Sigurisht jeni duke menduar se cfarë mesazhe t’i dërgoni të dashurve tuaj në Shën Valentinit. Në ditët e sotme mesazhet, teknologjia dhe telefonat e menqur kanë zëvendesuar letrat e dashurisë. Tash duhet të mendoni se si të shprehni dashurinë në 180 karaktere. Vërtet është gjë e bukur të kesh dikë që t’i shprehesh ndjenjat tuaja në ditën e të dashuruarve. Për ju që po mendoni të bëni këtë ditë edhe më romantike lexoni mesazhet që Albanianfriends ka zgjedhur për ju.
Mesazhe dedikuar dashurisë.
* Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
*Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurrë nuk do të zbehet.
* Dashuria e pamaturuar thote:- Te dua sepse kam nevoje per ty. Dashuria e vertet thote: Kam nevoje per ty, prandaj te dua.
* Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
* Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
*Jam unë që të thërras me zë të shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. Të dua me shpirt.
*Nuk di. Nuk njoh. Nuk dua të kuptoj. Nuk dua veç të harroj!
*Përse sonte yjet nuk shkëlqejnë? A thua edhe ata mungesën tënde e ndjejnë?
*Nëse do kërkoja dashurinë dhe lumturinë, atë do ta gjeja vetëm te ti, dhe për ty do sakrifikoj e do të kërkoj derisa zemra të më punoj, sepse unë s’mundem tjetër të dashuroj.
*Mallin e kam ruajtur në zemër, ka shumë kohë unë s’të kam parë, sytë e tu s’i kam harruar, të dua si më parë!
*Mos harro se pa ty çdo gjë është e kotë, mos harro se të dua më shumë se dje, sot
*Pa ty, hëna nuk ka dritë; pa ty, dielli nuk rrezit; pa ty, jeta ime nuk ka kuptim se ty të dua – veç ty, shpirti im!
*Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast – kjo është dashuria që kam për ty
*Puthjet më të ëmbla ti m’i ke dhuru’, jetën ty ta fala kur më the “të du’”.
*I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, dorën s’mund ta ndal, i shkruaj në mëngjes, ditën, në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë.
* Bie të fle, tek ti mendoj, në ëndrrat e gjumit ty të shikoj, zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashuroj.
Kur më dhe dashurinë – zbulova jetën, kur të dhashë veten time – zbulova lumturinë