takimi i pare sy-me-sy

A jeni gati për t’u takuar me zemrën tuaj që e ke takuar online në një takim të parë sy-më-sy? Mirë, mos vraponi nga dera ende. Para se të vazhdoni dhe të dilni në takim, sigurohuni që i dini këto pesë gjëra bazike dhe esenciale për të, para ditës së madhe.

1.Emri i tij

Mbase tingëllon pak e çmendur të jetë në maje të listës? Me të gjitha e-mailet që vijnë në baza ditore, nganjëherë për emrat e njerëzve që j’u duhen jeni konfuz. Është shumë lehtë që të kapeni nga një vorbull ere nga takimi me Princin tuaj Sharmant që e keni takuar online, dhe atë kur uleni në një restaurant dhe e gjeni veten tuaj duke thënë “Më vjen mirë që më në fund të takova ty … err … princi84!?!” Sigurohu që i’a dini të paktën emrin e tij, madje edhe më mirë, edhe mbiemrin kështuqë mund të bësh një lidhje me jetën reale të atij personi.

2.Në cilin qytet jeton

Nëse i more 5 minuta me autobus për të shkuar në lokalin tënd të preferuar për të takuar njeriun tënd, dhe gjatë gjithë kohës duke i thënë vetes se sa me fat je që e ke takuar dikë që jeton në Prishtinë gjithashtuu! Ulesh e nervozuar derisa ai mbërrin 15 minuta me vonesë. Vonesë e mirë? Jo. Ai fillon të shpjegoj se si u ngatërrua në trafik për 1 orë e gjysmë vozitje. Disa njerëz lënë detaje kyçe në profilet e tyre sa i përket lokacionit se ku ata jetojnë. Sigurohuni që e dini qytetin dhe sa afër është nga ju. Një burrë nuk bën vozitje 1 orë e gjysmë për një kafe përveç nëse po pret të marrë desertin pastaj.

3.Nëse planifikon të jetë Monogam

Nëse nuk shikoni për këto shenja online, mbase mund të jeni shumë të dëshpëruar kur ai tenton të j’u dërgojë në apartamentin e tij në mes të natës. Një burrë që po kërkon të vërtitet nuk do të dalë vetëm ashtu kot me ju dhe të j’u thotë që po pret thirrje të ketë një lidhje vetëm ashtu sa për të kaluar kohën, por shenjat vërehen zakonisht nëse ekzistojnë kur shikoni me vëmendje, kështuqë jini të vëmendshme. Nëse duket avanturier, ai me siguri është.

4.Sa i arritshëm është

Nëse është ai nga ata persona që qysh në takimin e parë ju lënë me flutura në bark, ju do të doni të dilni përsëri në takim. Sa e pikëlluar do të jeni kur ta kuptoni që pas takimit të parë atij i duhet të shkojë në një takim pune larg për katër javë, në Gjermani, dhe pa telefon dhe pa kompjuter? Çka nëse ti punon nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe ai punon natën dhe gjatë vikendeve? Ti dëshiron që ai të jetë i arritshëm për kohën shoqërore dhe të lidhjes që duhet ta keni. Kuptoje se cila është agjenda/orari i tij gjeneral.

5.Si duket ai

Është në rregull ta pranoni që tërheqja fizike është e rëndësishme. Është mënyrë e natyrës për t’u siguruar që raca njerëzore të vazhdojë. Shfaqja e parë e dukjes fizike të njeriut tuaj duhet të j’u lëjë me atë ndjenjën therrëse në gishta dhe fjalët që mezi ju dalin nga goja. Apo krejt në fund edhe të imagjinoni se çfarë ndjenje është nëse e puthni atë. Gjëja e fundit që duhet të bëni në takimin e parë është të shikoni përreth për ndonjë burrë më tërheqës duke u shfaqur e pa interesuar në atë që është ulur pranë jush. Sigurohu që e ke një ide të qartë që tërhiqesh nga dukja e tij fizike.

Bëje shprehi që të kesh në mendje këto pesë informata para se të kalosh nga bota virtuale në atë reale. Jo vetëm që do ju mbrojë juve nga takimet e para të tmerrshme, dëshpruese dhe të çuditshme, por gjithashtu do ju bëjë më të eksituar që partneri juaj i vërtetë ka potencial të botës reale.

Burimi i fotografisë: TheUrbanDater

24. November 2015
burri qe keni takuar online

5 Pikat esenciale të kontrollit para se të takoni një burrë që e keni takuar online

A jeni gati për t’u takuar me zemrën tuaj që e ke takuar online në një takim të parë sy-më-sy? Mirë, mos vraponi nga dera ende. […]