vajzë

Nëse keni njohur një vajzë apo djalë nga diaspora me të cilin nuk keni mundësi të takoheni sepse gjindet largë jush po keni shumë dëshirë të dini më shumë rreth tyre, ju mund të bëni atë edhe online. Të njohësh një person më mirë gjatë kohës që ju flisni online nuk është gjë e vështirë edhe pse është shqiptar nga diaspora. Ju thjesht i bëni njëri – tjetrit pyetje të tilla si p.sh. për libra, muzik, art, politik, histori, loja, filma poashtu edhe për eksperienca personale të cilat ju bënë të njiheni sado pak.

Mirëpo për të zgjatur bisedat tuaja këtu kemi përmbledhur disa pyetje të cilat ju bëjnë të njiheni edhe më mirë me personin që po bisedoni:

  • Çfarë do të bëni me kohën nëse ke mundësi të lëshosh punën?
  • Më trego për dhuratën që nuk e ke harruar asnjëherë?
  • Cila është gjëja më e vështirë që ke bërë?
  • Nëse mund të ndryshoje diçka nga vetja jote, çfarë do të ishte?
  • Nëse do të kesh një ditë të jetosh jetën nga fillimi, cilën ditë do të zgjidhje?
  • Cila është këshilla më e mirë që ja ke dhënë një person?
  • Cila është pyetja më e mirë që ju ka bërë dikush?
  • Nëse do të ishe kafshë, cila do të ishe?
  • Përshkruaj një të shtunde të përkryer.
  • Nëse do të kishe mbetur në një ishull, me ujë të palimituar dhe asgjë tjetër, cilat janë tri gjëra të tjera që do të kishe dëshirë t’i kishe?
  • Nëse do të mësoje ndonjë aftësi të re, çfarë do të ishte?

Kështu ju mund të njoftoheni më mirë me shqiptarë të tjerë nga diaspora dhe të dini se a ia vlenë të mendoni për një të ardhme sëbashku qoftë në vendin tuaj apo atje.

Ju poashtu mund të lexoni artikullin tonë “9 Këshilla për të filluar një lidhje të shëndoshë online” i cili gjithashtu mund të ju ndihmojë të krijoni një lidhje sa më të mirë.

13. January 2016
Si të njoftoheni me një vajzë apo djalë nga Diaspora

Njoftimi me djem dhe vajza nga Diaspora

Nëse keni njohur një vajzë apo djalë nga diaspora me të cilin nuk keni mundësi të takoheni sepse gjindet largë jush po keni shumë dëshirë të […]