Michael Jackson mund të ketë pasur një jetë personale nën hije por argëtimi që ai ka ofruar me dekada të tëra ishte diçka që bota nuk e kishte parë më herët dhe mbase as deri më sot.
Lëvizjet e tij gjatë vallëzimit lanë njerëzit të habitur dhe të etur për të kuptuar teorinë se si ai e bënte këtë me vite të tëra. Sikur ndonjë magjistar, sekreti për trikun e tij u zbulua më në fund dhe tani ju do ta kuptoni se si Michael Jackson bëri përpjekje për të bërë vallëzimin “Moonwalk” pothuajse në çdo skenë vallëzimi.
Një nga sekretet e Michael Jackson që ende nuk është ekspozuar shumë ndaj botës është tërheqja e tij e famshme përpara në një nivel prej 45 shkallë gjatë performancës së “Smooth Criminal”. Deri sa shumë njerëz thonin se ishte aftësia e tij unike fizike që i’a lejoi të arrinte këtë lëvizje, sekreti në fakt është shumë më i thjeshtë se që e keni pritur.
Çka me të vërtetë ndodhi ishte që partneri i Michael Jackson krijoi një palë këpucë të famshme me një të çarë në fund të thembrës. Kjo do të zgjatej nga këpucët me komandën e përdoruesit dhe të vendoset si një kunj. Këpuca pastaj bëhet e sigurtë dhe personi do të kishte mundësi të tërhiqej në një shtrirje para dhe njëkohësisht duke ruajtur ekuilibrin e pjesës së sipërme të trupit.
Source: The Lad Bible – http://www.theladbible.com/articles/how-did-michael-jackson-pull-off-his-infamous-45-degree-lean-during-smooth-criminal