shkëlqyera

Dita e Shën Valentinit është njëra ndër festat më të veçanta të vitit për t’i propozuar partnerit tuaj. Është një ditë romantike të cilën gjithëmonë mund ta festoni së bashku. Nëse keni në mendje t’i propozoni në ditën e Shën Valentinit, ne kemi shtjelluar ide të ndryshme që kanë për të bërë këtë moment të paharrueshme.

Propozoni përpara një grupi njerzësh

Disa çifte shkojnë në teatër në ditën e Shën Valentinit. Nëse jeni të sigurt se e dashura juaj do të thotë po, bëjë një telefonatë menaxherit të teatrit dhe shikoni se a mund ta bëni këtë propozim në skenë. Kërkoni ndonjë ngjarje ose muzikë e cila do të ketë temë dashurie ose martese. Menaxheri i teatrit sigurisht do të ju asistoj për të planifikuar diçka teatrale dhe te paharrueshme. Mos harroni të i bleni më herët biletat sepse Dita e Shën Valentinit është e njohur në mbrëmje. Një mënyrë tjetër është të bleni reklamën të filmit në teatër e cila do të tregoj para se të fillon shfaqja.

Propozoni me ëmbëlsi

Bleni një kuti më çokolatë në formë të zemrës dhe zëvendësoje njërën çokolatë me unazën e fejesës. Ajo do të habitet se po i dhuroni diqka të shtrenjtë, por nëse e bëni ta hapë vetë, sigurisht do të jetë një suprizë e ëmbël për të! Një ide tjetër është të bleni një çantë më shënime në formë të zemrave dhe gjeje një zemër e cila thotë “Martohu me mua”. Ndaje çantën me atë, dhe mbaje të fshehur letrën më të rëndësishme në xhepin tuaj. Kur ajo nuk është duke shikuar, fute në çantë dhe thuaji “këtu, kjo është perfekt për ty”, dhe pastaj menjëherë uluni në një gju me unazë e propozimit në dorë.

Rikrijoni takim e parë ose një moment të veçant

Tregoni të dashurës tuaj që mos të bëjë plane në datën e 14 Shkurtit, pastaj organizoni momentet si në një takim të bukur në fillimin e lidhjes suaj (ndoshta një takim aty ku i keni thënë njëri – tjetrit “Të dua” për herë të parë.) Bëni rezervime në restaurantin e njëjtë, merrni këngën e cila ka qenë në radio në makinë, ose bëni një piknik me ushqim dhe verë të kuqe sikur që e keni pasur atë ditë. Mos harroni të visheni njëjtë! Me fjalë të tuaja, thuani se ju e keni rikrijuar këtë moment sepse ka qenë momenti ku ju e keni njoftuar personin më të cilin do të martoheni (ose e keni ditur se ju dëshironi ta kaloni jetën tuaj së bashku), dhe ulu në një gju dhe bëni pyetjen e propozimit!

Gjatë ecjes/ vozitjes/ lundrimit

Gjeni vendin e duhur dhe romantik afër jush, dhe pastaj drejtoje të dashuren atje duke ecur ngadale, duke biseduar se pse ju jeni i dashuruar me të dhe pse lidhja juaj është e veçant. Kur të keni arritur në vendin e duhur, ndani një moment për të shikuar rrethinën pastaj thuaj diçka si “Unë kam dashur të sjell në këtë vend e cila është e bukur ashtu siç je ti dhe të pyes të kalojmë tërë jetën sëbashku me mua. A do martohesh me mua?”

Në një restaurant

Sipas një studimi tregtarë të verërave, restaurantet janë vende sekondare më të njohura për propozime (shtëpija është e para!). Kjo ka kuptim se restaurantet janë të njohura, sepse ju do të keni njerëz të cilët do të ju ndihmojnë për të bërë gjërat perfekte. Nëse një restaurant është në planin tuaj, fillo duke gjetur vendin i cila është i veçant – i cila poashtu është i veçant për ju, apo ndonjë vend që ka ambient të magjishme. Sigurohuni ta keni të rezervuar herët dhe për derisa e bëni këtë, pyetni të bisedoni me dikë për propozimin tuaj që do e bëni në atë mbrëmje. Ata janë eksperta dhe të sjellshëm dhe është një mënyrë e lehtë për ta bërë në lokacionin e tyre – edhe nëse e shënoni „Martohu me mua“në pijatën e ëmbëlsirës, apo të ecni diku afër për propozim para se të ktheheni për shampanjë dhe ëmbëlsirë. Vetëm mos e fshihni unazën në ushqim – sigurisht nuk do të dëshironit që ajo ta gëlltit atë!

Zbuloni unazën në një vend të papritur

Nëse nuk jeni një person romatik, e dashura juaj do të jetë e dyshimt nëse ju papritmas dëshironi të shkoni në një restaurant të shtrenjtë ose në teatër, edhe nëse është Dita e Shën Valentinit. Vendosni unazën në një vend në shtëpi – në ndonjë dollap, ose në një kapak të birrës së parë në raftë me një letër e mbajtur e cila thotë “A do të martohesh me mua?” Sigurohuni që të jeni përreth kur ajo e shehë atë, që pastaj ju të uleni në një gju dhe t’ia bëni pyetjen. Një mënyrë tjetër dhe më e thjeshtë është të sjellni ndonjë gazetë dhe të pyesni në një mënyrë normale, “A mendon se ne duhet ta shpallim fejesën tonë në letër?” Kur së shpejti e fejuara juaj e kupton se çfarë keni thënë, ju e nxjerrni unazën nga xhepi dhe propozoni.

Në radio

Nëse e dashura juaj zgjohet nga alarmi e cila është vendosur në ndonjë ndonjë stacion të radios, ose është duke e dëgjuar të njëjtën radio në punë çdo ditë, organizoni një propozim të drejtpërdrejtë në Ditën e Shën Valentinit. Bëni një telefonatë atë stacion të radios disa ditë më përpara dhe organizoni atë, ose shikoni se a mund ta bleni një reklamë.

Album të fotove

Bëni një album të lidhjes suaj, me foto të ju dyve gjatë momenteve të rëndësishme, dhe në faqen e dytë të fundit shënoni “çfarë do të na sjellë e ardhmja?” dhe në faqen e fundit shënoni “si thua një martesë?”

Një libër me sekrete

E dashura juaj do të hapë dhuratën tuaj të Shën Valentinit e cila është një libër me poezi dashurie. Shumica e faqeve do të jenë të ngjitura bashkë, por një pjesë do të hapet, një vend i caktuar do të jetë i prerë me unazën e fejesës brenda në të.

Gjuhët e dashurisë

Në një libër të pastër, shënoni “A do të martohesh me mua?” në gjuhë të ndryshme në çdo faqe. Fillo me gjuhën e cila e dashura juaj më pak e di, dhe vazhdoni ta shënoni deri në gjuhën e saj.

Këtu kemi disa shembuj, po sigurisht që ju duhet të zgjedhni edhe më shumë përkthime:

Spanjollisht: Te Casas Conmigo?
Japonisht: “Watashito kekkon shite kuremasuka?”
Gjermanisht: Willst Du mich heiraten?
Italisht: Io sposerete?
Frangjisht: Veux – tu m’épouser?
Portugalisht: Queres casar comigo?
Turqisht: Benimle evlenir misin?
Anglisht: Will you marry me?

Cilado që ju do zgjidhni, bëjeni në mënyrë romantike dhe personale.

9. February 2016
Propozime të shkëlqyera në Ditën e Shën Valentinit

Propozime të shkëlqyera në Ditën e Shën Valentinit

Dita e Shën Valentinit është njëra ndër festat më të veçanta të vitit për t’i propozuar partnerit tuaj. Është një ditë romantike të cilën gjithëmonë mund […]