rregullat

Rregulla të reja për beqarët e sotëm modern

Lajme të këqija arinjë, beqare: Match.com publikoj rezultatet e një ankete që tregon që rregullat dhe shprehitë kanë ndryshuar. Përsëri. Por edhe pse fusha e lojës është bërë një territor i paeksploruar, disa nga rregullat tradicionale çka duhet e çka s’duhet ende aplikohen.

“Është me rëndësi për beqarët të dijnë që rregullat e daljeve kanë ndryshuar,” ka thënë Whitney Casey, eksperte e mardhënieve për Match.com. Ky studim ka gjetur se sjelljet gjatë lidhjeve ndryshojnë drastikisht ndërmjet moshave të ndryshme. Beqarët më të rinjë janë më të prirur të shtojnë shoqëri në Facebook, të komunikojnë me mesazhe pas takimit të parë, dhe të jenë evaziv rreth gadishmërisë nëse janë të interesuar për një takim të dytë. Ndërsa, beqarët më në moshë janë më të kujdesshëm kur vjen puna për daljet në kohën dixhitale.

Pas kësaj që u tha, më poshtë gjeni tetë shprehitë e takimeve – të reja dhe të vjetra – që çdo beqar duhet të dijë për to.

  1. Ai fton, ajo paguan.

Një gjë “duhet bërë” tradicionalisht me vite që ende qëndron në besimet gjenerale është që meshkujt janë të supozuar të bëjnë hapin e parë. Sidoqoftë, Match.com gjeti se 41% e grave ofrohen të marrin çekun për të paguar në takimin e parë. A dëgjuat djema? Nëse na ftoni për darkë, ne mbase do paguajmë faturën. Tingëllon si situatë fito-fito për ne.

  1. Krejt çfarë kërkohet janë 15 minuta

Për të vendosur nëse ju dhe partneri juaj keni kimi ndërmjet vete, kjo është. Tridhjetë-e-një përqind e burrave dhe grave pajtohen që 15 minuta nga takimi është krejt koha që ju duhet t’a kuptoni nëse pëlqeheni. Brengoseshit nëse partneri juaj i ardhshëm do të garantojë nëse i pëlqeni? Mosni, sepse Match.com gjeti se vetëm 12% e beqarëve aktualisht do të largoheshin para se nata të përfundojë.

  1. Sinqeriteti është (ende) politika më e mirë

Nuk po kënaqeni gjatë kohës kur jeni me të? Tregojini. Anketa gjeti se 52% e beqarëve mendojnë që është më mirë që me edukatë t’i tregoni partnerit tuaj nëse nuk jeni të interesuar, dhe pajtohemi. As ndeja nuk sjell asgjë kur nuk jeni i sinqertë, dhe kurrë nuk e dini kur do të vraponi në krahët e saj apo tij më vonë në jetë. Mbani mend: sjelljet kanë rëndësi.

  1. Mos shkoni deri në fund

Të paktën jo derisa, mirë, pas takimit tuaj të parë. 80% e beqarëve pajtohen se nuk duhet të keni mardhënie seksuale në takimin e parë. Të përmbaheni në takimin e parë ndërton mister, dhe nëse partneri juaj mund t’i marrë të gjitha për një natë, atëherë motivohet më pak për të j’u telefonuar përsëri.

  1. Është në rregull t’a ndiqni

Është vetëm çështje “Kur”. 48% e grave u pëlqen të ndjekin partnerët pas takimit të parë brenda 24 orëve, ku gjithashtu edhe 68% e burrave u pëlqejnë të “luajnë mirë” dhe të zgjerojnë ndjekjen në pothuajse tre ditë pas takimit tuaj të parë.

  1. Komunikimi klasik është më i miri

Në këtë kohë dixhitale, ekzistojnë me qindra mënyra të ndiqni në një takim: mesazhi, e-mail, mesazhi i menjëhershëm, etj. Por befasisht mjaftueshëm, anketa gjeti se 80% e beqarëve preferojnë të flasin në telefon.

  1. Po, mund ta shtoni partnerin tuaj si mik/mike në Facebook

Ah, dilema e rrjeteve sociale që i mundon të gjithë beqarët. Aq larg sa shkon dërgimi i kërkesës për shoqëri për partnerin tuaj, 21% e beqarëve të rinjë thanë se është në rregull t’ua dërgojnë ftesën partnerëve të tyre pas 2-3 takimesh përderisa 11% e beqarëve më në moshë presin derisa mardhënia të jetë eksklusive sa për të ndërmarrë atë hap. Këto përqindje të ulëta nënkuptojnë që, të mbani gishtin tuaj tregues nën kontrollë tek butoni “shtoni në miqësi” përderisa jeni në fazën e hershme të dashurisë.

  1. Kaloni kohë me shoqërinë tuaj

Nganjëherë shoqëria juaj e përjeton një ndjenjë të keqe kur është fjala për dashurinë, por 50% e burrave dhe 35% e grave do t’i njoftojnë partnerët e tyre me shoqërinë brenda muajit të parë të lidhjes, pavarësisht se cilës moshë i takojnë ata.

9. November 2015
Rregullat kane ndryshuar

8 Rregullat Moderne për Daljet që Çdo Beqar/Beqare Duhet t’i Dijë (Dhe Ndjekë!)

Rregulla të reja për beqarët e sotëm modern Lajme të këqija arinjë, beqare: Match.com publikoj rezultatet e një ankete që tregon që rregullat dhe shprehitë kanë […]