trekendeshi i dashurise

Dashuria & Llojet e saj

Zhvilluar nga psikologu Robert Sternberg, teoria trekëndësh e dashurisë për herë të parë u shfaq në Fondacionin Amerikan të Psikologjisë (APA) Rishikimi Psikologjik në vitin 1986. Që nga atëherë, disa njerëzve u pëlqen t’a përdorin atë për të përshkruar tri aspekte të rëndësishme të përkushtimit në një lidhje afat-gjatë. Idea është e thjeshtë, edhe pse aplikimi mund të jetë i vështirë. Sapo t’a keni kuptuar, do të mund ta përdorni për të përmirësuar dhe shpjeguar dashurinë tuaj.

Trekëndëshi

Sipas teorisë, dashuria ka tre komponentë që punojnë së bashku për të formuar një trekëndësh. Si një stol me tre këmbë, dashuria që bazohet në këto tre komponentë është më e fortë se ajo vetëm me dy, dhe dashuria bazuar në vetëm një komponent rrallë rrezulton në një mardhënie / lidhje të kënaqshme.

  • Intimiteti: Intimiteti është një ndjenjë e bashkimit dhe lidhjes. Ju vërtetë e pëlqeni njëri tjetrin, i pëlqeni aktivitetet dhe temat e njejta të bisedave, ndani sekretet dhe ndihmoni njëri tjetrin të zgjidhni problemet personale. Ju ndjeheni të mbushur me energji pasi të keni kaluar kohë së bashku.
  • Pasioni: Pasioni është pjesa fishekzjarre e marrdhënies. Ju jeni të tërhequr fizikisht nga njëri-tjetri. S’mund të ndaloni së shikuari personin apo ndonjë fotografi të tyre. E ndjeni një lloj elektriciteti në ajër kur partneri juaj është afër, dhe e përjetoni një dëshirë të madhe dhe të fortë kur jeni larg njëri-tjetrit.
  • Përkushtimi: Përkushtimi është zgjedhja që bëni çdo ditë për të qëndruar së bashku. Përfshin edhe lidhjet afat shkurtë edhe ato me plane afat gjatë, me premtimin se do të jeni aty për njëri tjetrin për tërë jetën.

Tetë llojet e dashurisë

Trekëndëshi i dashurisë përcakton tetë lloje të ndara të dashurisë, varësisht se në cilat këmbë të trekëndëshit prezantohen. Virtualisht çfarëdo lloji i lidhjes dashurie të imagjinueshme mund të klasifikohet si njëri nga këto tetë lloje.

  • Jo-dashuria: Siç sygjeron emri, jo-dashuria ndodhë kur asnjëra nga tri pjesët e trekëndëshit nuk ekziston. Kjo është si ndjeheni nga shumica e njerëzve që vijnë në jetën tuaj si njerëz që i njihni apo miqësi të pa njohura. Mbase mund t’i pëlqeni ata, mund të kënaqeni me kohën që e kaloni me ta, por ju nuk jeni të ndërthurur me ta në asnjë mënyrë.
  • Miqësia: Kur intimiteti është e vetmja pjesë e trekëndëshit që është prezente atëherë ndodhë miqësia. Ju pëlqeni njëri-tjetrin shumë, kënaqeni me bisedat që i bëni, dhe e ndani një nivel të thellë besimi që zakonisht ndodhë me njerëzit që i njihni. Prap, ju nuk jeni ende të lidhur plotësisht dhe nuk i keni dhënë ndonjë premtim njëri tjetrit për të qenë së bashku gjithmonë. A keni ndonjë mik/mike që flisni me të kohë pas kohe, por kur e bëni, duket sikur koha ska kaluar fare? Ky është lloji i miqësisë i shpjeguar këtu.
  • Të rënit në dashuri: Të rënit në dashuri nënkupton kur vetëm pasioni është i pranishëm. Flirtimet bien në këtë kategori ashtu siç bien edhe lidhjet fizike romantike. Ky lloj tenton të jetë i fortë dhe i gjithë-përfshirë, por mund të digjet shpejtë kur është pa elementet e tjera.
  • Dashuria e zbrazët: Kur përkushtimi është pjesa e vetme e trekëndëshit, ndodhë dashuria e zbrazët. Kjo është më së shumti e parë në martesat me ndërmjetësime, në të cilat partnerët nuk kanë pasur mundësi të bien në dashuri si dhe në martesat shumë vjeçare të cilat e kanë humbur shkëndijën.
  • Dashuria romantike: Dashuria romantike është produkt i pasionit dhe intimitetit. Shumica e lidhjeve bien në këtë kategori. Mund të ekzistoj ekskluzivitet dhe përkushtim ditë pas dite, por pa premtime afatgjata. Dashuria romantike shpesh përfundon para se të bëhet ndonjë përkushtim i madh afat-gjatë.
  • Dashuria shoqëruese: Kjo është produkt i intimitetit dhe përkushtimit pa pasion. Kjo zakonisht shihet në martesat e gjata ku pasioni e ka vështirë të mbahet. Prap, çifti ështe jashtëzakonisht i lidhur intimisht dhe kanë bërë përkushtime afatgjata ndaj njëri-tjetrit. Shumë çifte jetojnë të lumtur me dekada si pasojë e dashurisë shoqëruese. Ky lloj i dashurisë shpesh shihet edhe në lidhje të forta familjare dhe miqësi platonike. Ai/ajo miku/mikja që do lëjë gjithçka dhe të vozisë rreth 500 milje dhe të të shpëtojë ty? Xhaxhai, dera e të cilit është gjithmonë e hapur pavarësisht sa herë e ke prishur punën? Këto janë shembuj të dashurisë shoqëruese pa partnerë.
  • Dashuria e vetëkënaqur: Kjo vjen si rezultat i pasionit dhe përkushtimit pa intimitet. Çiftet që zhduken pas disa ditësh që kanë filluar të dalin, bien në këtë kategori. Ndjenjat janë shumë të forta dhe shumë të vërteta, por nuk qëndrojnë mbi besimin dhe miqësinë e nevojshme që do t’i çonte në një lidhje afat-gjatë të kënaqshme.
  • Dashuria e përkryer: Dashuria e përkryer ndodhë atëherë kur të trija pjesët e trekëndëshit janë prezente dhe në një balancë të barabartë. Konsiderohet si forma ideale e dashurisë, duke parashikuar kënaqjen afat-gjatë dhe mundësinë për të mbajtur mjerimin me hir dhe humor.

Duke i bërë të gjitha bashkë

Përderisa teoria e trekëndëshit të dashurisë shpjegon se çfarë po ndodhë në lidhje, nuk e shpjegon se si pjesë të ndryshme të trekëndëshit shfaqen ose zhduken. Të gjitha lidhjet janë subjekt i rrjedhave, dhe asnjë lloj i dashurisë nuk është i zgjidhur dhe i pa-ndryshueshëm. Lidhjet kërkojnë punë dhe përpjekje për t’i mbajtur, dhe madje edhe dashuria e shoqërueshme mund të vdesë nëse nuk ushqehet.

Gjtihashtu, lidhjet që janë të ndërtuara në një apo dy elemente mund të përforcojnë dhe zhvillojnë një burim më solid nëse të dy partnerët janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre. Shumë martesa të rregulluara ndërtojnë intimitet me kohë. Disa dasma shkojnë për të zgjatur për gjithë jetën. Martesat e shoqërushme mund të ri-ndërtojnë shkëndijën e tyre origjinale.

Përdoreni teorinë e trekëndëshit për të vlerësuar lidhjen tuaj dhe jipjani një vështrim të sinqertë se në çfarë faze ndodhet tani. Pastaj, përdoreni si dërrasë kërcimi për të biseduar me partnerin tuaj. A është ai/ajo i/e lumtur me çfarë keni? A po punoni dytë së bashku për të arritur qëllimet e njejta? Informacioni që do mbledhësh do të ndihmojë të vendosësh nëse duhet të vazhdoni të përmirësoni lidhjen që e keni, apo është koha që të vazhdoni përpara.

27. November 2015
dashuria

Dashuria: Teoria Trekëndësh e Dashurisë

Dashuria & Llojet e saj Zhvilluar nga psikologu Robert Sternberg, teoria trekëndësh e dashurisë për herë të parë u shfaq në Fondacionin Amerikan të Psikologjisë (APA) […]