Ndihmë

Nuk është gjithmonë e lehtë për të kërkuar ndihmë, veçanërisht për diçka personale sikur lidhja juaj. Por telashet ju gjejnë kohë pas kohe dhe në ato momente nuk ju lëndon nëse kërkoni pak ndihmë para se gjërat të dalin jashtë kontrollit.

Edhe problemet e vogla – gjërat sikur nuk jeni në gjendje të bisedoni me njëri – tjetrin, mungesa e dashurisë, ose thjeshtë largimi – janë gjëra me të cilat duhet të ballafaqoheni. Edhe pse ndoshta nuk arrin me të njejtën urgjencë sesa problemet e mëdha, është mirë t’i trajtoni këto probleme sa më herët që mundeni. Nëse veproni më herët do e keni më lehtë të gjetni një zgjidhje, dhe të ndalni problemet që mos të ju bëhen edhe më të mëdha.

Si të kërkoni ndihmë

Ndonjëherë, kur kërkoni ndihmë mund të ndjeheni sikur po e pranoni dështimin, por jo në këtë rast. Duke kërkuar mbështetje, ju po merrni hapa për të rregulluar vështirësitë, ju po merrni përgjegjësi për veprimet tuaja dhe po kërkoni rrugën për të marrë vendime të duhura. Kjo do të ju sjellë në pozitë më të mirë për të mbrojtur lidhjen tuaj, po ashtu edhe ta fuqizojë atë.

Personi i parë që ju duhet të ju drejtoheni mund të jetë ndonjë antar i besueshëm i familjes tuaj ose shoqëria. Kjo është veprimi më i mirë për të ja filluar, sepse ju jep mundësi për të shikuar problemin në mënyrë të sigurtë, dhe t‘a shikoni atë nga një perspektivë tjetër.

Megjithatë, është edhe më mirë të bisedoni me ndonjë këshilltarë profesionist të lidhjes, sepse ndonjëherë familja ose shoqëria nuk janë gjithmonë të duhurit për të merrur me çështjen në fjalë. Një këshilltarë mund të ju ndihmojë duke ju ofruar mbështjetje emocionale, dhe të ju ndihmojë juve dhe partnerit tuaj t‘i shikoni gjërat nga pikpamjet e njëri – tjetrit. Kjo mund të ju lejoj të dyve të shikoni se si mund të ju kontriboheni problemit dhe çfarë duhet të bëni për të ju ndihmuar të i lëvizni gjërat përpara.

Të kërkoni mbështetje nga partneri

Sigurisht që mbështetja nuk duhet të vijë gjithmonë nga jashtë. Do të ketë disa raste kur ju dhe partneri juaj mund t‘a mbështetni njëri – tjetrin. Ndoshta është diçka që ju e kërkoni, ose ndoshta ju dëshironi mbështetjen e tyre për përmirësimin apo zhvillimin e një aspekti të lidhjes tuaj. Pra, cila është mënyra më e mirë për të kërkuar ndihmë?

Kemi dy mënyra. Njëra është të zemëroheni ose të psherëtoni derisa ta të kuptojnë se ju keni nevojë për ndihmë, dhe mënyra tjetër është të jeni të drejtëpërdrejtë dhe të ju tregoni se çfarë është problemi. Kjo ndoshta nuk do të ju habisë dhe të mësoni se të jeni të drejtëpërdrejtë mund të jetë e dobishme. Partneri juaj mund ta ketë më të lehtë për të ju dhuruar atë që ju keni nevojë, duke filluar nga rrethanat pozitive dhe mbështetja e përbashkët.

Vazhdoni të bisedoni me njëri – tjetrin, mundohuni të jeni të drejtpërdrejtë në ato raste kur ju keni nevojë për të diskutuar, sigurohuni që të diskutoni gjërat në mënyrën e duhur.

18. February 2016
ndihmë

A duhet të kërkoni ndihmë për të shpëtuar lidhjen tuaj?

Nuk është gjithmonë e lehtë për të kërkuar ndihmë, veçanërisht për diçka personale sikur lidhja juaj. Por telashet ju gjejnë kohë pas kohe dhe në ato […]