raporti shifror

Shkenctarët kanë kërkuar gjatë për shënjuesit fizikë të jetës sonë të brendshme. Tani është gjetur se gjatësia e gishtave tuaj tregon shumë për ju. Shikojeni këtë test që ta kuptoni, dhe provojeni për veten tuaj.

 

A e keni ditur se mund ta masni personalitetin tuaj me një vizore? Fillimisht, matni gjatësinë e gishtit tuaj tregues nga mesi deri tek maja. Pastaj, bëjeni të njejtën gjë me gishtin tuaj të unazës. Pjestojeni numrin e parë me të dytin për t’a kalkuluar raportin shifror 2:4. Për shembull, nëse gishti im tregues është 7.8 cm dhe gishti im i unazës është 8.2cm, raporti im është kështu: 7.8:8.2=0.95, që është saktësisht mesatarja për një burrë. Për gratë është 0.97.

Nën mesatare

Njerëzit me raport më të vogël kanë tendencë të jenë më të sigurtë, ndoshta edhe më agresiv, dhe janë më pak të prekur nga ç’rregullimet e ngrënies. Ata gjithashtu janë më të pritur të kenë një dorëshkrim “mashkullor”. Burrat me raport më të vogël janë përceptuar si më mashkullor dhe dominues dhe – në mesin e profesionistëve të muzikës – më të aftë sesa homologët e tyre të lartë-përmendur.

Mbi mesatare

Njerëzit me raport më të lartë shifror kanë tendencë të kenë një shkallë shumë të lartë të personalitetit të tyre që është person i pajtueshëm (ose janë thjeshtë vetëm njerëz të mirë). Burrat me nivel më të lartë janë më të mirë në provime por kanë më shumë gjasa të kenë besime paranormale dhe paragjykuese. Gratë (dhe homoseksualët) me raport më të lartë preferojnë partnerët me fytyrë më mashkullore.

Përse? Raporti juaj shifror reflekton shkallën e ekspozimit tuaj ndaj hormoneve mashkullore ndërsa jeni ende një fetus. Këto hormone kanë efekt maskulinizmi. Por, mos u shqetësoni nëse nuk përshtateni me fotografinë – shumë gjëra të tjera përveç ekspozimit ndaj androgjenit ndikojnë në gjatësinë e gishtave dhe tipareve të tjera që u përmendën këtu.

30. October 2015
Cfare thote raporti shifror

Çfare thotë “raporti shifror” për ju?

Shkenctarët kanë kërkuar gjatë për shënjuesit fizikë të jetës sonë të brendshme. Tani është gjetur se gjatësia e gishtave tuaj tregon shumë për ju. Shikojeni këtë […]