pritjet

Çfarë vëreni fillimisht tek një person?

Teoria ime e punës është që mendjet tona – sado kaotike që janë – kanë një hierarki të veçantë të gjykimit të njerëzve. Sidomos për ata që pretendojnë të jenë partnerët tanë.

Ne e takojmë një person të ri dhe menjëherë krijojmë një dosje për të. Për të filluar, është vetëm ashtu; një dosje e zbrazët me një emërtim. Është e zbrazët. Imagjinoni sikur keni parë dikë duke hyrë në një kafeteri, ndoshta takimin e parë. Në një seri të shpejtë ne vërejmë:

  • Formën
  • Madhësinë (nënkuptuar gjatësinë dhe gjerësinë)
  • Mënyrën se si ata lëvizin dhe
  • Fytyrën e tyre

Renditja mund të ndryshojë, por jo shumë. Kjo gjithashtu mund të jetë një listë prioritetesh e burrave, jo një listë e grave.

Në më pak se disa sekonda, regjistrimet e këtyre përshtypjeve të para krijohen dhe futen në dosje, në atë dosje origjinale. Dhe atje qëndrojnë.

Të dhënë pas pritjeve

Pas futjes nga përshtypjet e para në dosjen origjinale, pritjet për një person mund të jenë të mëdha, dhe zakonisht janë të tilla. Shumë shpesh njerëzit presin shumë më shumë nga partnerët e tyre sesa çfarë ata mund të ofrojnë. Kjo pasiqë disa prej lidhjeve nisin në mënyrë të rastësishme ose sepse partnerët nuk janë kuptuar mirë në fillim, apo thjeshtë njëri partner dashurohet shumë pavarësisht të gjithave.

Dikush kishte shkruar: Po dilja me një vazjë. Ajo ishte shumë afër ideales për mua. Në fillim, ajo madje tha që nëse do e ndjeja se lidhja jonë nuk funksiononte mund t’ia thoja, kështuqë ne do të kuptonim se çfarë duhet të bëjmë më tutje – të ndahemi – paqësisht. Me respekt.

Kur i tregova që kjo lidhje nuk po funksiononte për mua, kishte kaluar një muaj i mbushur me biseda të heshtura dhe lotë mjaftueshëm sa për të lagur gjithë Kaliforninë.

Pritjet e saj për mua dhe lidhjen tonë ishin, mjerisht, të gabuara. Pritjet dhe imagjinata kishin pushtuar realitetin.

“Ne i adhurojmë pritjet, dhe kur pritjet janë dëshpruese apo të plotësuara, ne përsëri duam të presim.” Samuel Johnson

23. November 2015
Përshtypjet e para

Përshtypjet e para

Çfarë vëreni fillimisht tek një person? Teoria ime e punës është që mendjet tona – sado kaotike që janë – kanë një hierarki të veçantë të […]