Vitit të Ri

Nata e Vitit të Ri është një ditë që të gjithë e presim me padurim. Por bukuria më e madhe është kur ke në plan t’i propozoni partnerit tuaj në natën e Vitit të Ri.

Një propozim perfekt nuk ka nevojë të jetë me audiencë apo të jetë diçka e shtrenjtë, duhet vetëm të jetë e menduar, personale dhe e përzemërt. Nëse do që unazën ta zgjedhësh me partnerin atëherë zgjedh ndonjë bizhuteri që të jetë e dukshme. Për shembull, një zinxhirë e cila është e graviruar me datën dhe emrat e tuaja do të ishte e bukur, apo ndonjë orë. Kështuqë partneri yt do të ketë mundësi të zgjedh unazën me ty më vonë dhe të mbajë bizhuterin si një kujtim.

Të përgatisësh një fjalim të shkurtër është e lezetshme dhe do të ndihmojë të qetësohesh por mos e lexo nga ndonjë skript. Mbaji në mend fjalët që ke dëshirë t’i thuash (printoje atë dhe dhuroja të fejuarës tënde më vonë), gjithsesi thuaji vetëm fjalë qe rrjedhin nga zemra.

Zgjidh vendin e duhur

Që të zgjedhësh vendin e duhur për të propozuar është e rëndësishme, por nuk ke nevojë ta qosh partnerin në maje të Kullës të Eiffel-it nëse e ke buxhetin e vogël. Ta qosh atë në një vend ku jeni njoftuar është e lezetshme. Çfarë je duke kërkuar ti është një vend me atmosferë romantike. Një festë do të ishte e bukur, por do të ishte më mirë të ndashë një propozim të qetë. Largoje partnerin nga turma dhe krijoje një moment vetëm për ty. Pastaj mundesh të kthehesh prapë në festë si një çiftë i fejuar dhe të lumtur dhe te ndani lajmin e bukur me familje dhe shoqëri.

Krijo një album kujtimesh

Blej një fotoalbum të bukur ose krijoje një libër të fotove dhe printoje online. Mbushe me kujtime të kohës që e keni kaluar bashkë – foto, letra, disa fjalë të shkurta nga e-maili…Shëno diçka qesharake, tituj të bukura në çdo faqe. Në fund të faqës, shënoje propozimin tënd.

Kalendari

Merr kalendarin e 2015 dhe fillo të shënosh kujtimet e tua të preferuara gjatë këtij viti që i keni kaluar bashkë në çdo datë që të kujtohet. Vendos shumë detaje në ditëlindjen e njëri- tjetrit, shëno poshtë se pse ajo është e veçant për ty dhe vendos foto, vizatime dhe komente. Mbush tërë vitin me kujtime personale. Dhuroja partnerit tënd dhe pyete se a do e bëjnë të ardhmën më të bukur bashkë nëse do të martohej me ty.

Darka

Nëse nuk e ke problem të paguash një meny të shtrenjtë – dhe të ndash momentet me shumë njerëz të lumtur – një restaurant do të ishte një organizim i bukur për natën e Vitit të Ri. Bëje që të duket magjepëse duke zgjedhur vendin ku ti dhe partneri yt keni shkuar në një takim më herët dhe shko më herët që të pyesësh menaxherin të të ndihmoj që vendi të duket sa më mirë. Nëse mendoni se po ju kaplon nervoza, propozoi para se të shkoni. Në atë mënyrë, ti mund të relaksohesh dhe të kalosh një darkë të bukur dhe të lumtur duke bërë plane për ditën tuaj të madhe.

Darka në shtëpi

Të krijosh një propozim të paharruar në shtëpi e gjithë ajo që të duhet është një organizim romantik. Gatuaj ushqimin të cilën ti e di se partnerit tënd i pëlqen (ose ftoje dikë të ndihmojë), por sigurohu që të jetë dicka e thjeshtë e cila nuk ka nevojë të ketë përkujdesje në çdo minutë. Fokusohu të rregullosh dhomën dhe tavolinën. Qirinje, lule, fletë të trëndafilit, “kënga juaj” të luaj lehtë në dhomë – e gjithë kjo të ndihmon të krijosh një atmosferë të paharruar.

Porpozoi online

Ky lloj propozimi ka filluar të bëhet çdo ditë e më shumë i njohur dhe nëse ti ende je duke menduar që t’ia bësh pyetjen në natën e Vitit të Ri, lajmi i mirë është se ti ke ende kohë të që ta bësh organizimin. Disa web-mastera të talentuar krijojnë një faqe që të pyesin partnerin e tyre për martesë, dhe fshehtas shfrytëzoje web kamerën që të xhirosh fytyrën e partnerit tënd kur e lexon faqen.

E ëmbël! Nëse të pëlqen ideja në këtë mënyrë, mendohu të krijosh një video me muzikë dhe foto, vendos këngën që partnerit tënd i pëlqen dhe shkarkoje në Youtube, duke përfunduar me pyetjen “A do të martohesh me mua?” Nëse jeni njoftuar online, ti mundesh të marrësh të dhënat e partnerit tënd në profilin e saj që të kanë pëlqyer ose e-mail-ët që keni ndarë që të ndihmoj për të treguar historine se si jeni dashuruar me njëri- tjetrin.

Dekorime

Nëse do të jeni në shtëpi pranë bredhit në natën e Vitit të Ri, ti ende mundesh të jesh kreativ kur vjen puna për propozim. Pse mos të vësh kartona në degë të bredhit në formë të zemrave me mesazhe duke treguar gjërat që të pëlqejn për partnerin tënd? Në maje të bredhit, vendose unazën në një kuti të vogël.

Mesnatë

Nga gjithë ato gjëra më lartë, kujtohu se kur fillon numërimi është momenti më i bukur në natën e Vitit të Ri pra shfrytëzoje këtë. Kur të gjithë fillojnë të numërojnë në sekondat e fundit të 2016, mbaje dorën e partnerit dhe fillo të ja numërosh 3 arsyet se pse e do atë. Kur mbërrin akrepi në mesnatë, propozo. Është e thjeshtë dhe e ëmbël poashtu ide e shkëlqyer.

 

 

 

24. December 2015
propozimi per vitin e ri

Ide sesi të propozoni në natën e Vitit të Ri

Nata e Vitit të Ri është një ditë që të gjithë e presim me padurim. Por bukuria më e madhe është kur ke në plan t’i propozoni […]
15. December 2015
sydeny

11 Vende të bukura për të festuar Vitit të Ri

Keni dëshirë të festoni Vitin e Ri diku jashtë vendit por nuk keni ide se ku? Ne kemi renditur disa qytete të cilat duken vërtet bukur dhe që […]