tradhetia

Bota juaj përmbyset. Ju ndiheni sikur po ju del zemra nga gjoksi. Dhe jeni të sigurt se nuk do t‘i besoni më askujt në jetë. Megjithatë tradhëtia është një nga përvojat e jetës nga e cila nuk duhet të heqim dorë deri sa të kalojmë dhimbjen dhe të rimarrim veten përseri.

Nuk është pamundësia të harroni ish të dashurën gjeja më e vështirë. Por ndoshta përpjekja që t‘i besoni dikujt tjeter. Zhytja e vetes përsëri në errësirë pa një dritë në fund të tunelit duke ditur që mund të përjetonit prap gënjeshtra dhe momente që nuk ju dërgojnë askund, ajo është me vështira.  Kur lëndoheni, dhe kur kuptoni sa lehtë ka qene që t‘i besoni gënjeshtrës, është shumë e vështirë që të ktheheni besimin e verbër.

E vështirë, po. Por jo definitivisht e pamundur, pse?

Sepse zakonisht tradhëtia nuk të bëjë me ju.

Tradhëtia ka më shumë të bëjë me tradhetarin se sa personin që është tradhetuar. Qoftë dëshmi pasigurisa, papjekuria ose një detyrim vetëshkatërrues, këto me të vërtetë nuk ndihmojnë dhe nuk jane reflektim i asaj që ata mendonin për ju, ose se sa të mirë ishit ju si partner por ka të bëjë me ata. Pranimi është faza e parë për të rimarrur veten- Edhe pse e pranojmë se është lehtë të thuhet e vështirë të bëhet!

Sepse ju do të kaloni këtë me kohën.

Po, në fillim, ndiheni sikur jeni shkatërruar. Por kur kuptoni se cfarë po ju ndodhe dhe megjithatë dal-ngadalë filloni të merrni veten përsipër është mjaftë fuqizim. Ju keni mbijetuar. Edhe pse natyrisht do të preferoni tqë të mos përjetoni një gjë të till përsëri. Cfarë nuk ju vret thonë se ju bënë më të fortë…

Sepse në fakt ka disa gjëra pozitive.

Të qenurit i tradhëtuar do të thotë të bëhesh shumë më i sinqertë, i hapur dhe i kjartë kur është fjala të njoftoni dikë tjeter. Kjo do të thotë të bëni më shumë përpjekje për të ofruar gjërat që ju prisni nga të tjerët, dhe marrëdhënia do të jetë shumë më e mirë. Në vend se të jeni më pak në gjendje të besoni dikë, ju do të jetë të hapur për frikën dhe ndjenjat e juaja dhe kjo do të bëjë që komunikimi të rrjedh mes jush dhe besimi të vij natyrshëm.

Sepse njoftimi me dikë tjetër mund të ndodhë me ritmin tuaj.

Gjëja më mirë te uebfaqet e njoftimeve sikur Albanianfriends është se ju mund të merrni gjërat shtruar. Së pari mund të gjeni dikë që ju pëlqen, të bisedoni me atë në internet, të vazhdoni me bisedë në telefon dhe pastaj kur jeni të sigurt të takoheni personalisht. Nuk keni pse të nxitoni. E mira është që në Albanianfriends shumë prej anëtarëve do të bashkangjiten per të njëjtën arsye si ju – kërkimin e dashurisë, por ndoshta jo shume të sigurt nëse ata do të jenë në gjendje të besojnë përsëri.

Pra, a kemi arritur të ju bindim? Apo ju tashmë keni harruar tradhëtin dhe keni zhvilluar disa taktika që ndoshta do t’i ndanit me ne?

7. December 2015
dashuria tradhetia

Tradhëtia- A do të mund të besoni përseri?

Bota juaj përmbyset. Ju ndiheni sikur po ju del zemra nga gjoksi. Dhe jeni të sigurt se nuk do t‘i besoni më askujt në jetë. Megjithatë […]