

Kjo nuk do të thotë se dashuria është e parëndësishme ose më pak e veçant. Për ne, çdo dashuri duhet të jetë një lidhje unike dhe e veçant sepse kur lidheni në mënyre të till ju sigurisht do të përfitoni diçka dhe do jetë pjesë e jetës që gjithashtu ka benefitet e saja.

  1. Dashuria ka punë – por jo shumë punë:

Nëse ju jeni duke punuar gjithmonë në një lidhje, atëherë lidhja nuk do të funksionojë. Dashuria dhe martesa është supozuar të ketë përpjekje dhe kujdesi por nuk është e supozuar të jetë e vështirë. Nëse ju dy jeni shpesh në kompromis me njëri – tjetrin dhe në çdo gjë, shancat janë që dashuria juaj “nuk është e mjaftueshme” për të funksionuar, dhe kjo është në rregull!

  1. Edhe stresi mund të vras dashurinë:

Nuk ka rëndësi se sa nervoz jeni me ish – partnerin, ne jemi të sigurtë se diku thellë aty ekziston edhe dashuria aty. Është e vështirë ta shuash, edhe nëse ka kaluar kohë qe jeni ndarë dhe dëshironi të krijoni lidhje të re. Vetëm sepse dashuria ka qenë toksike nuk do të thotë se dashuria ka vdekur.

Kjo është lënduese në aspektin e dashurisë. Duke e ditur se ju nuk mund të jetoni me atë dhe është e vështirë të jetoni pa të. Megjithatë duhet të merrni dashurinë dhe të fokusoheni të vazhdoni jetën në një lidhje të shëndosh.

  1. Edhe një gjë e mirë vjen nga një dashuri e dështuar:

Një dashuri e dështuar nuk është një dështim nëse ju keni gjetur një perspektiv dhe jeni rritur nga eksperienca. Dashuria nuk ka nevojë të zgjatë në një jetë të tërë për të ju sjellur juve mësime në jetë duke e ditur se një eksperiencë nuk është shuar, por ju jeni bërë „ju“ nga ajo!

  1. Dashuria është dëshirë- jo nevojë:

Dashuria është të dëshironi – jo të keni nevojë për dikë në jetën tuaj. Shumë lidhje fillojnë sepse njerëzit ndjejne se ata kanë nevojë, gjë e cila kjo nuk është e shëndetshme. Nevoja për gjëra intime. Nevoja për të qenë i kërkuar. Nevoja të mos qëndrojmë vetëm etj.

Këto “nevoja” nuk janë produktive.

Dëshironi atë person në jetën tuaj – Dëshironi atë person të jetë pjesë e asaj se ju kush jeni sepse ai person flet për ju dhe zemrën tuaj, dhe jo sepse jeni të mbushur me nevoja të dashurisë së vërtetë. Pjesa tjetër është nga frika – bazuar nga nevoja.

3. March 2016
ndarjes

6 Gjëra që kemi mësuar për dashurinë pas ndarjes

Ju  mendoni se nuk ka më “dashuri” në artin e shërimit dhe fillimit pas ndarjes, por në fakt ka shumë mësime dashurie që do të mësoni […]