Keni nevojë për pak inspirim apo mendime pozitive, motivohuni nga thëniet më të mira shqip më poshtë:
1. Të jesh dashuria e parë për dikë është e mrekullueshme, por të jesh e fundit është përtej perfektes.
2. Jeta është shumë e shkurtër të luftoni dhe grindeni me të kaluarën. Numëroni bekimet, vlerësoni njerëzit tuaj të dashur dhe vazhdoni me kokën lartë.
3. Kur njerëzit largohen, lërini. E ardhmja juaj nuk varet nga njerëzit që largohen, por nga ata që qëndrojnë me ty.
4. Njerëzit ndryshojnë për dy arsye kryesore: ose mendjet e tyre janë hapur ose zemrat e tyre janë thyer.
5. Jeta vjen vetëm njëherë, kështuqë bëni çfarëdo që ju bën të lumtur, dhe rrini me këdo që ju bën të buzëqeshni.
6. 12 Hapat Për Kujdes ndaj Vetes
8. Kur ballafaqoheni me drama të pakuptimta, kritika inatçore dhe opinione të gabuara, të largohesh është mënyra më e mirë të qëndrosh për veten tënde. Të përgjigjesh me nervozë është miratim i qëndrimit të tyre.
9. Jam fajtor që u kam dhënë njerëzve më shumë mundësi sesa kanë merituar, por kur Kam Përfunduar, Kam Përfunduar.
10. Nuk jam një njeri i përsosur. Bëj shumë gabime. Por me të vërtetë i vlerësoj ata njerëz që qëndrojnë me mua edhe pasiqë ta dinë se si jam me të vërtetë.
11. Nuk është ngjyra e lëkurës tonë që na bënë të NDRYSHEM. Eshtë ngjyra ngjyra e mendimeve tona.
12. Pjesa më e keqe e të qenit i fortë është që askush nuk të pyet nëse je mirë.
13. Mos prisni derisa çdo gjë të jetë perfekte para se të vendosni të kënaqeni me jetën tuaj.
14. Kur njerëzit e gabuar largohen nga jeta juaj, gjërat e duhura fillojnë të ndodhin.
15. Vazhdo. Çdo gjë që ke nevojë do të vijë tek ti në kohën e duhur.
16. Ji i mirë. Çdo kë që takon, po lufton një betejë për të cilën ti nuk di asgjë.
17. Gjithmonë do të ketë njerëz në jetën tuaj që nuk do ju trajtojnë mirë. Sigurohuni që t’i falenderoni që ju kanë bërë më të fortë.
18. Gjithçka mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Kështuqë, falni shpesh dhe dashuroni me gjithë zemrën tuaj. Kurrë nuk e dini se kur do ta keni atë mundësi përsëri.
19. Nuk jam madhështore. NUK kam një pamje mahnitëse apo stomak të sheshtë. Jam larg për t’u konsideruar një modele por jam unë. Ha ushqim, kam më shumë trashësi se që duhet. Kam frikë, kam një histori. Disa njerëz më duan, disave u pëlqej, disa më urrejnë. Kam bërë mirë dhe kam bërë keq. Mund të jem e çmendur dhe e zakonshme por nuk shtirem sikur dikush që nuk jam. Jam kjo që jam. Mund të më duash ose jo por unë nuk do të ndryshoj, dhe kur dashuroj atë e bëj me gjithë zemrën time. Nuk kërkoj falje për atë që thjeshtë jam vetvetja.
20. Ishulli i dashurisë