takimet

E mbaj mend kur mendoja me vete se sa vështirë ishte të dilja në takime për herën e parë pasiqë isha ndarë nga lidhja ime afatgjatë me të dashurin. Isha në vitet e hershme të 20ta, duke jetuar me dy nga shoqet e mia më të mirat dhe e gjitha por një pjesë e vogël e të ardhurave të mia ishte e pa disponueshme. Shkova në New York, shkoja nëpër ndeja gjatë gjithë kohës dhe ende ankohesha gjatë gjithë kohës në atë se sa vështirë ishte të takoja personin e duhur. Kur shikoj mbrapa, unë thjeshtë nuk e kisha kuptuar se sa mirë isha, a nuk kisha qenë e dëshpëruar për pak dashuri që do të mund ta takoja një mbrojtës. Sidoqoftë nuk e kisha bërë. Djali i parë që u shfaq dhe bam, ishte para pesë vitesh dhe jam një nënë e vetme dhe tani me të vërtetë e di se sa të vështira mund të jenë takimet e dashurisë.

Kur del në takime si nënë e vetme ke shumë opsione për t’u takuar me ta. Nga palestra, një lokal dhe madje edhe nga një shtet tjetër. Je shumë më fleksibil me kohën. Përveç orëve të punës mund të lësh një takim kurdo që ke pak kohë të lirë. Si nënë, ti nuk e ke vetëm një punë, por edhe fëmijën tënd gjithashtu. Pasataj ekziston edhe gjumi natyrisht, gjumi është shumë më me rëndësi si prind se sa kur je pa fëmijë. Më kujtohet si vrapoja për dy orë në natë për një kohë kur jeta ishte aq e çmendur. Tani sikur ti kisha vetëm dy orë, jam shumë dremitëse dhe nuk jam nëna më e mire. Gjumi është një faktor i rëndësishëm kur ke edhe dikë tjetër përveç vetes, që të kujdesesh për të. Atëherë padyshim që pajtohesh më të gjtiha llojet e takimeve, nga darkat jashtë, në darkat tek shtëpia e tij, netë gjumi, kinema dhe madje edhe vikende larg (kur lidhja bëhet më serioze).

Si nënë, jeta juaj e takimeve dhe lidhjeve vërtitet përreth edhe nëse mundesh apo jo të gjesh një dado, dhe për mua, kjo nuk është një gjë e zakonshme, veçanërisht jo mjaftueshëm e zakonshme që do të mund të dilja në takime. Dhe disa vikende pa foshnjën, kjo është praktikisht diçka që nuk bën. Kinema? Sigurisht nëse është në mes të pasdites gjatë lëshimit të ndonjë filmi të ri Disney, të paktën atëherë do të mund t’i mbajmë duart apo të shkëmbejmë ndonjë puthje të shkurtër me partnerin në errësirë përderisa fëmija im i’a ka ngulitur sytë ekranit. Gjithashtu mund të provoni lidhjet nga largësia kur nuk ke fëmijë. E kam bërë atë në mënyrë të suksesshme për më shumë se një vit sepse përsëri jeni më fleksibil dhe jeni të gatshëm të shkoni tek ai apo ai të vijë tek ju për më shumë se vetëm disa orë. Kjo ishte shumë afër pasiqë u lidha me një baba të vetëm por pasiqë ai jetonte shumë larg dhe e kishte vajzën e tij në kohën e pushimit, as që mundëm t’a provonim. Zhgënjim. Le të mos harrojmë për faktin që, është në rregull të takoni disa burra kur e keni vetëm veten tuaj për t’a kënaqur, por nuk jam e sigurtë që kjo do të ishte shumë e mirë mentalisht apo emocionalisht për vajzën time tre vjeçare.

Natyrisht, ekziston edhe ana tjetër për takimet si një prind i vetëm

Siç e përmenda më lartë, si beqare para se të bëhesha nënë, isha shumë më pak e kujdesshme se kë po e lija të hynte në jetën time. Çdo kush që donte të dilte me mua, do të bindesha, sepse kam dëshiruar dëshpërimisht vëmendjen që merrja nga kjo. Në një kohë më të gjatë, unë brengosesha vetëm që zemra ime të mos thehej dhe ashtu siç isha e re dhe naive, nuk kam qenë ndonjëherë vërtetë e djegur nga një marrdhënie. Tani që e kam vajzën time, jam shumë më shumë e vëmendshme kur vje puna për të dalur me dikë. Nuk i shikoj llojet e ngjajshme të burrave më, shikoj për dikë që do të ishte një burrë i mirë për familjen, dikë që do na vendoste neve para vetes së tij. Në të kaluarën kërkoja dikë që dukej bukur dhe që mund të fliste mirë dhe për gjithçka. Një folës të butë, një sharmant. Tani manovroj dukshëm larg nga dikush i këtij lloji sepse e di se sa shumë dëme mund të bëjnë.

Takimet si një nënë e vetme janë shumë më të shëndetshme, madje edhe nga qasja ime. E kam humbur paarsyeshmërinë për dikë që të më shfaqë dashuri dhe dhembshuri, sepse në shtëpi e kam dikë që më do pa kushte, dikush që më shfaqë më shumë dashuri dhe dhembshuri më shumë nga ajo që kisha imagjinuar. Tani, ndjehem sikur po kërkoj dikë që do të kompletojë familjen tonë, që do të bie në vend pa mundim në bashkësinë tonë të vogël pa nevojën që të na impresionojë. Pasiqë nuk jam në nxitim, mundem vërtetë ti njoh burrat, mundem të lëvizi ngadalë dhe ta lë veten time të bie në dashuri në mënyrë të natyrshme. Ende besoj se ekzistojnë më shumë gjëra pozitive të dalësh kur je beqar, sesa kur je prind, por as kjo e dyta nuk është krejtësisht negative.

Duke hyrë në këtë rrugëtim me fëmijën tënd mund të jetë argëtuese, dhe nëse janë mjaftueshëm të rritur, ju madje do të keni mundësinë të merrni mendimin e tyre se çfarë fustani duhet të vishni për takimin tuaj! Po, është e vështirë, por nëse duhet të jem plotësisht e sinqertë, i’a vlenë 100%.

Burimi: Amy Marie; Burimi i fotografisë: Galeria Koreane

23. November 2015
takimet

Takimet si beqare vs Takimet si nënë e vetme

E mbaj mend kur mendoja me vete se sa vështirë ishte të dilja në takime për herën e parë pasiqë isha ndarë nga lidhja ime afatgjatë […]