pyetjet

Mundësit janë që tashmë të keni mësuar për personin që do të takoni në rrjetet sociale dhe nga bisedat tuaja online kshtuqë sa i perket takimit tuaj të parë ju ndoshta brengoseni se nuk do te keni shumë për cka të flisni. Edhe pse është e mirë të flisni për veten, takimi i parë është gjithashtu momenti të mësoni për personin qe do të takoni. Gjë që shumica e njerëzve e bëjnë përmes pyetjeve.  Nuk themi të bombardoni atë me pyetje sikur të ishte në intervistë, por është e mirë që të jeni gati në qoftë se biseda zbehet…

1. Në profilin tuaj thotë se …

Takimi i parë është momenti kur ju do të mësoni për personin e vërtetë dhe jo vetëm të keni informacione rreth tyre – për të dëgjuar atë duke folur për gjërat që ata janë të pasionuar, për njerëzit që janë të rëndësishme për ta etj. Ndiqni gjërat që fillimisht ju tërheqin nga ai person dhe kërkoni qe të ju tregojë më shumë – kjo tregon se jeni të interesuar kur ju i kujtoni pikat kyçe rreth tyre.

2. A ka ndonjë libër apo film që ka pasur ndikim të madh në ju?

Pyetjet si kjo janë të mira, sepse kanë thirrje universale – të gjithë kemi libra dhe filma që kanë ndikuar në jetën tonë. Ndoshta edhe ju do të keni për të ndarë përvojën tuaj. Duke folur për shijet personale tregoni gjëra rreth bindjeve personale, por është më lehtë të flisni në terma të përgjithshem.

3. Në qoftë se mund të kishit çfarë do pune në botë çfarë do të ishte?

Kjo është një pyetje e madhe, sepse u mundëson qe fokusi i bisedës të jetë në ëndrrat dhe aspiratat tuaja gjë e cila i bën njerëzit të ndjehen mirë. Ju do të keni shansin për të kuptuar se çfarë është motivimi për punë i personit që do të takoni – parat, statusi ose shërbimet – dhe kjo do t’ju tregojë shumë rreth tyre si një person dhe nëse vlerat tuaja mund të jenë të pajtueshme me të.

4. Kur ndiheni më të relaksuar?

Duke ditur se si dikush relaksohet është një mënyrë tjetër për të zbuluar se çfarë interesa tjerë mund të kenë perveç atyre që janë zbuluar në profilin e tyre dhe nëse ata janë një person me energji të lartë apo të ulët.

5. Cilat arritjet tuaja personale , me të cilat jeni krenar?

Në takim e parë nese doni të mbani biseden aktive dhe i shtroni pyetje në lidhje me të kaluarën ndonjëherë kjo mund të ju çoj në zbulimin e pakënaqësive ose momenteve të dhimbshme sidomos në lidhje me marrëdhëniet e kaluara. Formuloni pyetjet në lidhje me të kaluarën me një vrull pozitiv. Vjen koha për të thelluar më vonë.

6. Kush janë tre persona që ju do i ftonit në darkë dhe pse?

Këta njerëz mund të jenë të gjallë apo të vdekur dhe nga çdo periudhë e historisë. Kjo është një temë interesante, sepse mund të ju çoj në rrugë të ndryshme. Mos harroni, nëse ia shtroni këte pyetje, përgatituni për t’iu edhe përgjigjur vetë.

7. Nëse do ishte një kafshë që do duhet ta ruanit çfarë kafshe do të jetë?

Kjo pyetje tregon diçka rreth natyrës së personit. Shumë njerëz i duan kafshët dhe kjo është një mënyrë e papritur për të biseduar në lidhje me atë se kush është kafsha e tyre e preferuar dhe çështje të thella të mjedisit, nëse ato janë të rëndësishme për ju.

8. Çfarë është një cilësi tërheqëse rreth teje që njerëzit nuk e shohin menjëherë?

Kjo është një pyetje e mirë për dikë që nuk flet shumë për veten e tyre dhe mund të ketë turp apo i mungon vetbesimi në takime të tilla. Kjo është një mënyrë e butë për ta bërë atë të flas për veten e tyre.

9. Çfarë është një gjë rreth teje që mund të më befasoj mua?

Mund te del që një tip trupmadh, i fuqishem të bëjë një trëndafil nga krem sheqeri ose një grua e imët delikate ka një rrip të zi në karate – çfarëdo qoftë që të jetë, është një temë interesante për bisedë.

10. A dëshironi të takohemi përsëri?

Në qoftë se nuk e pyetni, nuk do të dini, dhe nëse jeni person që nuk mund të qendroj duke pritur nëse do të thërrasë apo jo, është më mirë që të jeni të drejperdrejtë dhe të ia thoni atë që keni në mendje.

Dëgjimi është pjesë e artit të bisedës, prandaj sigurohuni që të praktikoni atë shumë. Jini të gatshëm të përgjigjeni në çdo pyetje kështu shanset janë më të mëdha që ata do të kthehen përsëri tek ju.

1. December 2015
takimi i pare

10 pyetje të shkëlqyeshme për takimin e parë.

Mundësit janë që tashmë të keni mësuar për personin që do të takoni në rrjetet sociale dhe nga bisedat tuaja online kshtuqë sa i perket takimit […]