partneri

Njerëzit fillojnë të gënjejnë që nga mosha 4 vjeçare. Ne shumë shpejtë mësojmë se mund të shfrytëzojmë këto gënjeshtra për të qëndruar largë nga ndonjë situatë e keqe dhe të manipulojmë në situata të ndryshme për të mirën tonë.

Të gënjeni në një lojë pokeri është e dukshme. Ta gënjeni partnerin tuaj mund të jetë sikur një puthje e vdekur në lidhjen tuaj. Nëse ju gënjeni, ju sigurisht që po mbani diçka të fshehur ose mundoheni të largoni konfliktin e cila nuk do të zgjidhet vetë në mënyrë të magjishme apo të zhduket.

Nëse partneri juaj po ju gënjen, ju sigurisht do të dëshironit ta dinit.

Ka mënyra të ndryshme që tregojnë se ju jeni duke u gënjyer siç janë:

Rritja e pulsit të zemrës.
Ndjerësitja
Nervoza
Zgjerimi i bebzës së syrit
Ngritja e zërit

Historia e gënjeshtrave ndonjëherë ka mungesë të detajeve sepse ka më pak për të mbajtur në mend. Nëse historia që po ju tregohet është e paqartë, mundohuni të merrni më shumë detaje dhe bëni pyetje të përsëritura në mënyrë periodike për të shikuar se a po ndryshon historia.

Kur dikush gënjen, është një mundësi e madhe që ata mundohen të mos bëjnë kontakt me sy.

Nëse mendoni se po ju gënjen, pusho para se të ju përgjigjesh ose të pyesësh pyetjeve kur jeni në një bised. Nëse dikush është duke gënjyer, ata nuk do të presin që biseda të përfundoj, pra çdo pauz e cila zgjatë bisedën është e panevojshme dhe do t’ju jap një mundësi të shikoni se a ka ndonjë rritje të nivelit të stresit.

Një arsye se gënjeshtarët kanë shumë sukses është sepse ata e dinë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë viktimat. Pyetni vetën se a do të ketë historia e tyre ndonjë kuptim?

Ju e njihni partnerin tuaj. Çdo ndryshim i gjesteve të tyre është një shenjë se diçka nuk është në rregull.

27. January 2016
Si të kuptoni se po ju gënjen

Si të kuptoni se po ju gënjen

Njerëzit fillojnë të gënjejnë që nga mosha 4 vjeçare. Ne shumë shpejtë mësojmë se mund të shfrytëzojmë këto gënjeshtra për të qëndruar largë nga ndonjë situatë […]
19. November 2015
fëmijë

Partneri im i ri ka gjashtë fëmijë. A do të ketë kohë për mua?

Para pesë muajsh, fillova të dilja me dikë që sapo kishte mbaruar një lidhje afatgjatë. Nuk ishte planifikuar të ishte një lidhje, por me kohë ishte […]
2. November 2015
si ta ftoni dike ne takim?

Si ta ftoni dikë në takim?

Ftoni partnerin tuaj në takim Sapo ti keni përvetësuar mjeshtëritë se si të flirtoni online, do filloni të shihni shumë mundësi për të ftuar dikë që […]