Termet

Kushtet dhe termet e përdorimit të Albanian Friends

Termet dhe cfarëdo dispozite apo opsioni që del apo në lidhje me të bazohen dhe përmbushen në bazë të ligjit në fuqi. Në rast se ka mospërputhje në mes të këtij versioni në gjuhën shqipe dhe çdo kopje të përkthyera nga interneti të Termeve të përdorimit, do të mbizotërojë versioni në gjuhën shqipe.

Përmbledhje

Ju duhet ti lexoni termet e përdorimit në tërësi pasiqë ato aplikohen cdo herë që ju e vizitoni faqen e Albanian Friends.

Sidoqoftë, në rast se keni nevojë për përkujtim të pikave kryesore, këtu keni një përmbledhje të shkurtër:

  1. Nëse jeni nën moshën 18 atëherë fatkeqësisht ju nuk mund t’a përdorni Albanian Friends ende sepse është një vendtakim vetëm për të rriturit.
  2. Ne nuk mbajmë përgjegjësinë për asgjë që publikoni apo thuani në Albanian Friends dhe ne nuk e monitorojmë përmbajtjen e faqes, por nëse shohim apo dikush na njofton që keni postuar dicka që ne mendojmë është në mospërputhje atëherë ne jemi të obliguar ta largojmë atë.
  3. Nëse publikoni dicka që i përket dikuj tjetër dhe ata ndihen të shqetësuar (apo i thërrasin avokatët e tyre), ne nuk jemi pjesë e kësaj. Duhet të merrni përgjegjësi mbi atë se cfarë postoni.
  4. Nëse jeni të shqetsuar se si të dhënat tuaja do të përdoren nga Albanian Friends, atëherë ju lutemi që të referoheni tek Privatësia. Do ju tregojë gjithcka që doni të dini.

E drejta e plotë ligjore

Albanian Friends është një aplikacion dhe rrjet social i dizajnuar si forum për t’u takuar me njerëz, vend për të diskutuar dhe ndarë fotografitë, të rejat dhe informacionet. Qëllimi është që të jetë një vend argëtimi për tu vizituar, dhe është e rëndësishme për ne (dhe për ju) që të mbetet një ambient i sigurt dhe miqsorë kështu që ju pajtoheni ta përdorni Albanian Friends vetëm për qëllimin që është krijuar dhe që është në përputhje me termet dhe kushtet e përdorimit (“Termet”).

Termet konsistojnë në një marrëveshje që krijohet në mes të përdoruesit (“ju”) dhe Albanian Friends, me zyrë të regjistrimit në rr. Adlikerstrasse 255 8105, Regensdorf, Zvicër, të www.albanianfriends.com (sëbashku me aplikacionin dhe web-faqen përkatëse, “Albanian Friends”). Albanian Friends bashkëpunon me kompaninë themeluese të saj ASANI Group (një kompani e themeluar në Zvicër me seli në Regensdorf).

Termet aplikohen kurdo që e përdorni Albanian Friends, nëse keni vendosur ose jo të regjistroheni me ne, kështu që ju lutem lexoni me kujdes. Duke u qasur, përdorur, dhe regjistruar për të pranuar shërbimet e ofruara në Albanian Friends, ju gjithashtu pajtoheni dhe i pranoni termet dhe kushtet e përgjithshme.

NËSE NUK PAJTOHENI ME TERMET DHE KUSHTET ATËHERË NUK DUHET TË PËRDORNI APLIKACIONIN E ALBANIAN FRIENDS

1. Përdorimi i faqes dhe aplikacionit, dhe rregullat referuar përmbajtjes

Kush mund t’a përdorë Albanian Friends?

Albanian Friends është një vendtakim për të rritur. Ju mund të regjistroheni si antëtar në Albanian Friends nëse jeni më i vjetër se 18 vjet (apo mosha e pjekurisë që vlenë në shtetin tuaj, nëse është më e madhe se 18).

Ju keni të drejtë, autoritet dhe kapacitet të hyni dhe t’u nënshtroheni termave dhe kushteve dhe duke përdorur Albanian Friends, ju nuk do të shkelni apo të abuzoni me ligjin e shtetit prej nga vini. Ju dhe vetëm ju do të jeni përgjegjës për cdo gjë, në rast të shkeljeve të këtyre rregullave të aplikuara nga ligji.

Ju gjithashtu pranoni se nuk jeni të dënuar, dhe nuk jeni pjesë e asnjë gjyqi që lidhet me ofendime, dhunë, sjelle të keqe seksuale dhe ngacmimi.

Cfarë pëmbajtje jam i lejuar të postoj në Albanian Friends?

Ju jeni i lirë të postoni në Albanian Friends gjithcka, përfshirë fotografitë, mesazhe dhe përmbajtje tjera.

Ekzistojnë disa rregulla, që kur jeni duke përdorur Albanian Friends ju nuk mund të postoni dicka që:

    1. Përmbanë përmbajtje apo gjuhë ofenduese apo që mund të ngacmojë, mërzisë, shqetsojë, alarmojë apo pengojë një person tjetër;
    2. Është jo e hijshme, pornografi apo tjetër që mund t’a dëmtojë dinjitetin njerëzor;
    3. Është abuzive, ofendon apo dëmton, apo që promovon dhe inkurajon racizëm, seksizëm, urrejtje apo fanatizëm;
    1. Inkurajon cfarëdo aktiviteti ilegal, pa kufizim, terrorizëm, nxitjen e urrejtjes racore apo parashtresa të cilat konsistojnë në kryerjen e ndonjë akti kriminal;
    2. Është shpifëse;
    3. Lidhet me aktivitete komerciale (përfshirë, pa kufizime, shitjet, konkurset dhe shpalljet, lidhje me web-faqe tjera apo linja telefonike);
    4. Përfshinë transmetimin e e-maileve “viruse”;
    5. Përmbanë ndonjë spiun, virus, fotografi të korruptuar, programe ose kode të tjera me qëllim të keq të dizajnuara për të ndërprerë, dëmtuar ose kufizuar funksionalitetin, që e prishin ose ndonjë softuer, harduer, rrjetet, servera ose pajisje të tjera, kalë trojan ose ndonjë material tjetër të dizajnuara për dëmtim apo ndërhyrje, gabimisht ndërprenë ose konfiskon ndonjë të dhënë apo informacion personal qoftë nga Albanian Friends apo të tjerë;
    6. Vetvetiu, publikimi i të cilës, shkel të drejtat e ndonjë pale të tretë (përfshirë, pa kufizime, të drejtat intelektuale dhe private); apo
    7. Paraqet të dhëna për një person tjetër pa njohurinë e atij personi.

Ju lutem përdorni kuptim tuaj të përbashkët, zgjedhni përmbajtjen që doni t’a postoni në ose dërgoni nëpërmjet Albanian Friends sepse ju jeni i vetmi përgjegjës për të, dhe mbani të gjitha përgjegjësitë në lidhje me përmbajtjen e tillë.

A egzistojnë rregulla që lidhen me të dhënat e mia personale për shembull me e-mail adresën?

Ju nuk mund të shfaqni ndonjë kontakt personal ose informacion bankar në faqen tuaj individuale të profilit (“Profili”), qoftë në lidhje me ju ose ndonjë person tjetër (për shembull, emrat, adresat në shtëpi apo postkodet, numrat e telefonit, adresat e-mail, URL, kredi / kartë debiti apo detaje të tjera bankare). Nëse ju do të zgjidhni për të zbuluar ndonjë informacion personal rreth vetes për përdoruesit e tjerë, qoftë nëpërmjet postës elektronike ose ndryshe, mbetet në përgjegjësinë tuaj. Ne ju inkurajojmë që të përdorni të njëjtin kujdes në zbulimin e detajeve në lidhje me veten për palët e treta në internet, ashtu si ju do të donit në rrethana të tjera.

Cka ndodhë me të dhënat e të tjerëve, a mund t’i përdori unë?

Ju mund të përdorni informatat e një përdoruesi tjetër të Albanian Friends vetëm nëse përdorimi i tyre e plotëson qëllimin e Albanian Friends, që njerëzit të takohen mes vete. Ju nuk mund të përdorni informatat e një përdoruesi tjetër për komercializëm, për t’i bërë dëm, ngacmuar, apo të bëni veprime të paligjshme. Albanian Friends mbanë të drejtën e mbylljes së llogarisë tuaj, nëse i keqpërdorni të dhënat dhe përmbajtjet në të.

Kush mund t’a shohë përmbajtjen që unë e vendosi në Albanian Friends?

Kur publikoni përmbajtje në Albanian Friends mund të shihet nga publiku gjeneral. Nëse nuk doni që ajo përmbajtje të shihet nga të tjerët, atëherë mund të përdorni dosjet private. Ne mbajmë  të  drejtë n (pa obligim) duke mos ju njoftuar, të ndryshojmë apo largojmë, kufizojmë apo bllokojmë për ju, qasjen në cfarëdo përmbajtje që ju publikoni në Albanian Friends pa asnjë llogari ndaj jush. Nuk kemi obligim që të shfaqim cfarëdo përmbajtje që ju publikoni në Albanian Friends, as të kontrollojmë vërtetësinë e cfarëdo përmbajtje që postoni në Albanian Friends, dhe as të mbikqyrim përdorimin tuaj apo antarëve të tjerë në Albanian Friends.

2. Përfundimi i përdorimit nga ana jonë

Profili im është zhdukur dhe nuk mund të kycem. Cka po ndodhë?

Nganjëherë njerëzit i harrojnë termet apo sillen në ndonjë mënyrë kur janë në Albanian Friends që nuk konsiston me qëllimin e aplikacionit. Nëse mendojmë që ju jeni një nga ata njerëz, atëherë ne mbajmë të drejtën, në cdo kohë pa obligim apo nevojë të ju paralajmrojmë apo rimbursojmë cfarëdo shërbimi të pa përdorur:

  1. suspendojmë apo heqim regjistrimin tuaj (ku aplikohet) dhe të drejtën tuaj të qaseni dhe/apo përdorni Albanian Friends apo postoni cfarëdo përmbajtje në Albanian Friends; dhe
  2. bëjmë përdorimin e cfarëdo mënyre, teknologjike, legale, apo kuptime të tjera për të sforcuar termet dhe kushtet e përgjithshme (përfshirë bllokimin pa kufizim të ndonjë IP adrese specifike).

Do të provojmë (por nuk jemi të obliguar) të ju njoftojmë nëse qasja dhe përdorimi i Albanian Friends dhe/apo Profili juaj është suspenduar apo do të përfundojë.

3. Përfundimi i përdorimit nga ana juaj

Thonë se mund të keni shumë nga një gjë e mirë… cfarë duhet të bëj nëse dua të “c’regjistrohem” nga Albanian Friends?

Nëse ju jeni regjistruar në Albanian Friends, ju mund të përfundoni regjistrimin tuaj në çdo kohë duke shkuar te kontrolli “Settings” në Albanian Friends, kur ju jeni regjistruar dhe zgjedhni opstionin e ‘fshijë’ profilin. Ne nuk do të ruajmë informacionet e profilit tuaj në rast se ju më vonë vendosni për të rikthyer llogarinë tuaj. Shumë përdorues kanë ç’aktivizuar llogaritë e tyre për arsye të përkohshme dhe në këtë mënyrë presin që ne të ruajmë informatat e tyre derisa ata të rikthehen në Albanian Friends. Ju, pra, nuk do të jeni në gjendje për të rikthyer llogarinë tuaj dhe profilin tuaj në tërësinë e saj nga momenti i fshirjes. Pasi llogaria juaj është fshirë, ne do të fshijmë çdo përmbajtje në lidhje që ju keni dorëzuar apo ngarkuar në Albanian Friends. Për detaje të mëtejshme, ju lutem referojuni Privatësisë.

Përmbajtja që keni ngarkuar në Albanian Friends, përveç Profilit tuaj (të tilla si komente apo mesazhe email), gjithashtu nuk do të paraqiten në Albanian Friends pas përfundimit të regjistrimit tuaj. 

Asgjë në Termet që i jipet një tjetër pale të tretë, për ndonjë përfitim apo të drejtën për të zbatuar cilindo afat prej termave dhe kushteve të përgjithshme (drejtave të palës së tretë) nuk do të zbatohen me Termet dhe Kushtet e Përgjithsme.